Punëtoria e tretë për hartimin e “Strategjisë avokuese përkomunën e Rahovecit” u mbajt më 25 qershor në Rahovec në kuadër të projektit “Qytetaria Aktive”.
Të tri punëtoritë janë organizuar me qëllim të hartimit të një strategjie avokuese, e cila mbështet dhe mundëson zbatimin e Strategjisë së Komunikimit për Komunën e Rahovecit.
Syri i Vizionit në bashkëpunim me Komunën e Rahovecit e kanë parë të rëndësishme hartimin e një dokumenti strategjik i cili ndihmon në rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në takimet publike, aktivizimin e grave, burrave dhe të rinjve si dhe përfshirjen e tyre në proceset vendimmarrëse.
Komuna e Rahovecit ka themeluar grupin punues për hartimin e strategjisë avokuese me përbërje të përfaqësuesve nga kjo komunë dhe nga shoqëria civile, duke u mbështetur nga Syri i Vizionit në këtë proces.
Këto punëtori janë mbajtur në kuadër të programit "Qytetaria Aktive", i cili zbatohet nga Syri i Vizionit me mbështetje financiare nga Olof Palme International Center dhe SIDA.
________________