Novosellë/Pejë, 05.06.2024- Syri i Vizionit në bashkëpunim me Komunën e Pejës ka hapur Qendrën e Qëndrimit Ditor për të Moshuar në fshatin Novosellë. Kjo qendër është një hap i rëndësishëm drejt promovimit të pjesëmarrjes së moshuarve në aktivitete ditore dhe kujdesin e tyre komunitar. Kjo ceremoni ishte një rast për të festuar fillimin e një rrugëtimi të rëndësishëm drejt ngritjes së një mjedisi inkurajues dhe mbështetës për të moshuarit në komunitetin tonë.
Aktivitetet sociale të cilat do të organizohen në ketë qendër, do ofrojnë mbështetje për të moshuarit për të qenë aktiv, të zhvillojnë lidhje të reja shoqërore dhe të mbajnë aktivitete të dobishme për aftësitë e tyre kognitive. Hapja e qendrës u realizua në kuadër të programit “Ndërtimi i komuniteteve miqësore për të moshuarit nëpërmjet veprimit ndër breza në Kosovë - AGE+” i cili financohet nga Volkshilfe Solidaritat dhe Agjensioni Austriak për Zhvillim dhe zbatohet nga organizata Syri i Vizionit.