Pejë 07 Shtator- Avokati i popullit, Hilmi Jashari me bashkëpunëtorë ka vizituar organizatën Syri i Vizionit, për t’u njohur më punën që bënë SiV-i dhe për fuqizimin e bashkëpunimit të Institucionit të avokatit të popullit me Syrin e Vizionit.
Ai është pritur nga zëvendës drejtori i Organizatës Qenan Bardhaj, që a ka njoftuar Ombudpersonin më punën që po bën SiV-i në fusha të ndryshme e me theks të veçanet në fushën e të drejtave të njeriut/ fëmijëve, legjislacionit, qytetarisë aktive, llogaridhënies dhe transparencës së institucioneve ndaj qytetarëve etj.
“Qëllimi i vizitës sime është që edhe njëherë të rikonfirmojë fuqizimin e bashkëpunimit tonë më ju si shoqëri civile, dhe ju përgëzoj për punën që po bëni, pasi që shoqëria civile në Kosovë ka potencial profesional e human në fusha të ndryshme, e kjo gjë nuk po shfrytëzohet aq sa mundet dhe do të duhej nga ana e institucioneve në nivel lokal dhe qendrorë” ka thënë Jashari.
Të dyja palët janë pajtuar se Kosova duhet të punojë shumë në fushën e respektimit e të drejtave të njeriut, më theks të veçantë të drejtat e fëmijëve, luftimin e korrupsionit, rritjen e llogaridhënies dhe transparencës ndaj qytetarëve dhe fuqizimin e sistemit të drejtësisë pasi që këto janë sfidat dhe problemet me të cilat Kosova po ballafaqohet vazhdimisht.
Po ashtu, janë pajtuar që shoqëria civile dhe Institucioni i Avokatit të popullit mund të ndihmojnë shumë në përmirësimin e këtyre fushave dhe se duhet të jetë një koordinim dhe bashkëpunim më i mirë i institucioneve më shoqërinë civile dhe Institucionin e Avokatit të Popullit.
Në fund të takimit janë shpërndarë edhe materialeve promovuese që promovojnë punën e Institucionit të Avokatit të Popullit dhe Syri i Vizionit.
________________