mendo globalisht,
vepro lokalisht

Analizohet performanca dhe efikasiteti i këshillave lokal të Pejës

Pejë, 06 nëntor- Organizata “Syri i Vizionit” ka mbajtur takime me kryetarët e këshillave lokal në Pejë.

Qëllimi i takimit ishte të analizohet më mirë puna e këtyre këshillave dhe të propozohen masa e rekomandime për të rritur performancën dhe efikasitetin e tyre.

Kjo gjë është realizuar përmes një pyetësori dhe diskutimi në formë plenare më të gjithë pjesmarrësit dhe përgjigjet janë marrë me konsensus për rekomandimet lidhur me ngritjet e kapaciteteve.

Takimi është zhvilluar në kuadër të projektit “Qytetari aktive dhe komuna përgjegjëse në Kosovë”, që zbatohet nga Syri i Vizionit në partneritet me Communication For Social Development, EC Ma Ndryshe dhe Democracy Plus të cilat kanë lidhur aleancë për këtë program i cili mbështetet financiarisht nga Olof Palme International Center. Programi synon përfshirjen dhe pjesëmarrjen sa më të gjerë të qytetarëve në vendimmarrje.

________________

Skip to content