Pejë 23 dhjetor 2014 – Në Pejë është mbajtur punëtoria e tretë me akterët në fushën e edukimitdhe turizmit, në të cilën është diskutuar për bashkëpunimin mes shkollave, biznesit dhe komunës në përmirësimin e praktikave të aftësimit profesional në drejtimet hoteleri e turizëm.
Pjesëmarrësit në takim: Shkolla e Mesme Ekonomike- drejtimi Hoteleri dhe Turizëm, institucionet dhe bizneset, kanë analizuar akterët në sektorin e turizmit, mundësitë e krijimit të një vizioni të përbashkët sa i përket komunikimit dhe bashkëpunimit mes tyre. Ata kanë kërkuar krijimin e një sistemi të bashkëpunimit, që do mundësojë zhvillimin me sukses të praktikës profesionale për nxënësit në këto drejtime, në të cilat roli i biznesit është i rëndësishëm, por edhe për mundësitë që biznesi të ndikojë në shkollim, përfshirë ndryshimin e kurikulave dhe hartimine programeve të reja sipas nevojës që ka tregu, trajnimin e vazhdueshëm të kuadrit mësimor, si dhe përfshirjen e fermave në sektorin e turizmit.
Me ketë punëtori është përmbyllur faza e tretë e tyre, ku punëtori të tilla janë mbajtur edhe në komunën e Gjakovës dhe Prizrenit. Këto punëtori janë mbajtur nga Syri i Vizionit dhe Solidar Suisse në partneritet me Volkshilfe Österreich, dhe zhvillohet në kuadër të programit SEED "Mbështetjepër Zhvillimin e Arsimit dhe Punësimit", që financohet nga AustrianDevelopment Cooperation.