mendo globalisht,
vepro lokalisht

Prizren, 23 nëntor. Është mbajtur punëtoria për inicimin e dialogut social në mes të shkollës fillore dhe të mesme të ulët “Haziz Tola” dhe Qendrës për Punë Sociale (QPS) si dhe Policisë së Kosovës.

Kjo punëtori njëditore ka pasur për qëllim parandalimin e hershëm të dhunës në shkollë, bashkërendimin e veprimeve të përbashkëta dhe ofrimin e shërbimeve në trajtimin e rasteve të dhunës dhe dukurive të tjera në shkollë.

Pos që janë paraqitur të arriturat nga shkolla dhe institucionet tjera të pranishme, janë vënë në pah edhe shumë sfida me të cilat ballafaqohet shkolla dhe vetë institucionet sa i përket rritjes së vetëdijes për parandalimin dhe raportimin e rasteve të dhunës në shkollë si dhe ofrimin e shërbimeve të përbashkëta e me kohë.

Përfaqësuesit e shkollës - mësimdhënësit,nxënësit, prindërit dhe zyrtarët nga QPS-ja e Policia janë pajtuar se duhet tëzhvillohet një komunikim edhe më i mirë në mes tyre dhe të ketë më shumë aktivitete të përbashkëta për vetëdijesimin e komunitetit sa i përket identifikimit dhe parandalimit të dhunës.

Punëtoria është organizuar nga Këshilli Drejtues i Shkollës në kuadër të realizimit të planit të punës së KDSH-së, plan ky i hartuar dhe mbështetur në kuadër të programit “Së bashku për të drejtat e fëmijëve”, i cili po zbatohet tash e disa vite nga organizata Syri i Vizionit në partneritet me Save the Children në Kosovë.

 

________________

Skip to content