Mitrovicë 14 nëntor - Organizata Joqeveritare “Syri i Vizionit” ka mbajtur punëtori më këshillin e shkollës fillore “Bedri Gjinaj” në Mitrovicë, për hartimin e strategjisë për funksionalizim më të mirë të mekanizmave për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe fuqizimin e tyre.
Kjo punëtori është parë nga ana e këshillit të shkollës, nga mësimdhënës, nxënës dhe prindër, si mjaft e rëndësishme e cila do t’i ndihmojë shkollat të krijojnë mekanizma funksionalë duke krijuar ambiente më të sigurta brenda objekteve shkollore.
Kjo punëtori është mbajtur në kuadër të projektit “Together 4 children rigts- Childprotection and Child Right Governance”, që është duke u implementuar nga Organizata Joqeveritare “Syri i Vizionit” nga Peja, mbështetur nga Save the Children International dhe SIDA.
Projekti ka për qëllim të ndihmojë fëmijët, shkollat dhe organizatat e ndryshme në mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna, t’i shndërrojë shkollat në vende të sigurta për fëmijët dhe të ndihmojë krijimin dhe forcimin e mekanizmave për mbrojtjen e fëmijëve.
Punëtori të tilla do të mbahen edhe më këshillat e shkollave fillore“Ramiz Sadiku” dhe “Xhemail Kada” në Pejë, “Mustafa Bakia” dhe “Zekeria Rexha” në Gjakovë, “Tefik Çanga” dhe “Jeronim De Rada” në Ferizaj dhe “Andon Zako Çajupi” në Mitrovicë.
________________