mendo globalisht,
vepro lokalisht

Trajnim për kryetarët e sapo zgjedhur të këshillave lokalë të Pejës

Pejë, 26 qershor - OJQ “Syri i Vizionit” në kuadër të projektit “Qytetaria Aktive”, ka realizuar trajnimin me temën e “Avokimi”, me kryetarët e sapozgjedhur të këshillave lokalë në Komunën e Pejës.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte që t’u jepet informata shtesë për avokimin dhe për mënyrën e inicimit të problemeve apo shqetësimeve drejt zgjedhjeve që ata kanë si kryetarë të këshillave lokale të ri që sapo janë zgjedhur sipas rregullores komunale në komunën e Pejës.

Gjatë trajnimit gjithashtu janë diskutuar shumë çështje, se si mund të iniciohen problemet që ata i kanë si psh: rrymën, kanalizimin, ujësjellësin, infrastrukturën rrugore dhe qentë endacak dhe se cilat janë përfitimet e qytetarëve me zgjedhjen e këtyre problemeve.

Projekti “Qytetaria Aktive” gjatë këtij viti do të vazhdojë të realizojë aktivitete tjera me kryetarët e këshillave lokalë dhe akterët tjerë që janë pjesë e programit, të cilin e realizon organizata “Syri i Vizionit” në komunat e regjionit të Pejës dhe Prizrenit me mbështetje nga Olof Plame Center International dhe SIDA.

________________

Skip to content