mendo globalisht,
vepro lokalisht

Pejë, 20-21 dhjetor – Në kuadër të projektit SEED faza e dytë, është organizuar trajnim dy ditor në temat "Prezantimet efeciente" dhe “Etika dhe Sjellja Biznesore në raport me investitorët e jashtëm” me pjesëmarrje te shkollave profesionale, universitetet, bizneset, organizatat jo qeveritare dhe institucionet lokale nga komunat Pejë, Gjakovë dhe Prizren. Qëllimi i trajnimit ishte që pjesëmarrësit të rrisin njohurit e tyre rreth elementeve kryesore të etikës në biznes dhe parimet në sjelljet biznesore, si dhe rëndësia e prezantimit efecient.
Programi SEED faza e dytë realizohet në tri shtete: në Kosovë, Shqipëri dhe Serbi, ka për qëllim që të kontribuojë në zhvillimin strategjik të tregut të punës, një kontribut për uljen e varfërisë dhe barazinë gjinore në këto shtete. Programi tre vjeçar në Kosovë realizohet nga organizata Syri i Vizionit dhe Volkshilfe me mbështetje nga Austrian Development Agency – ADA, dhe fokusohet në nxitjen e partneritetit të qëndrueshëm që shtyn në krijimin e një kornize aktive të tregut të punës në nivel lokal dhe në qasjen në punësim formal.

________________

Skip to content