Istog, Deçan, Junik, 12 tetor- Demokracia në veprim ka filluar trajnimin e vëzhguesve të pavarur për zgjedhjet e tetorit. Në gjashtë komuna të rajonit perëndimor të Kosovës që mbulohen nga Syri i Vizionit, nga sot ka filluar trajnimi i vëzhguesve të akreditur. Rreth 150 vëzhguesit e parë kanë kaluar në trajnimet për monitorimin e ditës së 22 tetorit: votimit gjatë ditës dhe numërimit të votave.
Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve- KQZ, Syri i Vizonit ka akredituar mbi 500 vëzhgues që do mbulojnë secilin nga 462 vendvotimet në komunat Pejë, Gjakovë, Deçan, Junik, Klinë dhe Istog. Përveç ditës së zgjedhjes nga dita e parë e hapjes së fushatës zgjedhore, Syri i Vizonit/Demokracia në veprim janë duke monitoruar edhe fushatën zgjedhore të partive politike, mbi të cilat hartojnë raportet e monitorimit dhe bëjnë paraqitjen e shkeljeve që kanë ndodhur në këtë fazë.