Janë mbajtur trajnimet për 80 vëzhguesit afatgjatë që do të angazhohen për zgjedhjet lokale 2013. Gjatë këtyre trajnimeve, vëzhguesit janë trajnuar në disa module: 1) Monitorimi i Fushatës dhe Kostos Financiare; 2) Qytetaria Aktive; dhe 3) Dita e Zgjedhjeve. Vëzhguesit do të bashkëpunojnë me kordinatorët rajonal gjatë muajit shtator për të organizuar trajnime për të gjithë vëzhguesit afatshkurtër që DnV planifikon të angazhoj në ditën e zgjedhjeve.
"Syri i Vizionit" si një nga anëtarët e koalicionit "Demokracia në veprim" do të monitorojë fushatën zgjedhore, vioitmin dhe numërimin e votve në komunat Pejë, Gjakovë, Istog, Klinë, Deçan dhe Junik përa çka ka angazhuar 13 vëzhgues afatgjatë.
Poashtu është bërë edhe hartimi i listës prej mbi 300 vëzhguesve ditorë që do monitorojnë ditën e zgjedhjeve në këto gjashtë komuna, trajnimi i të cilëve do të bëhet deri në fund të muajit shtator.