TRANSPAROMETRI 2023 NXJERR KATËR KOMUNAT: DRENAS, FERIZAJ, LIPJAN DHE PRIZREN MË TRANSPARENTET NË 2023
Në dekadën e fundit, Transparometri Komunal i #KDI është etabluar si instrument i rëndësishëm dhe shumë praktik, i cili në një anë u ka shërbyer institucioneve komunale të vetëvlerësojne sistemet e tyre të brendshme dhe në anën tjetër ka informuar në vazhdimësi publikun për nivelin e transparencës së komunave.
Si rezultat edhe i përpjekjeve të vazhdueshme institucionale për të përmirësuar standardet e transparencës, sot Transparometri është shndërruar në një referencë kryesore për demokratizimin lokal në Kosovë. 🎯
Raportin e plotë e gjeni në uebfaqen e KDI-së, https://kdi-kosova.org/publikimet/
Përkrahur nga Olof Palme International Center - Kosovo Programme në partneritet me organizatat pjesë të Aleancës Qytetare për Transparencë
#AQT #transparence #OPIC Syri i Vizionit Organizata për mbrojtjen e mjedisit Gjethi Qendra për Politika dhe Avokim Mundesia Mitrovica OJQ "Fortesa" Rrjeti i OJQ-ve Avonet Iniciativa Qytetare Skenderaj - IQS Center for Peace and Tolerance Gracanica Rrjeti Qeliza Public Organization for Local Initiatives and Supports - POLIS EKOVIZIONI
________________