Prizren 13 mars – Në Prizren është mbajtur punëtoria e katërt me akterët në fushën e edukimit dhe turizmit, në të cilën është diskutuar për identifikimin e intervenimeve/masave të cilat duhen të ndërmerren nga palët e interesit në përmirësimin e praktikave të aftësimit profesional në drejtimet hoteleri e turizëm.
Qëllimi i punëtorisë së katërt ishte lehtësimi i analizës së palëve të interesit, trungut të problemeve duke përfshirë shkaktarët dhe ndikimin e tyre ku këto probleme transformohen në nevoja/objektiva për arritjen e së cilave identifikohen intervenimeve (masa) nga palët e interesit pjesëmarrës në punëtorinë e katërt.
Me këtë punëtori është përmbyllur faza e katërt e tyre, ku punëtori të tilla janë mbajtur edhe në komunën e Gjakovës dhe Pejës. Këto punëtori janë mbajtur nga Syri i Vizionit dhe Solidar Suisse në partneritet me Volkshilfe Österreich, dhe zhvillohet në kuadër të programit SEED “Mbështetje për Zhvillimin e Arsimit dhe Punësimit”, që financohet nga Austrian Development Cooperation.