Prizren, 25 shkurt- Rreth 30 aktivistë nga shoqëria civile, politika, qytetarë aktiv dhe vullnetar nga komunat e rajonit të Pejës kanë ndjekur punëtoritë për qytetarinë aktive në Kosovë. Në katër ditë ata kanë identifikuar probleme dhe çështje për t’u adresuar në komunat e tyre, dhe kanë kaluar në faza të ndryshme nga identifikimi i nevojave në komunitet, deri teka adresimi i tyre për zgjidhje. Projekti synon promovimin e qytetarisë aktive dhe nxitjen e grupeve dhe qytetarëve aktivë për të iniciuar dhe sjellë ndryshimet pozitive në komunitetin kiu jetojnë.
Projekti “Active Citizens” implementohet nga Syri i Vizonit me financim nga British Council dhe ai po implementohet në komunat Pejë, Deçan dhe Istog. Pjesëmarrësit e punëtorisë në këto komuna kanë hartuar edhe disa projekte për veprim në këto komuna, duke identifikuar dhe adresuar disa çështje qytetarë për zgjidhje dhe kanë hartuar plane projekte për të cilët do kërkojnë mbështetjen e duhur për t’i jetësuar në muajt në vazhdim.
________________