mendo globalisht,
vepro lokalisht

12.10.2015

THIRRJE PËR APLIKIM

Granti për Zhvillim Ekonomik Lokal

Syri Vizionit (SiV) dhe Komuna e Istogut (KI) shpërndajnë grante për të përkrahur zhvillim ekonomik lokal të Istogut. Ndarja e granteve bëhet në kuadër të projektit “Zhvillimi i Istogut”, projekt ky i implementuar nga SiV/KI dhe përkrahur dhe menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. Projekti synon të fuqizojë dhe promovojë zhvillimin ekonomik lokal të Istogut me fokus tek rritja dhe zhvillimi i konkurrencës dhe rritjes së potencialeve të bizneseve dhe organizatave lokale, me theks tek gjenerimi i punësimit dhe rritja ekonomike lokale.

Grantet do të ndahen në këto fusha tematike:

· Pajisje për procesim (përpunim),

· Përmirësim të cilësisë së produkteve,

· Përmirësim të ambalazhimit dhe etiketimit,

· Marketing dhe Promovim të Produkteve/Shërbimeve Lokale,

· Plane biznesi,

· Gjenerim të vendeve të reja të punës,

· Rritje të produktivitetit,

· Përmirësim të operacioneve të bizneseve dhe organizatave, dhe

· Ngritje të kapaciteteve njerëzore.

 

Shuma maksimale për grante është 3,500 EURO. Të drejtë aplikimi kanë bizneset private, organizatat joqeveritare si dhe shoqatat e bizneseve dhe fermerëve, që janë të regjistruara dhe operojnë në Istog. ­­­­­­­­­­­­­ Formulari për aplikim dhe udhëzuesi mund të shkarkohen në faqen e internetit të SiV (www.syriivizionit.org),të merren në zyrat e SiV në Pejë dhe në Komunën e Istogut në zyrën 212. Formulari i aplikimit dhe dokumentet e bashkangjitura duhet të dorëzohen në Komunën e Istogut, zyra 212; ose tek Syri i Vizionit në Pejë, ose në email: info@syriivizionit.org deri më datën 06 Nëntor 2015 ne ora 15.00h.

Sesioni informativ do të mbahet më datën 16 Tetor në ora 13:00h në Restorant “Trofta” në Istog. Inkurajohen të gjithë aplikantët potencialë të marrin pjesë.

 

Shkarko udhëzuesinpër aplikim.

Shkarko formën e aplikimit.

Skip to content