28.09.2018
Thirrja për aplikime 2018
Programi SEED i mbështetur nga ADA “Agjencia Austriake për Zhvillim” realizohet në tri shtete në Kosovë, Shqipëri dhe Serbi dhe ka për qellimqë të përmirësojë qasjen e të rinjve dhe femrave në tregun e punës si dhe tëkontribuojë në barazinë gjinore duke mbështetur zhvillimet pozitivesociale-ekonomike. Programi tre vjeçar në Kosovë realizohet nga organizata “Syri i Vizionit” dhe Volkshilfe Solidarität, që fokusohet në krijimin e bashkëpunimit mes shkollavetë mesme profesionale në Pejë, Gjakovë dhe Prizren- drejtimi i Turizmit dhe Hotelerisë me bizneset aktive në këto komuna.
Kjo thirrje bëhet nga “SEED faza e dytë Kosova–Mbështetje për Zhvillimin e Arsimit dhe Punësimit në Kosovë”, një projekt i mbështetur nga Agjencia Austriake për Zhvillim i zbatuar nga OJQ Syri i Vizionit dhe Volkshilfe Solidarität. Synimi i kësaj thirrje është të përmirësojë cilësinë e arsimit për sa i përket orientimit të biznesit dhe/apo uljes së pengesave për karrierat e grave në sektor.
Projekti SEED faza e dytë Kosova ka filluar në janar të vitit 2017 dhe ai përfshin një varg të gjerë aktivitetesh të cilat do të zbatohen në një periudhë tre vjeçare.
Thirrja e tanishme përmban tri pjesë. Propozimet në kuadër të kësaj thirrje mund të dorëzohen në tri fushat vijuese:
Pjesa 1: Zhvillimi i një sistemi për përditësimin e plan-programeve të shkollave të mesme profesionale – drejtimi i hotelerisë dhe turizmit (HT) sipas nevojave të tregut
Pjesa 2: Zhvillimi i një sistemi efektiv të praktikave profesionale në mënyrë që nxënësit e shkollave të mesme - drejtimi HT të pajisen me aftësi praktike
Pjesa 3: Rritja e numrit të femrave në sektorin e hotelerisë dhe turizmit në zonën e përfshirë
Shuma e përgjithshme treguese e cila është vënë në dispozicion nën këtë thirrje për propozime është 43,000.00 Euro. Autoriteti Kontraktues mban të drejtën të mos shpërblejë të gjitha fondet e vëna në dispozicion.
Çfarëdo granti që kërkohet në kuadër të kësaj thirrjeje për propozime duhet të bjerë në mes të shumave vijuese [minimale dhe] maksimale:
• shuma minimale: 2,000.00 Euro
• shuma maksimale: 5,000.00 Euro
Aplikuesit mund të dorëzojnë më shumë se një aplikacion për pjesë. Aplikuesi nuk mund të shpërblehet më shumë se 1 grant për pjesë në kuadër të kësaj Thirrje për Propozime.
Projekt propozimet duhet të dërgohen në formë elektronike në adresën e e-mailit: info@syriivizionit.org apo/edhe në shërbimit e regjistruar postar tek:
“Syri i Vizionit”
Isa Demaj 14
30000, Pejë, Kosovë
Afati i fundit: Projekt propozimi duhet të arrijë më së voni deri më 01Nëntor 2018.
Aplikacioni mund të shkruhet në shqip, anglisht apo serbisht.
Për më shume detaje rreth thirrjes:
Shkarko udhëzuesin për aplikim:
Strategjia për rritjen e bashkëpunimit;
https://syriivizionit.org/repository/docs/20170112092459_Strategjia.pdf