mendo globalisht,
vepro lokalisht

ToR - Agjenci marketingu/kreative për realizimin e kampanjës

02.10.2023

Termat e Referencës

Numri i referencës: RFQ/2023/KS/024

Agjenci marketingu/kreative për realizimin e kampanjës për “Vetëdijesimin e qytetarëve mbi të drejtat e grave dhe personave me aftësi të kufizuar”

Syri i Vizionit (SiV) është regjistruar zyrtarisht si organizatë joqeveritare lokale në shtator të vitit 2001, por ka filluar të funksionojë edhe më herët, që nga viti 1999, si Organizatë e Bazuar në Komunitet (CBO) në komunën e Pejës.
Që nga fillimi, motoja e organizatës ka qenë “Mendo globalisht, vepro lokalisht”, të cilës organizata i ka qëndruar besnike. Misioni i organizatës është “Zhvillimi i komunitetit të njerëzve, grupeve joformale, organizatave, rrjeteve, institucioneve dhe donatorëve përmes avokimit, shkëmbimit të informacionit dhe ndërgjegjësimit” dhe SiV përmes veprimit të saj dëshmon se është një organizatë që kryen veprime lokale bazuar në praktikat më të mira.

Informata të përgjithshme
Projektit “Gratë dhe personat me aftësi të kufizuara si ndërmarrëse bujqësore në Kosovë” është i financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) me fondet e Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim dhe bashkë-financuar nga Brot für die Welt, Ai zbatohet nga Syri i Vizionit (SiV) në partneritet me Brot für die Welt.
Projekti ka për qëllim të mbështesë gratë dhe personat me aftësi të kufizuara në zonat rurale të komunës së Pejës, Istogut, Gjakovës dhe Rahovecit për të rritur kapacitetet e tyre në bujqësi dhe në zhvillimin e biznesit të tyre, si dhe njohuritë dhe aftësitë e tyre të fituara nga projekti ti vënë në praktikë. Për më tepër, ai do të mbështesë zhvillimin e ndërmarrjeve të reja dhe do të ofrojë mundësi, për krijimin e perspektivave të punësimit për grupet vulnerabël në tregun e punës.
Materialet e fushatës duhet jenë kreative, lehtë të kuptueshme dhe me mesazh të qartë, qoftë për fëmijët, prindërit, institucionet dhe gjithë shoqërinë duke i përfshirë edhe mediat duke sensibilizuar gjithë shoqërinë për të drejtat e grave dhe personave me aftësi të kufizuar.

Për më detaje, ju lutem shkarkoni:
1. Termat e References
2. Kerkesa për Kuotim

Skip to content