Bajram Morina, hap shtandin për shitje e perimeve bio nga arat e tijë
Bajram Morina, nga fshati Rogovë, komuna e Gjakovës, edhe përkundër aftësisë së kufizuar, kjo asnjëherë nuk e ka penguar qe të merret me bujqësi dhe me kultivimin e perimeve duke qene edhe ndihmës për të ardhurat e familjes.
s
Bajrami, është edhe njëri ndër përfituesit të grantit me mekanizëm bujqësor në kuadër të programit “Gratë dhe personat me aftësi të kufizuara si ndërmarrëse bujqësore në Kosovë”.
Falë këtij granti ai ka arritur të krijojë kushte me të lehta për punë si dhe të rris disa hektarë më me shumë më perime të mbjella si speca, domate, lakër, kunguj, patate, shalqi, pjepër etj. Tani ka filluar edhe të i nxjerr në treg prodhimet e tijë të freskëta duke plotësuar nevojat e tregut dhe konsumatorëve me perime të freskëta vendore, ku përveç shitjes më shumicë në shumë markete dhe qendra tregtare, ai së fundi ka hapur edhe një shtand, buzë rrugës magjistrale Gjakovë-Prizren, në Xerxë.
Ku qytetarë të shumtë qe kalojnë në këtë rrugë ndalojnë dhe furnizohen me perime të freskëta dhe bio për të i konsumuar, dhe dita ditës kërkesat e blerësve për perimet e Bajramit janë në rritje, çka motivon edhe më shumë atë qe të merret me bujqësi, duke krijuar vende të reja të punës edhe për anëtarët e familjes së tij e kjo ndikon edhe në kushtet me te mira ekonomike për të dhe familjen.
Sot, Bajrami, është edhe një shembull motivues për shumë të rinj dhe të reja qe janë me aftësi të kufizuara, dhe jo vetëm, por për të gjithë qytetarët e komunës së Gjakovës qe merren me bujqësi.
Mbështetja për ngritje të kapaciteteve personale në fushën e bujqësisë dhe me mjete pune është bërë në kuadër të projektit “Gratë dhe personat me aftësi të kufizuara si ndërmarrëse bujqësore në Kosovë”, të zbatuar nga Syri Vizionit, i financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) me fondet e Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim dhe i bashkë-financuar nga Brot für die Welt.
#GrateneBujqesi #PersonatmeAftesiteKufizuarneBujqesi #SiV #KomunaPeje #KomunaIstog #KomunaGjakove #KomunaRahovec
________________