Drejtorët e Institucioneve Arsimore Parauniversitare në Ferizaj, mirëpresin dhe zotohen në zbatimin e Politikës për Mbrojtjen e Fëmijëve
Ferizaj, 27 maj - Sot, në Ferizaj, organizatat Syri i Vizionit në partneritet me Save the Children Kosova/o dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe në koordinim me Drejtorin e Arsimit, kanë mbajtur sesionin informues me drejtorët e Institucioneve të Arsimit Parauniversitar në komunën e Ferizajit, për prezantimin Politikës për Mbrojtje e Fëmijës .
Drejtori i Arsimit Z. Afrim Llabijani, ka falënderua organizatat Syri i Vizionit dhe Save the Children për punën dhe angazhimin qe po bëjnë në mbrojtjen e fëmijës dhe përmirësimin e pozitës së të drejtave të tyre në komunën e Ferizajit tash e sa vite. Po ashtu ai shprehu mirënjohje edhe për Ministrin e Arsimit për daljen në teren për të u takuar me drejtorët e shkollave dhe për të promovuar Politikën e Mbrojtjes së Fëmijëve si dhe për të u njohur drejtpërdrejtë me sfidat qe kanë shkollat e kësaj komune në mbrojtën e fëmijës dhe të drejtat e tyre.
Në anën tjetër Znj. Merirta Jonuzi nga MASHTI dhe Z. Naser Lajqi nga organizata Syri i Vizionit përpos qe prezantuan politiken e mbrojtës së fëmijës u shprehen të gatshëm të ndihmojnë institucionet e arsimit parauniversitar në zbatimin e kësaj politike qe shkollat të jenë vende akoma me të sigurta dhe sa me miqësore për fëmijë.
Drejtorët e Institucioneve parauniversitare në këtë komunë kanë mirëpritur politiken e mbrojtjes së fëmijës, e sidisomos detyrimin për nënshkrimin e Deklaratës së zotimit nga secili mesimdhënës, staf teknik e kushdo qe do të punojnë apo bashkëpunoj me shkolla.
Sesionet të tilla do të mbahen edhe në komunën e Prizrenit, Prishtinës dhe Gjilanit, në kuadër të programit tematik për mbrojtjen dhe të drejtat e fëmijës “Detyrimi ynë për të Ardhmen - Mbrojtja e Fëmijëve dhe Qeverisja e të Drejtave të Fëmijës” për Forcimin e Shoqërisë Civile nga Organizatat Syri i Vizionit në partneritet me Save the Children Kosova/o , financuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar - Sida.
Politika për Mbrojtjen e Fëmijëve: https://masht.rks-gov.net/politika-per-pmbrojtjen-e…/
#PolitikaperMbrojtjeneFemijeve #LigjiperMbrojtjeneFemijes #InstitucioneteArsimitparauniversitar #MASHTI #Ferizaj
________________