mendo globalisht,
vepro lokalisht

Istog, 12 shtator– Organizata jo qeveritare Syri i Vizionit ka filluar mbështetjen e iniciativës së grave asambliste dhe grupit jo formal të të rinjve, grave dhe burrave në komunën e Istogut, që ka për qëllim fuqizimin dhe vetëdijesimin e qytetarëve për të drejtën e barabarte të të dy gjinive, në pronën e përbashkët të prindërve dhe në bashkëshortësi duke promovuar vlerat e barazisë gjinore në shoqëri.

Janë duke u mbajtur trajnimet me grupin e të rinjve, grave dhe burrave me temën trashëgimia e pronës në baza gjinore, dhe promovimin e vlerave të barazisë gjinore në shoqëri. Poashtu gjatë trajnimeve janë diskutuar proceduara për inicimin e trashëgimisë dhe për mekanizmat ligjore ekzistues.

Gjithashtu për të arritur qëllimin e fushatës për promovimin e barazisë gjinore në shoqëri dhe sensibilizimin e tyre, janë shtypur broshura me informata mbi të drejtën e tyren në pasuri dhe trashëgimi.

Ky projekt ka për qëllim edukimin dhe ngritjen e vetëdijes së të rinjve, grave dhe burrave në zonat rurale dhe urbane mbi të drejtën e tyre në pasuri dhe trashëgimi si dhe inicimin e procedurave në bazë të të drejtave ligjore, projekt ky i iniciuar nga vet grat asamblistë në komunën e Istogut po që mbështet nga OJQ- Syri i Vizionit, në kuadër te programit “ Qytetaria Aktive” mbështetur financiarisht nga Olaf Palme Internacional Center dhe SIDA.

Skip to content