10-14 Korrik- Në Razëm të Shkodrës është mbajtur shkolla verore nga Save the Children Kosova në partneritet më organizatat lokale nga vendet e ndryshme të rajonit si: Syri i Vizionit (SIV) – Kosovë, Women’s Consortium Ukraine (WCU) – Ukrainë, Child Rights Informatio Centre (CRIC) – Moldavi dhe Child Rights Centre (CRC) – Serbi.
Në këtë shkollë verore fëmijët nga vendet e ndryshme të rajonit kanë shkëmbyer përvojat e punës së tyre sa i përket monitorimit të Konventës ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve, pjesëmarrjes së fëmijëve në vendimmarrje dhe përmirësimin e situatës së fëmijëve në shtetet e tyre.
Fëmijët e grupit monitorues ROR, kanë prezantuar punën e tyre dhe raportin që kanë nxjerr nga monitorimi i KND-së ku. Puna e këtij grupi është çmuar dhe është parë si një metodologji e mirë e punës së fëmijëve nga Kosova për fëmijët e vendeve tjera, që ishin pjesë e kësaj shkollë.
Fëmijët e grupit monitorues ROR, kanë prezantuar punën e tyre dhe raportin që kanë nxjerr nga monitorimi i KND-së ku. Puna e këtij grupi është çmuar dhe është parë si një metodologji e mirë e punës së fëmijëve nga Kosova për fëmijët e vendeve tjera, që ishin pjesë e kësaj shkollë.
Në këtë shkollë verore fëmijët kanë arritur të hartojnë një pyetësor të tillë që do ta realizojë secili grup i fëmijëve me të rinjtë e shtetit të tij dhe më pas do të tentohet të bëhet nga një raport për secilin shtet veç e veç dhe më pas këto raporte do t’u adresohen institucioneve.
Aktivitetet e “Summer School” realizohen për herë të dytë në Razëm të Shkodrës dhe në to marrin pjesë fëmijët e grupeve monitoruese të Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve nga Kosova (ROR), Moldavia, Serbia dhe Ukraina. Po ashtu pjesëmarrës në këtë shkollë ishin edhe organizatat partnere të Save the Children, të cilat punojnë më grupet e fëmijëve: OJQ Syri i Vizionit (SiV) – Kosovë, Women’s Consortium Ukraine (WCU) – Ukrainë, Child Rights Informatio Centre (CRIC) – Moldavia dhe Child Rights Centre (CRC) – Serbi.
____________________