Zëri Ynë do të Jehojë në Qytetin Tonë
Gjakovë, 01 Qershor- Asambleja Komunale e Fëmijëve në Komunën e Gjakovës mbështetur nga organizatat Syri i Vizionit dhe Save the Children Kosova/o dhe Zyra për Barazi Gjinore dhe të Drejtate Njeriut dhe Drejtoria e Arsimit mbështetur edhe nga ushtruesja e detyrës së drejtorisë së shkollës Kongresi i Manastir në fshatin Damjan, kanë zhvilluar aktivitete të ndryshme për shënimin e 1 Qershorit ditën Ndërkombëtare të fëmijëve.
Aktivitete kanë filluar në parkun e lirisë ku kanë marr pjesë përfaqësues të fëmijëve nga shkollat e ndryshme së Bashku me Asamblenë e Fëmijëve ku kanë realizuar punime të ndryshme me mesazhe qe shprehin dëshirat, kërkesat dhe nevojat qe ata kanë me moton “Zëri Ynë do të Jehojë në Qytetin Tonë”.
Më pas punimet janë ekspozuar në pallatin e kulturës “Asim Voshi” , ku vizitorë të ndryshëm kanë pa punimet e realizuara nga vetë fëmijët, më pas aktivitet kanë vazhduar përmes një programi kulturor e artistik në shkollën e muzikës ”Prenk Jakova”.
Ku fëmijët përmes këtij programi kulturorë kanë kënduar, vallëzuar, karaoke dhe mini-drama duke ofruar kështu një program shumë të larmishëm e argëtues për të gjithë fëmijët e komunës së Gjakovës.
#1Qershor #DitanerkombetareeFemijeve #AsamblejaKomunaleeFemijeve #Gjakove
________________