mendo globalisht,
vepro lokalisht

Domate Rozë nga fermerja Zekije Sutaj në Cerrollukë të Istogut shumë të kërkuara në tregun vendor

Istog, 02 gusht, - Domatet Rozë bio qe kultivon femerja Zekije Sutaj nga fshati Cerrollukë komuna e Istogut, kanë rritur shumë interesin e konsumatorëve për çka ka kërkesë shumë të madhe të dyqaneve dhe mareketëve dhe perimeshitësve dhe qytetarëve jo vetëm në komunën e Istogut por edhe nga shumë komuna të Kosovës.
Falë grantit të përfituar nga programi “Gratë dhe personat me aftësi të kufizuara si ndërmarrëse bujqësore në Kosovë”, të zbatuar nga Syri Vizionit, i financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) me fondet e Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim dhe i bashkë-financuar nga Brot für die Welt, kjo fermerë ka arritur qe këtë vit të jetë e pranishme në treg një muaj me herët si dhe sasia e prodhimit te jetë trefish me e madh në krahasim më vitet e kaluara.
Kjo është arritur falë përftimin e të një sere prej tre ari, duke krijuar kushte më të favorshme dhe me të sigurta për kultivimin e Domates rozë, një domate shumë e kërkuara nga konsumatorët në Kosovë, çka ka siguruar edhe tregu, ku ka zgjuar interesim shumë të madhe nga bizneset lokale jo vetëm në Istog por edhe në shumë komuna të Kosovës.
Mirëpo, përpos furnizimit të bizneseve shitja ofrohet edhe për individ e qe janë qytetarë të shumë të vizitojnë serën e fermeres Zekije për të bërë blerje të Domateve “Ne kemi arrit me trefishuar prodhimin, si dhe e nxjerr në treg gati dy muaj me herë, dhe jëmi shumë të kënaqur me kërkesat e tregut për domaten tonë, por edhe kemi interesim edhe të qytetarëve të cilët vijnë në serë dhe bëjnë vetë vjeljen e domates.
Ajo, falënderon organizatën Syri i Vizionit dhe donatorët e saj për realizimin e synimit të saj që prodhimin domates rozë ta nxjerr në treg sa me herët treg “Gjithmonë kemi pas kërkesa qe sa me herët të nxjerrim në treg domaten rozë dhe të rrisim prodhimin por nuk kemi pasur mundësi për investime në një serë çfarë e kemi përfituar nga organizata juaj”, ka përfunduar ajo.
Fermerja Zekije Sutaj, tashme ka regjistruar biznesin e saj STARTUP, ku përpos angazhimit të familjarëve ka të angazhon me punëtorë sezonal gjatë vjeljes, ajo është edhe njëra ndër 28 fermer të tjerë gra e persona me aftësi të kufizuar nga komunat Pejë, Gjakovë, Istog dhe Rahovec, qe kanë përfituar nga programi “Gratë dhe personat me aftësi të kufizuara si ndërmarrëse bujqësore në Kosovë”, të zbatuar nga Syri Vizionit, i financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) me fondet e Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim dhe i bashkë-financuar nga Brot für die Welt.
#GrateneBujqesi #FshatiCerrollukë #DomateRoz #PersonatmeAftesiteKufizuarneBujqesi #SiV #KomunaPeje #KomunaIstog #KomunaGjakove #KomunaRahovec

________________

 

Skip to content