mendo globalisht,
vepro lokalisht

Prodhimi i koshereve për bletë nga “Vjolla Kabashi B.I”, një biznes i ri qe udhëhiqet nga një grua

Prodhimi i koshereve për bletë nga “Vjolla Kabashi B.I”, një biznes i ri qe udhëhiqet nga një grua
Istog, 30 korrik- Në komunën e Istogut ka filluar punën një biznes i ri qe udhëhiqet nga një grua fermere nga fshati Gurrakoc, është kjo Vjollca Kabashi, qe punës së saj si fermere i ka shtuar edhe një veprimtari të re siç është prodhimi i koshereve për Bletë, duke krijuar kështu mundësi të mira për furnizim me koshere cilësore të punuara nga druri.
“Duke pa rendësin dhe nevojën qe kanë bletarët, duke u nisur nga vetë unë, për koshere cilësore për bletë, atëherë angazhimit tim si fermere qe me herët jemi marr me kultivimin e perimeve dhe bletëve, kam dashur të krijoj një biznes për prodhim të koshereve, qe për mua ka qenë një mundësi e mirë pasi qe unë dhe bashkëshorti im veç se kemi përvojë në këtë fushë”.
Për të përmirësuar kushtet e punës në makineri cilësore dhe lëndës së parë cilësore, Vjolla është edhe njëra nga përfitueset e grantit në kuadër të programit “Gratë dhe personat me aftësi të kufizuara si ndërmarrëse bujqësore në Kosovë”, të zbatuar nga Syri Vizionit, i financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) me fondet e Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim dhe i bashkë-financuar nga Brot für die Welt.
Sot, ajo angazhimin e saj si fermere e ka shndërruar në Sartup “Vjolla Kabashi B.I”, tashme përveç saj ajo ka angazhuar edhe bashkëshortin dhe djalin e saj në biznesin e saj, qe nëse vazhdohet me këtë ritëm të punës dhe kërkesave nga bletarët, ajo do të angazhojë edhe punëtorë shtesë, duhet theksuar, se vetëm brenda këtyre dy muajve, prej sa është pajisur me makinerinë dhe mjete e tjera të grantit. Ka furnizuar shumë bletarë me koshere, duke shitur mbi 50 koshere dhe vazhdon prodhimi për përmbushjen e kërkesave nga bletarët.
Vjollca Kabashi, është njëra ndër 28 fermerët përfitues, gra e persona me aftësi të kufizuar nga komunat Pejë, Gjakovë, Istog dhe Rahovec, qe kanë përfituar nga programi “Gratë dhe personat me aftësi të kufizuara si ndërmarrëse bujqësore në Kosovë”, të zbatuar nga Syri Vizionit, i financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) me fondet e Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim dhe i bashkë-financuar nga Brot für die Welt.
#GrateneBujqesi #Koshere #Bletë #PersonatmeAftesiteKufizuarneBujqesi #SiV #KomunaPeje #KomunaIstog #KomunaGjakove #KomunaRahovec

________________

Skip to content