mendo globalisht,
vepro lokalisht

15.11.2024 në Qendren e Solidaritetit mes Gjeneratave në fshatin Novosellë të Pejës është organizuar seancë grupore me të moshuar dhe është diskutuar rreth trungut familjar. Mbështetja familjare luan një rol të rëndësishëm për të moshuarit, për tu përballuar me situata të vështira dhe të krijojnë ndjenjën e mbështetjes nga familjaret.

Të moshuarit në ketë seancë grupore diskutuan çështje që lidhen me trungun familjar sepse ato ofrojnë një mjedis të sigurt ku të moshuarit mund të ndajnë përvojat e tyre, të ndihen të kuptuar dhe të mbështetur. Këto seanca ndihmojnë pjesëmarrësit të kuptojnë se nuk janë vetëm në vështirësitë e tyre dhe mund të mësojnë nga përvojat e të tjerëve.

Aktiviteti u realizua në kuadër të programit “Ndërtimi i komuniteteve miqësore për të moshuarit nëpërmjet veprimit ndër breza në Kosovë - AGE+” i cili financohet nga Volkshilfe Solidaritat dhe Agjensioni Austriak për Zhvillim - ADA dhe zbatohet nga organizata Syri i Vizionit.

Skip to content