mendo globalisht,
vepro lokalisht

Speca Sumbork e prodhuar nga fermerija Remzije Bullaku e kërkuar edhe nga restaurantet

Pejë, 29 korrik, - Remzije Bullaku, nga fshati Bllagajë komuna e Pejës, është njëra ndër përfitueset e grantit në kuadër të programit “Gratë dhe personat me aftësi të kufizuara si ndërmarrëse bujqësore në Kosovë”, të zbatuar nga Syri Vizionit, i financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) me fondet e Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim dhe i bashkë-financuar nga Brot für die Welt.
Remzija vazhdon të kultivojë specin Subork, falë grantit ajo këtë vit ka filluar disa muaj me herët të bëjë shitjen e sumborkës, kualiteti dhe cilësia e sumborkës bio është diçka qe kërkohet shumë nga blerësit, ku përveç blerësve të rregullt, interesim shumë të madh kanë treguar edhe disa restaurante në komunën e Pejës, ku furnizuese të specit kanë fermerën Remzije Bulllaku.
“Falë këtij granti unë kam arritur qe jo vetëm të rrisë prodhimin e specit sumbork, por edhe të nxjerri në treg gati dy muaj me herë”, madje ajo tregon se si cilësia qe ka speci bio qe ajo kultivon nuk e ka fare problem tregun, ku konsumatorë të shumtë shkojnë në kopshtin e saj për të blerë .
Ajo çka e ka bërë akoma me motivuese për të vazhduar kultivimin e suborkës është kërkesat nga bizneset siç janë restaurantet ku deri me tani furnizon katër restauronte, dhe kërkesat sa vinë e shtohen siç thotë ajo” Ata qe e kanë provuar specin tonë, është e pamundur mos me porosit jo vetëm për konsumim të përditshëm por edhe për turshi’.
Ajo çka e bënë me të veçantë këtë fermerë është rritja e cilësisë dhe kualitetit të specit subork pa e ndryshuar çmimin, në krahasim më fermerët e tjerë që ndryshojnë çmimet varësisht prej sasisë apo sezonës.
Sot, Remzija me punën e saj është edhe një burim i mirë i të hyrave ekonomike për familjen e saj, madje gjatë sezonës së vjelljes së specit ajo ka angazhuar edhe persona të tjerë me pagesë ditore e njëri ndër ta me aftësi të kufizuar për të e ndihmuar në vjelljen e specave.
Granti qe Remzija ka fituar ka qenë një serë se bashku me pajisjet e nevojshme bujqësore për punë në bujqësi, ku përpos Remzijës janë edhe 27 fermer të tjerë gra e persona me aftësi të kufizuar nga komunat Pejë, Gjakovë, Istog dhe Rahovec, qe kanë përfituar nga programi “Gratë dhe personat me aftësi të kufizuara si ndërmarrëse bujqësore në Kosovë”, të zbatuar nga Syri Vizionit, i financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) me fondet e Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim dhe i bashkë-financuar nga Brot für die Welt.
#GrateneBujqesi #PersonatmeAftesiteKufizuarneBujqesi #SiV #KomunaPeje #KomunaIstog #KomunaGjakove #KomunaRahovec

________________