mendo globalisht,
vepro lokalisht

Kryetari i Istogut Z. Ilir Ferzati debat me qytetaret për realizimin e zotimeve

Kryetari i Istogut Z. Ilir Ferzati debat me qytetaret për realizimin e zotimeve
Istog, 26 qershor- Organizatat Syri i Vizionit dhe Democracy Plus kanë organizuar një debat publik të krytarit të komunës së Istogut z. Ilir Ferati me qytetarë, lidhur me realizimin apo mos realizimin e zotimeve qe z. Ferati kishte dhënë gjatë fushatës elektorale.
Nga shumë zotime të asaj kohe disa prej tyre janë specifikuar nga organizatat Syri i Vizionit dhe Demokracy Plus, e qe janë nënshkruar nga kryetari, qe gjatë këtij mandati ai do të realizojnë zotimet qe kanë të bëjnë me zhvillimin e turizmit malorë, përmirësimin e mirëqenie sociale, investimeve në bujqësi dhe në fushën e edukimit përmes ndërtimit të çerdheve për fëmijë.
E me pas është zhvilluar një diskutim me qytetarë ku është kërkuar nga vetë kryetari Ferati qe qytetarët dhe shoqëria civile duhet me qene më aktiv në kërkesat e tyre dhe me pjesëmarrje në diskutime e dëgjime publike pasi kjo e rrit përgjegjësinë, llogaridhënien e qeverisjes ndaj qytetarëve dhe arrihet të bashkë qeveriset së bashku me qytetarë.
Qytetarët pjesëmarrës dhe nga shoqëria civile adresuan disa shqetësime dhe nevoja qe ndërlidhen me rinin, trashëgimin kulturore, e po ashtu edhe infrastrukturën qoftë në rrugë, kanalizime , ujë të pijes dhe rrjetin elektrik.
Ky debat i sotëm është realizuar në kuadër të programit “Aleancës për Qytetari Aktive” që mbështetet nga Olof Palme International Center.

________________

Skip to content