Pejë- 09 nëntor 2012- Është mbajtur takimi publik për të diskutuar Strategjinë Kombëtare dhe Planin e Veprimit për Kontrollin dhe Grumbullimin e Armëve të Vogla dhe të Lehta në Republikën e Kosovës.
Qëllimi i këtij takimi ishte qe procesi i rishikimit të strategjisë të jetë transparent, gjithëpërfshirës ku pjesëmarrës të jenë grupet e ndryshme shoqërore, OJQ-të dhe institucioneve në nivel lokal t’u ofrohet mundësia që t’i shprehin pikëpamjet e tyre për draft strategjinë e rishikuar dhe çështjet tjera që lidhen me armët, si në nivel lokal ashtu edhe në nivelin kombëtar dhe rekomandimet, shqetësimet dhe nevojat e qytetarëve të shqyrtohen gjatë rishikimit të strategjisë.
Të pranishëm në këtë takim ishin përfaqësues të komunave Pejë, Deçan dhe Istog, nga Komuna, Policia, Gjykatat si dhe shoqëria civile, mediat dhe qytetarë aktivë të cilët shprehen shqetësimin e tyre më mos zbatimin e strategjisë së më hershme dhe ligjeve për të pasur një ambient më të sigurt dhe për të pasur një kontroll mbi armët ilegale qe posedojnë qytetarët që paraqesin rrezik për shoqërinë në përgjithësi.
Takimi publik për strategji i organizuar nga OJQ “Syri i Vizionit” është pjesë e aktiviteteve të fushatës me moton “Koha për Veprim”, që po zhvillohet në të gjitha komunat e Kosovës dhe do të vazhdojë gjatë gjithë muajit nëntor nga FIQ dhe Saferworld, bashkë me organizatat partnere nëpër komunat e Kosovës.
________________