Gjakovë 26 mars- Drejtoresha rajonale e Save the Children, znj. Irina Saghoyan, ka vizituar shkollën fillore dhe te mesme të ulët “Zekeria Rexha” në Gjakovë, për tu njoftuar më punën që është bërë nga OJQ Syri I Vizionit dhe Save the Children zyra në Kosovë, në kuadër të programit “Së bashku për të drejtat e fëmijëve”.
Gjatë kësaj vizite ajo është takuar edhe më përfaqësuesit e OJQ Syri i Vizionit ku është njoftuar më punën që është bërë dhe vazhdon të bëhet tash e tri vite në krijimin dhe fuqizimin e mekanizmave brenda dhe jashtë shkollës në mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna dhe dukuritë tjera duke krijuar kështu një ambient të sigurt në shkollë.
Gjithashtu drejtoresha e kësaj shkolle Yllka Juniku Shehu, ka njoftuar për të arriturat që ka bërë shkolla në rritjen e sigurisë së fëmijëve në shkollë dhe përfshirjen e tyre në vendimmarrje, sipas saj kjo gjë është arritur falë punës dhe mbështetjes së ofruar nga OJQ Syri I Vizionit dhe Save the Children.
Po ashtu, edhe nxënësit që kanë qenë pjesë e aktiviteteve të ndryshme dhe mësimdhënësit kanë çmuar punën që është bërë në këtë shkollë pasi sipas tyre mekanizmat e krijuar në shkollë siç është kodi i mirësjelljes, kutia e ankesave funksionalizimi i këshillit drejtues të shkollës kanë arritur që t’i fuqizojnë fëmijët për t’i adresuar shqetësimet qe ata kanë. Po në të njëjtën kohë kanë ngritur edhe vetëdijen e fëmijëve dhe të vetë mësimdhënësve për të drejtat dhe përgjegjësit apo obligimet qe ata kanë ndaj shkollës dhe ndaj njëri tjetrit.
Ndërkohë, znj. Irina Saghoyan, drejtoreshë rajonale e Save the Children, është shprehur e kënaqur më punën dhe më të arriturat që janë bërë mirëpo ka inkurajuar shkollës qe të vazhdojë edhe me tutje në zhvillimin dhe fuqizimin e me tejmë të mekanizmave që janë krijuar në shkollë.
Në anën tjetër ka përgëzuar edhe OJQ Syri i Vizionit për punën e bërë duke premtuar qe bashkëpunimi dhe partneriteti më Save the Children do të vazhdojë edhe më tutje.