mendo globalisht,
vepro lokalisht

Pema e së Ardhmes në Pejë
Pejë, 31 maj, Asambleja komuna e Fëmijëve në Pejë, ka realizuar disa aktivitete për të shënuar “1 Qershori”, ditën ndërkombëtare të fëmijëve, ku fillimisht kanë bërë dorëzimin e pikturës Drejtoreshës së Mirëqenies Sociale, pikturë kjo e krijuar përmes duarve me moton “Duart e Vogla mbajnë shpresa të mëdha”.
Jon Bytyqi, kryetar i Asamblesë së Fëmijëve ka kërkuar nga Drejtoresha qe kjo pikturë dhe ky mesazh te qëndrojë i vendosur në një hapësirat e Drejtorisë ku është edhe objekti i Qendrës për Punë Sociale.
Drejtoresha e Mirëqenies Sociale Albulena Mujaj-Bajraktaraj, ka mirëpritur iniciativën e fëmijëve ku përpos urimit për “1Qershor është zotuar se do punojë vazhdimisht në përmirësimin e mirëqenies dhe të drejtat e tyre. Po ashtu ajo është zotuar se piktura do qëndroj e vendosur në hollin e objekti.
Më pas aktviteti i Asamblesë së fëmijëve ka vazhduar së bashku me Drejtorinë për mirëqenie Sociale dhe Organizatat Syri i Vizionit dhe Save the Children Kosov/o në parkun e paqes “Ibrahim Rugova” ku është mbjell një pemë qe është emëruar “Pema e së Ardhmes”.
Ku, pema është mbjell nga vetë fëmijët e Asamblesë komunale së bashku edhe me grupet e fëmijëve dhe organizatat Handikos dhe Qendra për Jetë të Pavarur, ku kanë vendosur mesazhe me dëshirat e tyre.
Pas, mbjelljes se pemës dhe vendosjes se mesazheve fëmijët janë takuar edhe nga kryetari i komunës z. Gazmend Muhaxheri i cili ka uruar fëmijët për “1Qershot” duke thënë se “kjo është Pema më e bukur dhe vendi me i mirë për mesazhin qe përçon kjo pemë.
Ky aktivitet është realizuar në kuadër të programit tematik për mbrojtjen dhe të drejtat e fëmijës “Detyrimi ynë për të Ardhmen - Mbrojtja e Fëmijëve dhe Qeverisja e të Drejtave të Fëmijës” për Forcimin e Shoqërisë Civile nga Organizatat Syri i Vizionit në partneritet me Save the Children Kosova/o , financuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar - Sida.

________________

Skip to content