mendo globalisht,
vepro lokalisht

Uthull e Mollës se Egër 100% bio organik prodhuar nga pejanja Lirije Muhaxheri

Uthull e Mollës se Egër 100% bio organik prodhuar nga pejanja Lirije Muhaxheri
Pejë, 10 shtator – Lirije Muhaxheri edhe pse ushtron profesionin e mësueses, dëshira për të u marr me bujqësi dhe të hap një biznes të saj nuk ka munguar, kështu ajo tash e disa vite merret më prodhimin e Uthullës së mollës së Egër 100% bio organike, e ku kërkesat e tregut dhe klientëve për Uthullën qe prodhon Lirija janë shumë të mëdha saqë shpesh herë nuk arrin të ketë ndonjë shishe në stok as edhe për nevojat e saja dhe familjes.
Fermerja Muhaxheri, është edhe njëra ndër përfitueset e grantit në kuadër të programit “Gratë dhe personat me aftësi të kufizuara si ndërmarrëse bujqësore në Kosovë”, qe po implementohet nga organizata Syri Vizionit, i financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) me fondet e Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim dhe i bashkë-financuar nga Brot für die Welt.
“Unë, sot, arrijë më prodhua gati dyfishin e sasisë së uthullës, falë makinerisë qe pajisjeve tjera qe kam përfituar nga organizata Syri i Vizionit, çka i jam shumë falënderuese, përpos qe arrij me prodhu sasi me të madhe arrij edhe ta nxjerr në shpejt në treg dhe të i furnizojë klientët qe kemi” thotë ajo.
Lirija tashme ka punësuar edhe anëtarët e tjerë të familjes dhe të angazhojë punëtorë shtesë sidomos tani gjatë sezonës së mbledhjes së mollës së egër, pasi qe molla e egër kultivohet në zona të ndryshme në rrafshin e dukagjinit duke përfshi edhe zonën e Rugovës çka e bënë akoma më të veçantë dhe me organike atë.
Uthulla e Mollës se egër, qe prodhon Lirija përpos qe përdoren nga gastronomia është edhe një produkt shumë i kërkuar nga klientë të ndryshëm për shkak të përfitimeve të shumta shëndetësore e shëruese si për diabet, yndyre në gjak, probleme me lukth, ata qe duan me humb peshë etj.
Tashme në tregun e Pejës dhe me gjerë mund të gjendet uthulla e mollës së egër 100% organike, qe prodhohet nga një grua, qe është edhe njëra ndër 28 fermerët të tjera gra e persona me aftësi të kufizuar nga komunat Pejë, Gjakovë, Istog dhe Rahovec, qe kanë përfituar nga programi “Gratë dhe personat me aftësi të kufizuara si ndërmarrëse bujqësore në Kosovë”, të zbatuar nga Syri Vizionit, i financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) me fondet e Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim dhe i bashkë-financuar nga Brot für die Welt.
#UthullaeMollesseEger #100%BioOrganike #GrateneBujqesi #MollaeEgër #PersonatmeAftesiteKufizuarneBujqesi #SiV #KomunaPeje #KomunaIstog #KomunaGjakove #KomunaRahovec

________________

 

Skip to content