mendo globalisht,
vepro lokalisht

Punëtori për Hartimin e planit të punës në kuadër të objektives për Hapësirën Qytetare

Punëtori për Hartimin e planit të punës në kuadër të objektives për Hapësirën Qytetare
Prizren, 28-28 Maj, Po mbahet punëtoria për Hartimin e Planit të punës për Hapësirën Qytetarë për fëmijë me organizatat partnere Save the Children Kosova/o, Handikos, Domovik, Forumi i Aftësisë së Kufizuar, Nevo Koncepti, Putevima Sunca, Kosovar Gender Studies Center, EkoZ dhe Syri i Vizionit.
Qëllimi kësaj punëtorie është hartimi i një plani të përbashkët për Hapësirën Qytetare për fëmijë dhe angazhimin e organizatave në mbështetje të grupeve të fëmijëve si Respect Our Right’s, Asambletë Komunale të Fëmijëve, Um Za Decu, Tim Mladi, Asamblistët Mjedisor , Zëri ynë dhe grupi i fëmijëve Hëna. për vitin 2025-2027.
Kjo punëtori, mbahet në kuadër të programit tematik për mbrojtjen dhe të drejtat e fëmijës “Detyrimi ynë për të Ardhmen - Mbrojtja e Fëmijëve dhe Qeverisja e të Drejtave të Fëmijës” për Forcimin e Shoqërisë Civile nga Organizatat Syri i Vizionit në partneritet me Save the Children Kosova/o , financuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar - Sida.

________________

Skip to content