mendo globalisht,
vepro lokalisht

Viti 2019

Në vitin 2019 Syri i Vizionit është i fokusuar në vazhdimësinë e projekteve nga vitet e kaluara, mbajtjen e bashkëpunimeve shumëvjeçare me partnerët kryesore të organizatës dhe kontaktin e koordinimin e vazhduar në komunitet, me qytetarët dhe grupe të organizuara. 
Këtë vit angazhimi në projektin e gjerë të qytetarisë aktive me mbështetjen e Olaf Palme Center, mbrojtja e fëmijëve dhe qeverisja me të drejtat e fëmijëve me mbështetjen e Save the Children. Përmes projekteve EUSIMRAE-s, Prospect +, KOSINT, dhe “Mbështetje në Integrim dhe Fuqizim të të Kthyerve Romë, Egjiptianë dhe Ashkalinjë, përmes zhvillimit të Kapaciteteve në Edukimin Bazik (CDBE) Kosovë” të filluar vitin e kaluar angazhohemi për integrimin e komuniteteve, romë, ashkali e egjiptian duke mbajtur edhe qendrat mësimore në shkolla në tri komuna të rajonit të Pejës.
Në mbështetje të shkollave për punësimin e të rinjve vazhdojnë projektet SEED dhe ProKarriera mbi mundësitë e shkollimit dhe karrierës, qasjen në tregun e punës dhe krijimin e mundësive të punësimit. 
Si pjesë e rrjeteve dhe partneriteteve lokale e rajonale, Syri i vizionit është  një zë aktiv në shoqëri dhe një promotor i ndryshimeve që kanë për qëllim mbështetjen dhe fuqizimin e qytetarëve në angazhimin e tyre për ndryshimet dhe angazhimin për një jetë më të mirë.

  



  

SEED Step II Kosovo – Support of Educational and Employment Development

Titulli i Projektit: SEED Step II Kosovo – Support of Educational and Employment Development

Kohëzgjatja: 36 muaj (janar 2017 - dhjetor 2019) - 2019

Vendi: Kosovë, Shqipëri, Serbi

Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit (për projektin në Kosovë) në partneritet Volkshilfe Solidarität

Donatori: ADA – Austrian Development Cooperation


Qëllimi i projektit: Të kontribuojë në zhvillimin strategjik të tregut të punës, një kontribut për uljen e varfërisë dhe barazinë gjinore në këto shtete, nxitjen e partneritetit të qëndrueshëm për krijimin e një kornize aktive të tregut të punës në nivel lokal dhe në qasjen në punësim formal, mbështetja e të rinjve dhe grave për punësim, lehtësimit në mes sektorit publik dhe privat, promovimin e punësimit ose vetëpunësimit në kushte të drejta pune dhe rritjes së ndërgjegjësimit për barazi gjinore.

Përfituesit: Nga ky program përfitojnë nxënësit, posaçërisht femrat, në shkollat e mesme ekonomike- drejtimi i turizmit në rajonin e Dukagjinit, por projekti përfshin të gjithë akterët e turizmit në këtë rajon. Përfiton edhe komuniteti në komunat Pejë, Prizren dhe Gjakovë me përmirësimin e gjendjes në fushën e punësimit në turizëm, ndërmarrjet dhe bizneset.

Realizimi i projektit: Programi trevjeçar në Kosovë realizohet nga organizata “Syri i Vizionit” dhe fokusohet në nxitjen e partneritetit të qëndrueshëm që shtyn në krijimin e një kornize aktive të tregut të punës në nivel lokal dhe në qasjen në punësim formal. Një vëmendje e veçantë u është dhënë të rinjve dhe grave përmes: mbështetjes në punësim, lehtësimit në mes sektorit publik dhe privat, forcimit të organizatave partnere, ekspertizës dhe transferimit të njohurive, promovimin e punësimit ose vetëpunësimit në kushte të drejta pune dhe rritjes së ndërgjegjësimit për barazi gjinore.

Arritjet:

• Funksionalizimi i grupit lokal të punësimit në Prizren, duke mbajtur punëtori për krijimin e planeve të veprimit për punësim dhe strategji për zhvillimin e burimeve njerëzore në këto rajone. 

• Hartimi i tri strategjive për zhvillimin e burimeve njerëzore të punësueshme për rajonet e Pejës, Gjakovës dhe Prizrenit 2020 – 2025 dhe Hartimi i Planeve te Veprimit për vitin 2020 për këto strategji. 

• Anëtarësimi i tri shkollave profesionale ekonomike “Ali Hadri” Pejë, “Kadri Kusari” Gjakovë dhe “Ymer Prizreni” Prizren në Rrjetin Evropian të Shkollave të Hotelerisë dhe Turizmit, dhe mbështetja e shkollave për të marrë pjesë në takimin vjetor të këtij Rrjeti, i cili është mbajtur në muajin nëntor në qytetin e Splitit, Kroaci.

• Nënshkrimi i 16 marrëveshjeve të bashkëpunimit në mes të shkollave profesionale, drejtorive të arsimit dhe bizneseve në Gjakovë dhe Prizren, për përfundimin e praktikave profesionale të nxënëseve në biznese. 

• Organizimi i vizitës në Shqipëri (Shkodër, Lezhë dhe Tiranë) për shkëmbim të përvojave dhe rritjes së bashkëpunimit në mes të institucioneve lokale dhe shkollave profesionale nga Peja, Gjakova e Prizreni me ato të Shqipërisë.

• Vazhdimi i fushatës vetëdijesuese përmes rrjeteve sociale, televizioneve nacionale, portaleve, billbordeve dhe takimeve me prindër dhe shpërndarjen e fletushkave në rrugë dhe afër shkollave të mesme te ulëta (klasat e nënta) për mundësitë që ofrojnë shkollat profesionale ekonomike me theks të veçantë për regjistrimin  e vajzave në profilin e hotelerisë dhe turizmit. 

• Trajnimi i40 pjesëmarrësve nga bizneset, institucionet lokale dhe shkollat profesionale në temat: “Plotësueshmëria e arsimit të dyfishtë dhe arsimi joformal” dhe “Ekonomia Sociale, Ndërmarrësja Social dhe Ekonomia e Solidaritetit Social”

• Pako turistike janë krijuar për rajonin e Pejës, Gjakovës dhe Prizrenit (tri versione njëditore dhe tre versione treditore) të cilat janë krijuar me angazhimin e ekspertëve dhe nxënësve të profilit hoteleri dhe turizëm nga qyteti i Pejës, Gjakovës dhe Prizrenit. 

• Zbatimi i nënte granteve nga përfituesit dhe janë arritur këto rezultate: 

  - Krijimi i tri kabineteve për shërbime hoteliere në shkollat “Ali Hadri” Pejë, “Kadri Kusari” Gjakovë dhe “Ymer Prizreni” në Prizren. 

  - Rishikimi dhe përditësimi i dy moduleve të Praktikës profesionale në klasën 12 në profilin arsimor “Asistent turistik” dhe “Asistent hoteli”

  - Punësimi i gjashtë grave në ndërmarrje hoteliere/kuzhinë

  - Krijimi i platformës për trashëgimi kulturore në qytetin e Gjakovës, e cila do shërbej për nxënësit e klasave të nënta. 

  - Vetë-punësimi i 10 grave në qytetin e Gjakovës, të cilat pas trajnimit në pastiçeri kanë krijuar ndërmarrje të tyre. 

  - Ngritja e kapaciteteve të vajzave të cilat studiojnë në hoteleri dhe turizëm në qytetin e Pejës dhe ndërlidhja e tyre më biznese. 

  - Rreth 1000 nxënëse nga klasat e nënta kanë vizituar shkollën profesionale ekonomike “Ymer Prizreni” dhe janë këshilluar për orientim në profilin e hotelerisë dhe turizmit. 


 

Detyrimi ynë për të Ardhmen - Mbrojtja e Fëmijës dhe Qeverisja me të Drejtat e Fëmijëve

Emri i projektit: “Detyrimi ynë për të Ardhmen - Mbrojtja e Fëmijës dhe Qeverisja me të Drejtat e Fëmijëve

Kohëzgjatja: 12 muaj  (janar 2018 – dhjetor 2021)

Vendi: Pejë, Gjakovë, Klinë, Gjilan dhe Prizren, Prishtinë, Ferizaj dhe Mitrovicë 

Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit

Buxheti: 127,536.25 euro

Partnerë: Save the Children, Zyra në Kosovë

Donatori: SIDA Suedeze


Qëllimi i projektit: Syri i Vizionit në kuadër të këtij programi do të punojë në dy tematika në fushën e Mbrojtjes së  Fëmijës dhe Qeverisjes me të Drejtat e Fëmijëve. Në fushën e Mbrojtjes së Fëmijës do të ndikojë në krijimin e infrastrukturës ligjore e cila mbron fëmijët dhe ndalon dhunën e ndëshkimin trupor ndaj fëmijëve në çdo mjedis, po ashtu edhe në ngritjen profesionale të institucioneve që për mandat kanë mbrojtjen e fëmijëve për të ofruar shërbime të shpejta dhe profesionale. Në fushën e Qeverisjes me të Drejtat e Fëmijëve, programi  do të punojë më fëmijët e grupit monitorues RoR dhe Asambletë e Fëmijëve në fuqizimin e rolit të tyre për draftimin e politikave dhe pjesëmarrjen e tyre në vendimmarrje në nivel lokal e nacional.  

Përfituesit: Përfitues janë të gjithë fëmijët e Kosovës pa dallime etnike, fetare, racore, gjinore apo aftësisë së tyre të kufizuar. Institucionet në nivel lokal dhe nacional që për mandat kanë mbrojtjen e fëmijëve dhe qeverisjen më të drejtat e tyre, Asambletë e Fëmijëve, shkollat, prindërit, mësimdhënësit si dhe OSHC-të të cilat punojnë me fëmijë.

Realizimi i projektit: Në fushën e Mbrojtjes së Fëmijës projekti do të realizohet në komunat Pejë, Klinë, Gjakovë, Prizren dhe Gjilan, kurse në fushën e Qeverisjes me të Drejtat e Fëmijëve do të punohet në komunat Prishtinë, Pejë, Prizren, Klinë, Gjilan, Gjakovë, Mitrovicë dhe Ferizaj. 

Arritjet e projektit

- Institucionet lokale janë funksionale në identifikimin e rasteve të dhunës dhe mbrojtjes së fëmijëve;

- Ato kanë krijuar mekanizma për raportim dhe parandalim të rasteve të dhunës si brenda shkollës ashtu edhe jashtë saj, përderisa mësuesit dhe prindërit përdorin metoda alternative për edukimin e fëmijëve;

- Krijimi i mekanizmave miqësorë për fëmijët për raportimin e dhunës në shkollë; 

- Një analizë (Studim Fillestar) në lidhje me mekanizmat për raportimin e dhunës në shkolla;

- Hartimi i një vlerësimi për mekanizmat e raportimit të dhunës;

- Aksioni i nënshkrimit të posterit. SiV do të përdorë qasjen “Grumbulli i Shkollave” të cilat do ta nisin aksionin e nënshkrimit të posterit;

- Mbështetje profesionale për Komisionin për hapjen e kutivetë të ankesave;

- Rreth 400 prindër të trajnuar në disiplinën pozitive; 

- Zhvillimi i kapaciteteve të zyrtarëve të Qendrës për Punë Sociale për identifikimin dhe menaxhimin e rasteve të dhunës si dhe për të ofruar shërbime më cilësore për fëmijët;

- Mbështetja e shkollave në realizimin e planeve të punës së Këshillit Drejtues të shkollës për parandalim të dhunës dhe inicimi i dialogut social me QPS-në;

- Inicimi i dialogut social në mes të shkollave, prindërve, QPS-ve dhe Policisë për identifikimin e fëmijëve me sjellje asociale në shkolla dhe risocializimi i tyre në shkollë e familje;

- Hartimi i Kodit Unik të Mirësjelljes, nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit me drejtoritë e arsimit në komunat e Kosovës;

- Avokim për zhvillimin e infrastrukturës ligjore dhe sistemit funksional për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna dhe ndëshkimi trupor me pjesëmarrjen e OJQ-ve, fëmijëve dhe akterëve tjerë; 

- Angazhim në mbështetje të komisionit parlamentar në finalizimin dhe miratimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve të përfshihen rekomandimet mbi ndalimin e ndëshkimit trupor; 

- Lansimi i fushatës vëtëdijësuese lidhur me Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës “#RriteMeDashni

- Mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit;

- Punëtori informuese në rajone;

- Zhvillimi i kapaciteteve avokuese të organizatave partnere të shoqërisë civile për zbatimin e projektit si dhe qytetarët të vetëdijesohen për parandalimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe raportimin e saj;

- Punëtori për avokimin dhe mekanizmat ndërkombëtarë;

- Punëtori për zhvillimin e strategjisë së fushatës;

- Fuqizimi i kapaciteteve në fushën e evokimit dhe lotimit për fëmijët e Grupit ROR dhe AKF-ve, si dhe fuqizimi i rolit të fëmijëve në rritjen e llogaridhënies së institucioneve dhe përfshirjes së drejtpërdrejtë të fëmijëve në planifikim dhe zbatim të politikave lokale e nacionale;

- Ripërtëritja e Grupit ROR me anëtarë të rinj të trajnuar në monitorimin e KNF-së dhe kapacitetet janë zhvilluar në bazë të nevojave të tyre;

- Krijimi dhe mbështetja e grupeve të pavarura të fëmijëve të mbikëqyrjes nëpërmjet bashkëpunimit me Avokatin e Popullit;

- Takime periodike në mes të ROR dhe Asambleve Komunale të Fëmijëve;

- Forcimi i Platformës komunikuese të internetit të AKF-së dhe përdorimi i saj si mekanizëm komunikues ku fëmijët periodikisht do të shtrojnë pyetje tek mbajtësit e pozitave në mënyrë që t’i shtyjnë ata t’u përgjigjen pyetjeve;

- Publikimi i një studimi ligjor për mekanizmat ligjor të strukturimit të fëmijëve në nivel lokal;

- Hartimi dhe miratimi i rregulloreve komunale për Asambletë Komunale të Fëmijëve;

- Hartimi dhe mbikëqyrja e planeve të punës së Asambleve Komunale të Fëmijëve;

- Të bëhet pjesëmarrja në realitet nëpërmes avokimit – përfshirjes së fëmijëve në vendimmarrje;

- Lobim për t’u bërë pjesë e Komisionit për verifikimin e testeve shkollore: SiV në bashkëpunim me ROR do të organizojnë takime me MASHT-in dhe akterët tjerë qeveritarë për t’u siguruar që ato të janë pjesë e verifikimit të testeve shkollore;

- Asociacioni i Komunave së bashku me ROR promovon draft rregulloren për përfshirjen e fëmijëve në planifikim dhe buxhetim në dy komuna;

- Shënimi i Ditës Ndërkombëtare e KNF-së dhe Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve në shtatë komuna.

 

Qytetaria Aktive - Active Citizenship Kosova

Titulli i Projektit: Qytetaria Aktive - Active Citizenship Kosova

Kohëzgjatja: 12 muaj (janar 2018 - dhjetor 2018)

Vendi: Pejë, Istog, Klinë, Deçan dhe Rahovec

Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit

Buxheti: 32.752.95 euro

Donatori: Olof Palme International


Qëllimi i projektit: Projekti ka për qëllim aktivizimin e qytetarëve në nivel lokal që të ndikojnë në zhvillimin e kapaciteteve të komunitetit të organizohen për të përmirësuar jetesën e tyre dhe të jenë pjesë përbërëse e vendimmarrjes në nivelin komunal. Ai po ashtu ka për qëllim krijimin e mekanizmave zyrtar për rritjen e llogaridhënies dhe transparencës së institucioneve. 

Përfituesit: Përfaqësuesit e këshillave lokal të komunave Pejë, Istog, Klinë, Deçan dhe Rahovec, grupet formale dhe jo formale të grave, deputetet e kuvendeve komunale, grupet e të rinjve, zyrtarët e institucioneve dhe akterët e tjerë që punojnë në këtë fushë, si dhe të gjithë qytetarët e Kosovës.

Realizimi i projektit: Projekti Qytetaria Aktive është fokusuar në mbështetjen, fuqizimin dhe ngritjen e kapaciteteve të këtyre grupeve të akterëve në komunitet, organizatave jo qeveritare, grupeve të grave të rinjve, në mënyrë që këto grupe të kenë mundësi të krijojnë vetë-iniciativa për të qenë pjesë e vendimmarrjes dhe monitorimit të zyrtarëve në përmirësimin e komunikimit mes zyrtarëve dhe komunitetit.

Si mekanizëm tjetër për të ndihmuar kryetarët e këshillave lokal dhe grupeve tjera të interesit, vazhdon të funksionojë Zyra Ndihmëse dhe Këshilluese, e cila ndihmon çdo individ, grup formal apo jo formal, në shkrimin e kërkesave, ankesave apo projekt ideve për t’i adresuar ato tek institucionet. Po ashtu janë hapur sportele ndihmëse për qytetarë në administratat komunale të cilat ofrojnë shërbimet e lartëcekura.

Ndërsa tjetër mjet avokues që shërben për shpërndarjen e informatave tek qytetaret është edhe faqja e internetit www.aktivizohu.org, përmes se cilës shpërndahen informata të shumta se si mund të zhvillohet një qytetari aktive, publikohen problematikat apo edhe zgjidhjet e tyre me vetë-inicimin e qytetarëve dhe përmes kësaj kenë qasje edhe banorët në komunat e ndryshme të Kosovës.

Aktivitetet e këtij projekti këtë vit janë koncentruar në krijimin e mekanizmave zyrtarë dhe të qëndrueshme për përfshirjen e qytetarëve në proceset vendimarrëse dhe fuqizimin e rolit të gruas në këto procese, duke i përkrahur me grante të vogla, për të cilat në përgjithësi janë katër grante. 

Arritjet:

Hapja dhe promovimi i sporteleve ndihmëse për qytetarë në komunat - Pejë, Deçan e Rahovec. 

Inicimi dhe ndryshimi i Udhëzimit Administrativ për “Organizimin, funksionimin dhe bashkëpunimin e komunave me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane” në bashkëpunim me MPL-në dhe akterët tjerë. 

Mbajtja e shtatë takimeve rajonale për diskutimin e draft Udhëzimit Administrativ me nivelin lokal dhe marrja e rekomandimeve nga praktikat e komunave për zbatimin e Udhëzimit Administrativ.

Hartimi i “Strategjisë avokuese” për Komunën e Rahovecit. 

Zhvillimi i qëndrueshëm dhe pjesëmarrja aktive e grave në vendimmarrje, duke i mbështetur katër grupe joformale të grave me grante të vogla për mbrojtjen e të drejtave të grave, fuqizimin e rolit të tyre në proceset e vendimmarrjes, me mbështetjen nga deputetet e kuvendeve komunale të këtyre komunave ku zbatohet projekti.

Faqja e internetit www.aktivizohu.org ka vazhduar të shërbejë si mjet informues, avokues dhe shkëmbyes i përvojave të mira të vetë-iniciativave, drejtpërdrejt për qytetarët në mbarë Kosovën. 

Mbështetje në integrim dhe fuqizim të të kthyerve romë, egjiptianë dhe ashkalinj, përmes zhvillimit të kapaciteteve në edukimin fillor (CDBE) Kosovë

Titulli i projektit: Mbështetje në integrim dhe fuqizim të të kthyerve romë, egjiptianë dhe ashkalinj, përmes zhvillimit të kapaciteteve në edukimin fillor (CDBE) Kosovë 

Kohëzgjatja: 30 muaj (korrik 2017 - dhjetor 2019)

Vendi: Pejë, Istog, Klinë

Organizata zbatuese: Syri i Vizionit

Donatori:  Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH -

German International Cooperation (GIZ)


Qëllimi i projektit: Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është lehtësimi i integrimit të komuniteteve rom, egjiptian dhe ashkali në sistemin arsimor, përfshirë ata që jetojnë në Kosovë dhe ata që po kthehen. Në veçanti projekti synon të përmirësojë pjesëmarrjen e qëndrueshme, të suksesshme dhe afatgjate të fëmijëve në sistemin e arsimit formal.

Përfituesit: Rreth 500 fëmijë (rreth 200 shqiptarë dhe 300 romë, egjiptianë dhe ashkalinj) do të përfitojnë nga arsimi plotësues, mentorimi dhe arritjet në arsim. Të njëjtët fëmijë rom, ashkali dhe egjiptian do të përfitojnë çanta shkollore e mjete tjera mësimore. Ndër të tjera, prej 200 deri 300 nxënës romë, ashkalinj, egjiptianë dhe shqiptarë do të angazhohen në aktivitete shkollore ndërkulturore nga një numër i përgjithshëm prej 3600 nxënësish të regjistruar në gjashtë shkollat përkatëse.

Realizimi i projektit: Projekti realizohet përmes fushatave vjetore të vetëdijesimit, hapjes së gjashtë qendrave mësimore për nxënësit e komuniteteve rom, egjiptian dhe ashkali, trajnimit të 18 tutorëve të cilët do të punojnë me nxënësit në këto qendra, rinovimit dhe pajisjes së klasave në qendrat mësimore, ofrimit të mentorimit individual-ndihmës në kryerjen e detyrave të shtëpisë për fëmijët romë, egjiptianë dhe ashkalinj, furnizimit me material shkollor për fëmijët romë, egjiptianë dhe ashkalinj në këto gjashtë qendra mësimore, organizimit të ngjarjeve ndërkulturore në nivel të shkollave dhe në gjashtë qendrat mësimore, mbështetjes psike-sociale pranë këtyre qendrave mësimore, trajnimit të mediatorëve, ndërmjetësimit me autoritetet komunale, kampit veror 2017, aktiviteteve të lobimit dhe avokimit për përfshirjen e masave integruese në planet lokale për bashkëfinancimin e aktiviteteve të projektit si dhe të fushatave të avokimit në komunitet.

Arritjet e projektit:

- Hapja e klasave të mësimit plotësues në gjashtë shkolla fillore në komunat e Pejës, Klinës dhe Istogut, renovimi i tyre dhe furnizimi me materiale bashkëkohore për mbajtjen e mësimit plotësues në shkollat e Zahaqit, Sigës, Kliçinës, dy shkolla në qytetin e Klinës dhe një në Zallq të Istogut;

- Trajnimi i 18 tutorëve (edukatorëve) për zhvillimin e mësimit plotësues me rreth 25 nxënës të komuniteteve rom, egjiptian dhe ashkalinj në shkollat përkatëse;

- Realizimi i fushatave vjetore të vetëdijesimit rreth regjistrimit në klasat e para dhe rëndësisë së arsimimit për fëmijët e komuniteteve rom, egjiptiane dhe ashkali;

- Ofrimi i mentorimit individual ndihmës rreth detyrave të shtëpisë për nxënësit, pjesëmarrës në mësimin plotësues;

- Furnizimi me material shkollor për fëmijët romë, egjiptianë dhe ashkalinj, pjesëmarrës të mësimit plotësues (shpërndarja e pakove shkollore-çantave)

- Organizimi i ngjarjeve ndërkulturore në nivel shkollash në gjashtë shkollat e klasave të mësimit plotësues;

- Mbështetja psikosociale për fëmijët e gjashtë klasave të mësimit plotësues;

- Trajnimi i mediatorëve;

- Ndërmjetësimi me autoritetet komunale në çështjet sociale, shëndetësi, etj.

- Zhvillimi i kampit veror dyjavor 2017 (i mbajtur në muajin korrik-gusht);

- Zhvillimi i aktiviteteve të avokimit dhe lobimit për përfshirjen e masave integruese në planet lokale për bashkëfinancimin e aktiviteteve të projektit;

- Zhvillimi i fushatave avokuese në komunitet. 

Kosovo integration initiative 2020 (KOSINT 2020)

Emri i projektit: Kosovo integration initiative 2020 (KOSINT 2020)

Kohëzgjatja: 1 prill 2018 - 31 dhjetor 2020 

Vendi: Kosovë

Organizata(t) zbatuese: SiV me partnerë KEC, BSFK, RADC

Donatori: Fondacioni për Shoqëri të Hapur (OSF)


Qëllimi i projektit: Ky projekt synon të përmirësojë qasjen e komuniteteve rome, ashkali dhe egjiptian në shërbimet e arsimit, tregut të punës dhe mirëqenies sociale duke kontribuar në përmbushjen e zotimeve përkatëse të bëra nga Qeveria e Kosovës, në formën e politikave të reformës sektoriale që fokusohen në arsim, punësim dhe mirëqenie sociale. Duke mbikëqyrur zbatimin e reformave sektoriale dhe duke ndikuar në zhvillimin e politikave e planifikimin e buxhetit, koalicioni kontribuon në zbatimin e politikave të shpallura dhe rrjedhimisht përfshirjen e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në shoqëri. Objektivat e projektit janë si në vijim:

Përfituesit: Përfitues kryesorë janë komunitetet rom, egjiptian dhe ashkali, institucionet shtetërore dhe të shoqërisë civile të cilat merren me këto komunitete, përfshirë Qeverinë e Kosovës, përkatësisht gjithë shoqëria kosovare.

Realizimi i projektit:  Projekti i ka tre komponentë të ndërlidhur në pajtim me rezultatet e pritura të cilat do të realizohen:

• Fuqizimi i Rrjetit KOSINT 

• Mbikëqyrja e zbatimit të reformave të sektorit

• Zhvillim i politikave dhe avokim

Arritjet e projektit:

1. Mundësi të zgjeruara për përfshirjen e OSHC-ve dhe pjesëmarrjen në mbikëqyrjen e reformës sektoriale, zhvillimin e politikave dhe planifikimin e buxhetit 

• Rritja dhe fuqizimi i Rrjetit KOSINT duke zgjeruar atë tutje me OSHC-të tjera që punojnë në përfshirjen e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në sektorin e arsimit edhe në tregun e punës, si dhe në përmirësimin e qasjes në shërbimet e mirëqenies sociale 

2. OSHC-të organizojnë mbikëqyrjen e reformave sektoriale të arsimit e punësimit dhe mirëqenies sociale, sa u përket zotimeve të Qeverisë për integrimin e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.

• Organizimi i ekipeve mbikëqyrëse për mbledhjen e të dhënave për mbikëqyrjen e reformave të përzgjedhura sektoriale në nivel kombëtar nga këndvështrimi i integrimit të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.

Ideja themelore është të organizojë mbikëqyrjen e dy politikave sektoriale kombëtare në dritën e përfshirjes së komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian:

• Plani Strategjik i Arsimit të Kosovës 2017-2021,

• Strategjia Sektoriale e MPMS 2014-2020 e cila mbulon fushën e punësimit dhe mirëqenies sociale.

3. OSHC-të ndikojnë në zbatimin e politikave të reformimit të arsimit e punësimit dhe mirëqenies sociale dhe procesin e planifikimit të buxhetit, në interesin më të mirë të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.

• Krijimi i dy grupeve të specializuara të punës për të siguruar kontribute të argumentuara për zhvillimin e politikave dhe planifikimit të buxhetit të reformës së arsimit e punësimit dhe mirëqenies sociale nga perspektiva e integrimit të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.

 

Promotorët Rinorë - Rritja e Mirëkuptimit, Ndërtimi i Kompetencave Ndërkulturore

Titulli i Projektit: Promotorët Rinorë - Rritja e Mirëkuptimit, Ndërtimi i Kompetencave Ndërkulturore

Kohëzgjatja: Korrik 2018 - mars  2019

Vendi: Kosovë, Serbi

Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit në partneritet me Qendrën Humanitare të Novi Sadit

Donatori: ADA - Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO)

 

Qëllimi i projektit: Qëllimi i përgjithshëm i projektit ishte rritja e mobilitetit të të rinjve, promovimi i aktivizmit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë, dhe në afat të gjatë të kontribuojë në ripajtim në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Për këtë qëllim, projekti u ka mundësuar të rinjve të mësojnë më shumë për tolerancën, dialogun dhe bashkëpunimin. Kompetencat ndërkulturore janë promovuar si një mjet për të promovuar aktivizmin rinor. Grupet e të rinjve nga Serbia dhe Kosova fituan njohuri dhe zhvilluan aftësi lidhur me komunikimin dhe promovimin turistik të komuniteteve lokale.

Përfituesit: Projekti përfshiu 20 të rinj (mosha mesatare 24.6 vjeç, 10 femra dhe 10 meshkuj) nga Apatini, Kulla, Vlladiçin Hani, Surdulica, Novi Sadi, Peja, Gjakova dhe Prizreni. Ata u zgjodhën pas një thirrjeje publike për të rinjtë e interesuar dhe të motivuar të cilët ishin të gatshëm që të angazhohen në aktivitet e mobilitetit dhe të trajnimit për t’u bërë promotorë të komuniteteve të tyre lokale.

Realizimi i projektit: Vullnetarët e rinj nga Shabaci dhe Peja u përfshinë gjithashtu në organizimin e trajnimeve, aktiviteteve të mobilitetit dhe promovimin e projektit.Tetë të rinj nga Apatini, Vlladiçin Hani, Kulla, Novi Sadi, Peja, Gjakova dhe Prizreni po ashtu kanë përfunduar trajnimin për trajnerë në mënyrë që të jenë në gjendje të transferojnë njohuritë e tyre tek të rinjtë e tjerë në komunitetet e tyre.

Arritjet:

• Aktivitetet gjashtë ditore të trajnimit dhe mobilitetit u zhvilluan në Pejë, Prizren, Shabac dhe Novi Sad. Ato u zbatuan në dy pjesë për një grup të përzier prej 20 të rinjsh nga Serbia dhe Kosova. Qëllimi i trajnimit ishte t’u prezantojë pjesëmarrësve të rinj konceptin e mirëpritësve/promotorëve rinorë si udhërrëfyes modern turistikë dhe t'u ofrojë atyre aftësi themelore se si të paraqesin komunitetet e tyre lokale. Aktiviteti përfshiu sesione trajnimi dhe vizita në lokacione të ndryshme. Këmbimi i përvojave rajonale në arsim dhe punësim, pjesëmarrje në aktivitete të zyrtarëve komunalë nga komuna e Shabacit të Serbisë në komunën e Pejës për të parë funksionimin e shkollave profesionale, qendrave të aftësimit profesionale dhe mundësitë e bashkëpunimit në mes të dy komunave.  

• Pjesa e dytë e trajnimit u mbajt në Shabac, më 16 - 18 nëntor 2018, organizuar nga SOL - Shoqata e Mësimdhënësve dhe Studentëve të Gjuhës Angleze. Të trajnuarit e rinj të cilët morën pjesë në pjesën e parë të trajnimit në Pejë kësaj radhe erdhën në Shabac. Ata u mirëpritën nga grupi i Mirëpritësve Rinorë 015, të cilët ishin nikoqirët e tyre si dhe ndanë përvojën e tyre. Kjo siguroi një pasqyrë të thellë në punën e mirëpritësve në Shabac si dhe për aspekte të ndryshme të të gjitha fazave të formimit të një grupi mirëpritësish. 

• Trajnimi për trajnerë të mirëpritësve rinorë u mbajt në Shabac më 25-27 janar 2019, i organizuar nga SOL - Shoqata e Mësimdhënësve dhe Studentëve të Gjuhës Angleze. Dhjetë pjesëmarrës të rinj të trajnimit, nga grupi prej njëzet, të cilët morën pjesë në trajnimet në Pejë dhe Shabac, u zgjodhën për këtë trajnim. Pjesëmarrësit ishin nga Apatini, Kulla, Novi Sadi, Vlladiçin Hani, Prizreni, Peja dhe Gjakova.

• Të rinjtë e trajnuar për mirëpritje janë njerëz pozitiv, të buzëqeshur, fleksibil, aventurier dhe komunikues të profileve të ndryshme të cilët janë krenarë për qytetin e tyre, të gatshëm ta tregojnë atë për të gjithë vizitorët nga një kënd tjetër dhe në mënyrë unike. Ata do të janë nikoqirët tuaj për disa orë gjatë ditës për të cilën gjë ju do ta doni qytetin që vizitoni edhe më shumë. Ata janë vullnetarë që nuk presin para për shërbimet e tyre, por një buzëqeshje në fytyrën tuaj, miq të sapo njohur, të cilët do ta lehtësojnë qëndrimin tuaj në qytet dhe ta bëjnë atë edhe më të këndshëm. Mirëpritësit do t’u tregojnë vende të veçanta që thonë diçka për vendasit si parqet, dyqanet, arkitekturën, ose pjesë më pak të njohura të qytetit.

 

Prospect +

Emri i projektit: “Prospect + ” 

Kohëzgjatja: 37 muaj  (nëntor  2015 – prill 2019)

Vendi: Pejë 

Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit dhe Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS) 

Buxheti: 68.135.00 euro

Donatori: Ministria Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) dhe Karl Kübel Stiftung für Kind und Familie (KKS) 


Qëllimi i projektit: 

Projekti ka për qëllim vetëdijesimin dhe integrimin e komuniteteve rom, egjiptian dhe ashkali, për të drejtën në edukim, shëndetësi, e cila jo vetëm është një e drejtë fundamentale, por është edhe një strategji për të tejkaluar varfërinë si dhe sigurinë në raste socio-ekonomike dhe avokim, dhe në këtë kontekst projekti ka për qëllim të kontribuojë në zbatimin e Strategjisë së Planit të Veprimit, integrimin e komuniteteve duke e përmirësuar qasjen e tyre ne arsim, shëndetësi dhe shërbime sociale. Gjithashtu, projekti ka për qëllim vetëdijesimin e prindërve me anë të trajnimeve të ndryshme, angazhimin e tyre në pjesëmarrje të shkollës.

Përfituesit

Përfitues të këtij projekti janë familjet e komuniteteve, fëmijët, të rinjtë dhe të moshuarit, të cilët në bashkëpunim me institucionet dhe organizatën “Syri i Vizionit”, do të përmirësojnë pjesëmarrjen e tyre në arsim, shëndetësi dhe shërbime socio-ekonomike, për të rritur nivelin e vetëdijesimit dhe informimit rreth shëndetësisë dhe shërbimeve shëndetësore.

Realizimi i projektit: 

Në komunën e Pejës është punuar në lagjen \"7 Shtatori\", një ndër lagjet më të banuara me këtë komunitet, si dhe në fshatin Vitomiricë - shkollat \"Xhemajl Kada\" dhe \"7 Shtatori”. Në lagjet e lartë përmendura është punuar në mënyrë të drejtpërdrejtë me komunitetet, kryesisht me familjet e komuniteteve, për gjendjen e tyre aktuale, të ardhmen e tyre, të drejtat e tyre në shoqëri, integrim, të drejtat e fëmijëve në arsim, të drejtat e tyre në shëndetësi si dhe të drejtat e tyre socio-ekonomike. Ne së bashku gjatë kësaj periudhe kohore kemi bashkëpunuar dhe kemi pasur një komunikim të mirë sa i përket çështjeve të prekura, në veçanti kemi organizuar fushata vetëdijësuese me prindërit për t'i motivuar ata që t'i regjistrojnë fëmijët në shkolla dhe t'ua mundësojnë vijimin e mësimit të rregullt. Projekti, si i tillë, ka prodhuar materiale për fushata të caktuara, takime të ndryshme. 

Aktivitetet dhe rezultatet:

- Janë adaptuar dhe pajisur me inventar dy qendra mësimore brenda shkollave SHFMU “Xhemajl Kada” dhe SHFMU “7 Shtatori” ku është zhvilluar mësimi plotësues me nxënësit e komuniteteve. Në këto qendra mësimore janë angazhuar nga dy tutorë apo ndihmës mësues, ku përveç detyrave të shtëpisë janë realizuar edhe aktivitete të ndryshme ndërkulturore, vetëdijësuese, si dhe aktivitete edukativo-arsimore. 

- Janë realizuar aktivitete vetëdijësuese për regjistrimin e fëmijëve në shkollë- Rëndësia e arsimimit

- Me anë  të  aktiviteteve të  ndryshme fëmijët kanë treguar përmirësim të dukshëm në  shkolla, e sidomos në mësim të  rregullt. Gjithashtu është zvogëluar numri i mungesave dhe braktisjeve, derisa vijueshmëria e tyre në shkollë është përmirësuar. 

- Janë realizuar fushata shëndetësore në lagje të komuniteteve çdo muaj me qëllim të informimit dhe ngritjes së vetëdijes në shëndetësi tek familjet e komuniteteve. Përmes ngritjes së vetëdijes se grave është zvogëluar numri i shtatzënive të padëshiruara, është ngritur numri i kontrolleve shëndetësore në qendrat e mjekësisë familjare si dhe është bërë vaksinomi i fëmijëve. 

- Janë organizuar aktivitete/fushata  avokuese në lagjet e banuara nga komunitetet, aktivitete me të cilat është arritur të zgjidhen disa probleme në këto lagje, siç janë ato të infrastrukturës rrugore, ujit të pijes, kontrollet sistematike shëndetësore, shërbimet sociale dhe nxjerrja e dokumenteve personale.

 

"Demokracia në Veprim" – Zgjedhjet parlamentare 2019

Titulli i Projektit: \"Demokracia në Veprim\" – Zgjedhjet parlamentare 2019

Kohëzgjatja: 3 muaj (shtator - nëntor 2017)

Vendi: Rajoni i Pejës dhe Gjakovës (Pejë, Gjakovë, Klinë, Istog, Deçan, Malishevë, Rahovec dhe Junik)

Organizata(t) zbatuese: \"Syri i Vizionit\" në kuadër të koalicionit \"Demokracia në Veprim\"

Buxheti: 50,955.8 euro

Donatori: USAID, Ambasada Gjermane dhe Ambasada Zvicerane


Qëllimi i projektit: “Demokracia në Veprim\" është themeluar me qëllim të monitorimit të zgjedhjeve parlamentare dhe lokale të organizuara në nëntori të vitit 2007 si dhe me qëllim të ngritjes së vetëdijes së qytetareve për të marrë pjesë në zgjedhje. Përveç organizatës \"Syri i  Vizionit\", pjesë e koalicionit \"Demokracia në Veprim - Zgjedhjet 2017” janë edhe 10 organizata joqeveritare kosovare.

Përfituesit: Përfituesit e drejtpërdrejt janë e tërë popullata e Kosovës. Në veçanti, një numër i njerëzve që janë përfshirë në proces si monitorues mujor dhe ditor kanë përfituar nga trajnimet për procesin dhe sistemin zgjedhor në Kosovë. 

Realizimi i projektit: Aktivitetet përfshijnë monitorimin e tërësishëm të procesit zgjedhor: monitorimin e fushatës njëmujore të partive, ditës së zgjedhjeve, votimit dhe numërimit të votave në ditën e zgjedhjeve në tetë komuna dhe publikimin e rezultateve të hershme në komunat e rajonit të Pejës dhe Gjakovës.

Arritjet e projektit:

• Monitorimi i qindra aktiviteteve zgjedhore gjatë periudhën së fushatës dhe raportimi i rregullt në bazë ditore;

• Mbajtja e konferencave për shtyp me raportet për problemet dhe parregullsitë që janë hasur gjatë monitorimit,

• Monitorimi i ditës së zgjedhjeve, votimit dhe numërimit të votave në tetë komuna; 

• Shpallja e rezultatit paraprak disa orë pas mbylljes së kutive; 

• Angazhimi i 22 vëzhguesve afatgjatë (LTO) për një periudhë dymujore;

• Angazhimi i mbi 670 vëzhguesve afatshkurtër (STO) në ditën e zgjedhjeve;

• Organizimi dhe mbajtja e mbi 40 trajnimeve për STO për një periudhë 10-ditore; 

ProKarriera

Emri i projektit: ProKarriera

Kohëzgjatja: Janar 2019 - dhjetor 2019

Vendi: Pejë, Kosovë

Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit

Buxheti: 20,460.00 euro

Donatori: Solidar Suisse

 

Qëllimi i projektit: 

Qëllimi i projektit është përmirësimi i mundësive të karrierës dhe i punësimit të të rinjve duke shpërndarë tek ata dhe familjet e tyre sa më shuam informacion lidhur me karrierën dhe arsimmiin në Kosovë, përfshirja e prindërve në këtë proces si dhe mbështetja për sistemin e arsimit që të përshtatet sipas nevojave që ka tregu i punës.

Përfituesit:

Përfitues drejtpërdrejtë janë nxënësit e shkollave të mesme të ulëta, nga klasat 6-9 në Kosovë bashkë me prindërit si dhe shkollat e institucionet lokale dhe qendrore. 

Realizimi i projektit: 

Projekti është vazhdimësi e projektit gjashtëvjeçar “Mismatch” dhe i ndihmon arsimit në përshtatje me tregun e punës dhe përgatitjen e nxënësve sa më mirë për këtë treg. Përvoja e krijuar në rajonin e Pejës synohet të bartet në nivel qendror, duke iu ofruar Ministrisë së Arsimit mbështetje për zbatimin e lëndës së orientimit në karrierë në shkollat e Kosovës. Kjo është bërë përmes trajnimeve të drejtpërdrejta me mësimdhënësit e Kosovës si dhe përmes mbështetjes procesit të hartimit të strategjisë për komunikimin me prindërit për çështjet e karrierës. Në nivel lokal bëhet monitorimi dhe mentorimi i mësuesve që janë trajnuar vitin e kaluar në Deçan dhe Klinë, si dhe një analizë me nevojat që kanë këto shkolla që bashkë me rekomandimet i dorëzohet Drejtorisë komunale të arsimit. Kurse në komunën e Pejës, në bashkëpunim me të gjithë akterët që koordinohen në një grup lokal, bëhet identifikimi i nevojave dhe kalohet në hapat konkret për realizimin e tyre. Njëkohësisht, krijohen grupet e para të prindërve dhe aktivitete informuese dhe vetëdijesuese të prindërve për karrierën.

Arritjet e projektit:

- Koordinimi i një grupi lokal me përbërje nga të gjithë akterët nga komuna, shkollat dhe biznesi, hartimi një dokumenti për analizën e nevojave në sektor, Ndërhyrje në nevojat në sektorin e edukimit në karrierë të identifikuara nga grupi

- Trajnimi për orientim në karrierë me mësuesit e rreth 80 pilot shkollave të kurrikulës në nivel të Kosovës

- Mbështetja për Ministrinë e Arsimit për hartimin e strategjisë së komunikimit me prindërit për orientimin në karrierë

- Hartimi i guidave për shkollat e mesme profesionale të Pejës. Shpërndarja e tyre tek rreth 1700 nxënës të klasave të nënta

- Takime me prindërit në shkollat e mesme të ulëta, bashkëbisedim për karrierën, organizim i takimeve dhe vizitave në shkolla të mesme profesionale

- Përfshirja e prindërve sa më shumë që të jetë e mundur me një rol aktiv në mbështetjen e fëmijëve të tyre në zgjedhjet e tyre të karrierës, veçanërisht me përfundimin e klasës së 9-të dhe vendimin për arsimim të mëtejshëm

- Të ndihmojë dhe t'i shtyjë institucionet e Kosovës t’u japin prindërve një rol aktiv duke u ofruar atyre mbështetjen që kanë nevojë për të ndërtuar komunikim me prindërit dhe për t’u dhënë një rol aktiv në mbështetjen e fëmijëve

 

Fuqizimi i OSHC-ve lokale dhe qytetarëve në parandalimin e korrupsionit në prokurimet publike komunale

Titulli i projektit: Fuqizimi i OSHC-ve lokale dhe qytetarëve në parandalimin e korrupsionit në prokurimet publike komunale

Kohëzgjatja: Janar 2018 - mars 2020

Vendi: Istog, Kosovë

Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit

Buxheti: 8.550.00 euro

Donatori: DAI – USAID 

 

Qëllimi i projektit: 

Qëllimi i projektit është fuqizimi i shoqërisë civile në adresimin dhe luftimin e korrupsionit në prokurimin publik dhe të jetë pjesë e projektit TEAM “Komunat Transparente, Efektive dhe Përgjegjëse”, të zbatuar nga DAI dhe të përkrahur financiarisht nga USAID. 

Përfituesit:

Përfitues direkt janë institucionet e komunës së Istogut, qytetarët dhe opinioni i gjerë. Ideja e këtij projekti është të rrisë transparencën dhe ndërgjegjësimin e institucioneve për llogaridhënie ndaj qytetarëve. 

Realizimi i projektit: 

Projekti do të monitorojë  komunën e Istogut, dhe atë të gjitha fazat e prokurimit duke filluar nga procesi i përgatitjes dhe aprovimit të  buxhetit komunal, përpilimit të planeve të prokurimit, procedurat e prokurimit, menaxhimin e kontratave dhe performancën e komunave në adresimin e gjetjeve të specifikuara në raportet e Auditorit. Ky projekt mëton që përmes monitorimit aktiv të të gjitha këtyre fazave të prokurimit të përmirësojë menaxhimin e parasë publike, rris kualitetin e shërbimeve për qytetarët dhe të zvogëlojë rreziqet e korrupsionit. Përmes këtij projekti, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) gjatë dy viteve të ardhshme do të fuqizojë kapacitetet e konsorciumit të OJQ-ve lokale Syri i Vizionit, YAHR, ISDY dhe Ekovizioni për të monitoruar prokurimin publik në komunat e Prizrenit, Suharekës, Ferizaj, Lipjanit, Istogut dhe Podujevës

Arritjet e projektit:

Faza e planifikimit të buxhetit -  Monitorimi i procesit të buxhetimit komunal për pajtueshmëri me kërkesat ligjore për zhvillimin e buxhetit komunal dhe përcjellja e prioriteteve të paraqitura nga qytetarët gjatë dëgjimeve buxhetore dhe përfshirja e prioriteteve të paraqitura nga qytetarët në buxhet për vitin e ardhshëm.

Faza e planifikimit të prokurimit - Monitorimi i procesit të zhvillimit të planeve komunale të prokurimit dhe monitorimi i zbatimit të planeve komunale të prokurimit.

Procesi i prokurimit -  Monitorimi i dy proceseve të prokurimit me vlerë të lartë duke përfshirë analizën e specifikimeve teknike, vlerësimin nëse po zbatohen procedurat e sakta të prokurimit, vlerësimi i procesit të vlerësimit të ofertave (përzgjedhja e komisionit vlerësues, kriteret e vlerësimit), monitorimi dhe evidentimi i çdo ankese nga operatorët ekonomikë që marrin pjesë në proces, nxjerr në pah çdo devijim nga afatet kohore ligjore;

Menaxhimi i kontratave -  Monitorimi i zbatimit të dy kontratave me vlerë të lartë (të njëjtat kontrata të monitoruara gjatë procesit të prokurimit); dhe monitorimi dhe ekstrapolimi i gjetjeve të auditimit në lidhje me komunat e monitoruara (rreziqet dhe gjetjet e përsëritura).