Qendrimi dhe ëndrra e tij e madhe për t’u bërë kuzhinier

Qendrim Mujaj djal i ri nga komuniteti RAE është njëri prej 50 të rinjëve që u certifikua nga Qendra për Aftësim Profesional në Pejë pasi vijoi kursin tre mujor per kuzhiner në këtë qendër. Aftësimi profesional i të rinjëve në fushat që i mungojnë tregut të punës ka synim të ngrit mundësitë që ata të punësohen një ditë e që është edhe synimi kryesor i projektit "Fuqizimi dhe Punësimi i të Rinjëve, Grave dhe Grupeve tjera të cenueshme në pesë Komunat e Kosovës" financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Syri i Vizionit në partneritet me The Balkan Forum dhe Komunën e Istogut
Qendrimi tani ndjehet i gatshëm të kontribuoj aktivisht në treg të punes, ashtu siç ndjehen edhe 42 personat tjerë të komuniteteve jo-shumicë që u trajnuan dhe u aftësuan për punë dhe shpresojnë që një ditë do të mund të integrohen në treg të punes pa qenë të diskriminuar dhe gjithnjë duke u trajtuar në mënyrë të barabartë
Për më shumë ndiqeni tregimin e Qendrimit