mendo globalisht,
vepro lokalisht

Në Pejë nis karvani i parë shëndetësorë rreth sëmundjeve jo ngjitëse

26.04.2023

25 prill 2023 - Pejë: Është realizuar karvani i parë shëndetësorë për vetëdijesimin e qytetarëve lidhur me sëmundjet jo ngjitëse në temat - ndikimi i duhanit, alkoolit, aktiviteti fizik, të ushqyerit e shëndetshëm. Gjatë këtij aktiviteti, qytetarët kanë plotësuar kartën e vlerësimit dhe më pas kanë bërë kontrolle tek ekipet e stafit shëndetësor të angazhuar nga projekti për këtë qëllim.

Me nisjen e këtij karvani, 274 qytetarë u informuan më shumë rreth sëmundjeve jo ngjitëse.

Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Kujdesi shëndetësor i qasshëm dhe cilësor- #aqhproject”  i cili zbatohet nga Swiss TPH dhe Syri i Vizionit si dhe financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

Karvanët shëndetësorë të radhës do të realizohen edhe në Klinë, Istog, Junik, Kamenicë dhe Deçan.