mendo globalisht,
vepro lokalisht

Projektet e vitit 2016

Syri i Vizionit gjatë vitit 2016 ka vazhduar aktivitetet e veta në kuadër të projekteve dhe partneriteteve që i ka, të cilat kanë sjellë ndryshime në jetën e mijëra qytetarëve anekënd Kosovës. Një pjesë e këtyre aktiviteteve ka qenë vazhdimësi e projekteve dhe partneriteteve të krijuara gjatë punës në vitet e kaluara, por edhe duke u përfshirë projekte të reja të rëndësishme.

Dy projekte të rëndësishme janë zhvilluar në komunën e Istogut me mbështetjen e Komisionit Evropian, që kanë për qëllim zhvillimin e mundësive të kësaj komune për prezantim dhe zhvillim të truizmit dhe inovacionin në përgjithësi.  Mbështetja e agro turizimit në Istog ka vazhduar me projektin me rëndësi të lëshimit të shtegut turistik në Burim të Istogut dhe projekti i ri që ka filluar në partneritet me STIKK për zhvillimin e ndërmarrësisë. E njëkohësisht në vitin e pestë dhe të fundit është punuar me Solidar Suisse në sektorin e përpunimit dhe prodhimit të qumështit.

Angazhimi i shtuar në sektorin e zhvillimit, promovimit të turizmit dhe edukimit të duhur për t’u përshtatur me tregun e punës është zgjeruar edhe më tej gjatë këtij viti, duke vazhduar dy projektet ekzistuese “Mismatch” dhe “SEED” që për qëllim kanë mbështetjen e shkollave në krijimin e kuadrove sa më të mirë për punë. Aktivitet nga Komuna e Pejës, janë zgjeruar në gjithë rajonin juglindor të Kosovës, duke përfshirë edhe shkollat e Gjakovës dhe Prizrenit dhe përmes granteve që u janë shpërndarë 11 organizatave dhe subjekteve përfitues në këto komuna. 

Në shkollat e Kosovës kanë vazhduar dy projekte vazhdimësi e bashkëpunimit me partnerin shumë të rëndësishëm të SiV në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të fëmijëve, “Save the Children” me të cilët kemi qenë një partner aktiv në hartimin e Ligjit për Fëmijët në Kosovë, hartimin e rregulloreve komunale për kodet e mirësjelljes  dhe për kutitë e ankesave nëpër komuna.

Dy projekte të reja që po zhvillohen në rajonin e Pejës janë zhvilluar në partneritet me KFOS dhe kanë për qëllim integrimin e komuniteteve rom, egjiptian dhe ashkali, me një rol të veçantë të përfshirjes së fëmijëve në shkolla.

Në sektorin e angazhimit qytetar, fuqizimit të shoqërisë dhe demokratizimit përmes projektit “Qytetaria Aktive” me Olaf Palme Centar është vazhduar inkurajimi i qytetarisë aktive në Kosovë, në Projektin për Përkrahjen e Grave me mbështetjen e USAID/ATRC, që ka filluar këtë vit është mbështetur fuqizimi i grave në politikë, biznes e shoqëri civile, kurse në vazhdimësinë e vitit të tretë të projektit SELDI është vazhduar angazhimi antikorrupsion  si pjesë e rrjetit ballkanik. Këmbimi i informatave dhe rrjetëzim është realizuar përmes koordinimit të rrjetit Civikos në nivel lokal.

Viti 2016 ka qenë një vit në të cilin organizata ka vazhduar rritjen dhe profesionalizimin saj, në projekt të ndryshme gjatë këtij viti kanë qenë të angazhuar aktivisht një staf prej 53 personave, nga të cilët 19 janë staf i përhershëm i zyrës. Veç stafit ka pasur një angazhim të vazhdueshëm të anëtarëve dhe vullnetarëve  që e kanë bërë të dukshëm aktivitetin e organizatës. Ky vit ka rezultuar me një prani shumë të rëndësishme në media, ku SiV ka ofruar ekspertizën e vet në nivel vendi duke shërbyer si pikë referimi për Kosovë në disa tema, si dhe duke ndarë përvojat e saj me publikun.  Në shërbim të dukshmërisë më të mirë të organizatës ka pasur produkte që kanë ndikuar në imazhin e SiV tek publiku, por edhe me shtimin e aseteve dhe përshtatjen e hapësirave për punë.

Ngritja e kapaciteteve të stafit është bërë edhe me menaxhimin financiar, që është bërë më mbështetjen e  partnerëve dhe ATK, dhe me hartimin e Procedurat financave. Janë mbajtur edhe dhjetëra trajnime të ndryshme, konferenca e simpoziume si dhe vizita studimore, si psh. në fushën e të drejtave të fëmijëve, që kanë çuar në rritjen e numrit të trajnerëve në organizatë.  

Gjithë kjo ka ndikuar që organizata të jetë një zë i qartë i qytetarisë aktive në Kosovë dhe rajon duke grumbulluar rreth vetës komunitete që dëshirojnë të angazhohen për përmirësimin e kushteve të jetës dhe duke bërë ata pjesë të një procesi që synon të sjellë ndryshime dhe zhvillim.  Zyrat e Syri i Vizionit kanë qenë një adresë në të cilën qytetarët dhe komunitetet kanë gjetur një mbështetje, kurse ata janë udhëzuar dhe mbështetur në kërkesat dhe idetë e tyre duke i shndërruar ata të gjithë pjesë të një angazhimi të përbashkët që grumbullon të gjithë ata që kanë për qëllim ndryshimin pozitiv në lagjet dhe fshatrat ku ata jetojnë. 


  

 

Qeverisja me të drejtat e fëmijëve

Emri i projektit: “Qeverisja me të drejtat e fëmijëve” 
Kohëzgjatja: 12 muaj  (Janar 2016 – Dhjetor 2016)
Vendi: Pejë, Gjakovë, Ferizaj, Gjilan, Prishtinë, Mitrovicë dhe Klinë
Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit
Buxheti: 57,430.72€
Donatori: Save the Children

Qëllimi i projektit: Projekti ka për qëllim të fuqizojë fëmijët në nivel lokal dhe përfshirjen e tyre në vendimmarrje përmes forcimit të asambleve komunale të fëmijëve, si organ ligjor për organizimin e fëmijëve në nivel komunal, në mënyrë që ato të ndikojnë në hartimin e politikave lokale, që lidhen me përmirësimin  e pozicionit të fëmijëve, respektimin e të drejtave të tyre dhe përfshirjen në vendimmarrje.

Përfituesit: Përfitues janë fëmijët e asambleve komunale të komunave Pejë, Gjakovë, Prishtinë, Gjilan, Ferizaj, Mitrovicë dhe Klinë, të cilët përfaqësojnë shkollat e mesme të ulëta të këtyre komunave, gjithashtu përfitues janë edhe institucionet lokale, gjegjësisht koordinatorët për të drejtat e fëmijëve si dhe shkollat, të cilët janë pjesë e të aktiviteteve të projektit si dhe të trajnimeve të shumta të cilat janë realizuar për ngritje të kapaciteteve dhe fuqizim të asambleve.

Realizimi i projektit: Në gjashtë komuna të Kosovës është punuar direkt me asambletë e fëmijëve si dhe me koordinatorët për të drejtat e fëmijëve në këto komuna, ku asambletë e fëmijëve dhe koordinatorët kanë hartuar planet e tyre të punës për dy vite të ardhshme.
 
Aktivitetet dhe Rezultatet:

  • Janë realizuar 6 takime informuese me asambletë komunale të fëmijëve të komunave Pejë, Gjakovë, Prishtinë, Mitrovicë, Gjilan dhe Ferizaj,
  • Realizimi i turnamentit të debatit Karl Popper me rastin e shënimit të ditës së mësuesve në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës dhe partnerëve SCI dhe SIV,
  • Rritja e pjesëmarrjes së fëmijëve në vendimmarrje përmes zgjedhjeve të lira në shkollat fillore të ulëta, për përzgjedhjen e anëtarëve të asamblesë së fëmijëve nga vet fëmijët,
  • Përzgjedhja e anëtarëve të rinj të grupit ROR,
  • Realizimi i takimit informues të grupit ROR, për prezantimin e planit të aktiviteteve dhe anëtarëve të rinj të këtij grupi,
  • Lansimi i ueb faqes së re të grupit ROR,
  • Janë realizuar 7 takime me njësi për të drejtat e njeriut, gjegjësisht me koordinatorët për të drejtat e fëmijëve në shtatë komuna,
  • Janë realizuar 7 aktivitete në kuadër të ditës ndërkombëtare të fëmijëve 1 Qershori Realizimi i trajnimit me koordinatorët për të drejtat e fëmijëve,
  • Hartimi i draft dokumentit të parë të CLMA-ve,
  • Janë realizuar 5 takime te  rregullta me asambletë e fëmijëve (Klinë, Gjakovë, Mitrovicë, Ferizaj, Gjilan)
  • Është realizuar takimi rregullt si dhe një trajnim me grupin e fëmijëve monitorues ROR,
  • Realizimi i dy vizitave shkëmbyese në mes të asambleve komunale të fëmijëve,
  • Janë realizuar 7 takime me njësi për të drejtat e njeriut gjegjësisht me koordinatorët për të drejtat e fëmijëve në shtatë komuna,
  • Janë realizuar 7 aktivitete në kuadër të ditës ndërkombëtare të fëmijëve 1 Qershor,
  • Realizimi i trajnimit me koordinatorët për të drejtat e fëmijëve,
  • Hartimi i draft dokumentit të parë të CLMA-ve,
  • Janë realizuar 5 takime të  rregullta me asambletë e fëmijëve (Klinë, Gjakovë, Mitrovicë, Ferizaj, Gjilan)
  • Është realizuar takimi rregullt si dhe një trajnim me grupin e fëmijëve monitories ROR
  •  
Qytetaria Aktive

Titulli i Projektit: Active Citizenship Kosova
Kohëzgjatja: 12 muaj (Janar 2016 - Dhjetore 2016)
Vendi: Pejë, Istog, Klinë, Deçan dhe Rahovec
Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit
Buxheti: 34,721.35 €
Donatoret: Olof Palme Internacional

Qëllimi i projekti: Projekti ka për qëllim aktivizimin e qytetarëve në nivel lokal që të ndikojnë në zhvillimin e kapaciteteve të komunitetit të organizohen për të përmirësuar jetesën e tyre, dhe të jenë pjesë përbërëse e vendimmarrjes në nivelin komunal.

Përfituesit: Përfaqësuesit e këshillave lokale të komunave Pejë, Istog, Klinë, Deçan dhe Rahovec, grupet formale dhe jo formale të grave, gratë asamblistë, grupet e të rinjve, deputetë të asambleve komunale, zyrtarët e institucioneve, akteret e tjerë që punojnë në ketë fushë si dhe të gjithë qytetarët e Kosovës.

Realizimi i projektit: Projekti Active Citizenship është fokusuar në mbështetjen, fuqizimin dhe ngritjen e kapaciteteve të këtyre grupeve të akterëve në komunitet, organizatave jo qeveritare, grupeve të grave të rinjve, që këto grupe të kenë mundësi të krijojnë vetëiniciativa për të qenë pjesë e vendimmarrjes, dhe monitorimit të zyrtarëve në përmirësimin e komunikimit mes zyrtarëve dhe komunitetit.
Si mekanizëm tjetër për të ndihmuar kryetarët e këshillave lokalë dhe grupet tjera të interesit, vazhdon të funksionojë zyra ndihmese dhe këshilluese, e cila ndihmon çdo individ, grup formal apo jo formal, në shkrimin e kërkesave, ankesave apo projekt ideve për të adresuar tek institucionet. Ndërsa tjetër mjet avokues që shërben për shpërndarjen e informatave tek qytetaret është edhe ueb faqja www.aktivizohu.org, përmes se cilës shpërndahen informata të shumta se si mund të zhvillohet një qytetari aktive, publikohen problematikat apo edhe zgjidhjet e tyre me vetinicimin e qytetarëve dhe përmes kësaj kenë qasje edhe banoret në komunat e ndryshme të Kosovës.
Aktivitet e këtij projekti edhe këtë vit janë koncentruar në fuqizimin e rolit të gruas në proceset vendimmarrëse, duke i përkrahur me grante të vogla, për të cilat në total janë pesë (5) grante. 

Aktivitet dhe Rezultatet:

  • Takime konsultative më të gjithë akterët e paraparë në projekt.
  • Hulumtim me qytetarët dhe punëtorët në ndërmarrjet publike dhe private. “Ndërgjegjësimi i Punëtorëve për të Drejtat e tyre dhe regjistrimi ne Sindikata”, nëse ata janë të regjistruar në ndonjë sindikatë, në qoftë se ata kanë njohuri për përfaqësimin e sindikatave në gjykatë në rast se të drejtat e tyre janë shkelur, si dhe informacione të tjera do të mblidhen në këtë hulumtim. Rezultatet e këtij hulumtimi kanë shërbyer për konferencën, është organizuar pas këtij hulumtimi.
  • Konferenca me përfaqësues të Sindikatave, Drejtoria për Punë dhe Mirëqenie Sociale, Drejtoria për Rini, kryetarët e këshillave lokale, përfaqësues të komunave, qytetarëve dhe organizatave joqeveritare për të marrë pjesë në këtë konferencë.
  • Punëtori me kryetarët e këshillave për listmin e prioriteteve me të cilat ballafaqohet komuniteti.
  • Takime me zyrtarët e komunave për prezantimin e prioriteteve të banorëve për secilin lokalitet nga vetë kryetarët e këshillave lokalë duke ndikuar kështu drejtpërdrejtë në përfshirjen  e nevojave të komunitetit.
  • Punëtori për identifikimin e nevojave apo problematikave të dala nga vet gratë, dhe hartimi i një plani të punës së përbashkët të grave asambleiste, organizatat e grave, gratë aktive në komunitet dhe zyrat për barazi gjinore.
  • Rritja e pjesëmarrjes se qytetarëve, përmes kryetarëve të këshillave ne takimet publike që organizon komuna sidomos takimet publike për buxhetin dhe planet zhvillimore ku banorët i kanë dhënë mbështetje përfaqësuesve të tyre të zgjedhur nga veta ata si kryetar apo anëtarë të këshillave, që prioritet e tyre të futën në buxhetin dhe planin zhvillimor komunal.
  • Përgatitja e një informatori për të informuar komunitetin lidhur më subvencionet ne bujqësi. Ky informator do të rriste numrin e aplikuesve për të përfituar nga këto subvencione do të ndikonte tek institucionet lokale dhe qendrore të rrisnin shumën për subvencione do të kishin mundësi të bëjnë edhe përzgjedhje më të mirë.
  • Fushata “Java e Qytetari Aktive” si mjet për vetëdijesimi dhe aktivizimin e të gjithë akterëve më të cilët punohet, për adresim të problemeve dhe ngritjes së zërit në proceset vendimmarrëse.
  • Konferenca nacionale me përfaqësues: Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, Agjensioni për Barazi Gjinore, Ministria e Financave, Zyrat për Barazi Gjinore, drejtorët e Administratave, shoqëri civile, grupet e grave asambliste, grupet joformale të grave, përfaqësues të këshillave lokale. Qëllimi i konferencës, Adresimi i problematikave të nivelit lokal karshi institucioneve qendrore.
  • Organizimi i dy radio debateve për të informuar qytetarët, institucionet dhe grupet tjera të interesit për fushatën Qytetarisë Aktive, duke promovuar dhe ndikuar drejtpërdrejtë në nxitjen e qytetarisë aktive, mundësit dhe të drejtat që qytetarët kanë ndaj institucioneve dhe institucionet ndaj tyre.
  • Përkrahja e pesë grupeve jo formale të grave me grante të vogla, për mbrojtjen e të drejtave të grave, fuqizimin e rolit të tyre në proceset e vendimmarrjes, me mbështetjen nga gratë asamblistë të këtyre komunave ku implementohet projekti.
  • Funksionimi i Zyrës, që ka shërbyer për pritjen e palëve dhe adresimin e problematikave të qytetarëve në dokumente zyrtare, kërkesa, ankesa, projekt ide etj. Po ashtu zyra ka shërbyer edhe si një lloj institucioni udhëzues dhe ndihmës e konsultues për të gjithë qytetarët, kryetarët e këshillave lokale, shoqërinë civile dhe institucionet pasi që kjo zyrë, sipas nevojës, njofton edhe institucionet lokale me politikat që dalin nga institucionet në nivel qendror.
  • Ueb faqja www.aktivizohu.org  si mjet informues, avokues dhe shkëmbyes i përvojave të mira të vetë iniciativave, direkt për qytetare në tërë Kosovën.
Mbështetje e BE-së në Zbatimin e Strategjisë për komunitetet Romë, Egjiptian dhe Ashkali

Titulli i Projektit: Mbështetje e BE-së në Zbatimin e Strategjisë për Integrimin e Komuniteteve Rom, Egjiptian dhe Ashkali 2-Arsim për Integrim (EUSIMRAES 2)
Kohëzgjatja: 36 muaj (Prill 2016 - Mars 2019)
Vendi: Istog
Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit
Buxheti: 94203.80 €
Donatoret: Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS)

Qëllimi i projektit: Objektivi specifik i projektit është të siguroj një qasje të barabartë të fëmijëve rom, egjiptian dhe ashkali në arsimin parafillor, fillor dhe të mesëm, duke përmirësuar regjistrimin, vijimin dhe arritjen e rezultateve të fëmijëve nëpërmjet mbështetjes së bazuar në komunitet dhe asaj financiare.

Përfituesit: Fëmijët nga komunitetet rome, egjiptiane dhe ashkali, nga mosha 5 deri ne 14 vjeç, prindërit e fëmijëve të moshës shkollore, mësuesit e shkollave që shërbejnë komunitetet e synuara, nxënësit e shkollave të mesme, organizatat e shoqërisë civile dhe publiku i gjerë në Kosovë.

Realizimi i projektit: Përfshirje e fëmijëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në arsimin parafillor, fillor dhe të mesëm dhe përmirësim i rezultateve të të nxënit të tyre. Qasje dhe vijueshmëri e përmirësuar e fëmijëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në arsimin e mesëm të lartë dhe përmirësim i kapaciteteve të tyre për të përfituar nga arsimi i lartë. Organizatat që punojnë në fushën e arsimimit të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian përmirësojnë kapacitetin e tyre për t’u ofruar shërbime cilësore anëtarëve të komuniteteve të tyre

Aktivitet dhe Rezultatet:

  • Mbështetet operimi i 10 qendrave mësimore
  • Bëhet vetëdijesimi i prindërve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian për të regjistruar fëmijët me kohë në shkollë
  • Ofrohet mbështetje logjistike fëmijëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian për të  vijuar arsimin parafillor
  • Ofrohet mentorim individual dhe ndihmë në detyra të shtëpisë për fëmijët e moshës shkollore dhe atyre të kthyer
  • Organizohet trajnim kundër paragjykimeve për mësimdhënësit dhe prindërit, dhe ofrohet mentorim/këshillim për të siguruar zbatimin e kompetencave të marra
  • Organizohen ngjarje lokale për të ndihmuar integrimin më të mirë të fëmijëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në nivelin shkollor.
  • Ofrohet mbështetje për regjistrimin e fëmijëve rom, ashkali dhe egjiptian në arsimin e mesëm të lartë
  • Krijohet një program i bursave për nxënësit rom, ashkali dhe egjiptian të shkollave të mesme të larta
  • Ofrohet mentorim për përfituesit e bursave
  • Themelohet një rrjet joformal i OShC që punojnë në përmirësimin e mundësive të arsimimit për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian
  • Lehtësohet komunikimi në mes të anëtarëve të rrjetit dhe shpërndahet informacioni
  • Zhvillohet strategjia e bashkëpunimit për rrjetin
  • Ofrohen mundësi të zhvillimit profesional të anëtarëve të rrjetit, për të përmirësuar shkathtësitë e tyre të shërbimit dhe avokimit.
Zhvillimi i inovacionit dhe ndërmarrësisë në rajonin ndërkufitar Kosovë dhe Mali i Zi

Emri i projektit: “Zhvillimi i inovacionit dhe ndërmarrësisë në rajonin ndërkufitar Kosovë dhe Mali i Zi” 
Kohëzgjatja: 14 muaj  (dhjetor 2015 – shkurt 2017)
Vendi: Istog- Kosovë dhe Berane- Mali i Zi
Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit dhe STIKK
Buxheti: 250,752.14 € (SiV 64,728.34 €)
Donatori: Komisioni Evropian

Qëllimi i projektit: Qëllimi i këtij projekti është që të japë kontribut në zhvillimin socio-ekonomik në rajonet e Istogut (KS) dhe Beranes (MNE) përmes investimeve në inovacion dhe rritjen e konkurrencës, e cila do të hapë një model të ri për të sjellë cilësi të ngritura në sektorin e turizmit duke futur teknologjinë në produkte dhe paketa turistike.


Përfituesit: Përfitues janë të projektit është shtëpia së Inovacionit në Istog dhe Berane, të cilat do të përpiqen për të përfituar nga burimet intelektuale lokale të ofruara nga përfituesit përfundimtarë, të cilët në këtë rast janë banorët lokalë që janë të përfshirë në industrinë e turizmit, por edhe popullsia më e gjerë e Kosovës dhe Malit të Zi që do të thirren për të kontribuar në këtë projekt. Përveç kësaj, me ekspertizën e partnerëve të projektit dhe mbështetjen e konsulentëve të jashtëm, projekti synon të krijojë rezultatet në rritjen e ndërgjegjësimit në industrinë e turizmit dhe sipërmarrjes (Promovimi & komunikimi), rritja e konkurrencës dhe inovacionit - strukturat mbështetëse (Shtëpia e Inovacionit) si dhe rritja dhe promovimin e produkteve / shërbimeve rajonale.
Realizimi i projektit: Projekti implementohet nga partneret: Shoqata e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit të  Kosovës (STIKK) dhe OJQ Syri i Vizionit në anën e Kosovës, në bashkëpunim me anën e Malit të Zi, e përbërë nga Organizata e Turizmit të Berane dhe Klasteri i Teknologjisë së Malit të Zi. Projekti synon që nëpërmjet këtyre rezultateve, përfituesit të cilët në këtë rast janë banorët lokalë dhe autoritetet lokale, pjesëmarrësit e projektit do të shfrytëzojnë mundësitë e ofruara në internet për promovimin e turizmit, tregtisë dhe komunikimit, për të rritur kapacitetet e tyre përmes një numri të trajnimeve dhe seminareve; dhe do të vijnë me risi të reja që do të aplikohen për industrinë e turizmit lokal, por për më tepër, ajo mund të ri-aplikohet në të gjithë rajonin në shënjestër nga projekti i bashkëpunimit ndërkufitar.

Aktivitetet dhe Rezultatet:

  • Krijimi i një komitetit të përbashkët drejtues dhe trajnimin e aktorëve kyç për të shërbyer si promovues të turizmit
  • Themelimi dhe funksionalizimi i Shtëpive të Inovacionit për Kosovë (në Istog) dhe për Mal të ZI (në Berane)
  • Sjellja e mjeteve për lehtësimin e tregtisë, turizmit dhe komunikimin brenda zonës së programit (Internet, mjete teknike)
  • Mbështetje për promovimin e produkteve/shërbimeve rajonale përmes organizimit të ngjarjeve dhe aktiviteteve ndërkufitare
  • Organizimi i garës një javore në formën e kampit të zhvillimit të bizneseve të reja (sh. startup weekend) dhe aplikacion mobil për teknologjinë dhe risitë e turizmit që do të ndikojë në zhvillimin e mëtutjeshëm së industrisë së turizmit në Istog
  • Mentorimi dhe zhvillimi i ideve të inovacionit që vijnë nga gara 1-javore
  • Dhënia e granteve për bizneset e reja të krijuara nga gara 1-javore për formimin sa më të saktë të ideve dhe biznesin e tyre
  • Zhvillimi i planit të marketingut / materialeve promovuese të shtypura
  • Organizimi i fushatave promocionale, duke përfshirë video dhe promovimin e vendit.

 

Së bashku për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve

Emri i projektit: “Së bashku për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve” 
Kohëzgjatja: 12 muaj  (Janar 2016 – Dhjetor 2016)
Vendi: Prishtinë, Pejë, Gjakovë, Klinë, Ferizaj, Gjilan, Prizren dhe Mitrovicë
Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit
Buxheti: 41,683.07 €
Donatori: Save the Children

Qëllimi i projektit: Zhvillimi i një sistemi për monitorimin dhe raportimin e dhunës ndaj fëmijëve, me anë të krijimit të politikave të favorshme për përmirësimin e mbrojtjes së fëmijëve në Kosovë, që janë në përputhje me Konventën për të Drejtat e Fëmijës dhe standardet e BE-së

Përfituesit: Përfitues janë shkollat: “Ramiz Sadiku” e “Xhemail Kada” Pejë, “Zekeria Rexha” e “Mustafa Bakija” Gjakovë, “Jeronim de Rada” e “Tefik Çanga” Ferizaj, “Andon Zako Çajupi” e “Bedri Gjinaj” Mitrovicë, “Naim Frasheri” dhe “Ismail Qemali” në Prishtinë,  “Ibrahim Fehmiu” dhe “Haziz Tola” në Prizren dhe “Selami Hallaqi” dhe “Thimi Mitko” në Gjilan, që kanë ndjekur trajnimet për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna në shkollë dhe krijimin e komisionit për administrim më kutinë e ankesave. Po, ashtu përfitues janë edhe institucionet në nivel lokal dhe nacional që për mandat kanë mbrojtjen e fëmijëve, sidomos në hartimin e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, si dhe drejtoritë e arsimit nëpër komuna, prindërit dhe qendrat për punë sociale.

Realizimi i projektit: Në tetë komuna të Kosovës është punuar direkt me këshillat e shkollës në krijimin e komisionit për administrim me kutinë e ankesave si dhe krijimin dhe fuqizimin e mekanizmave tjerë në fuqizimin e mekanizmave brenda shkollës. Po ashtu është hartuar kodi unik i mirësjelljes për shkolla me ndihmën e drejtorive të arsimit nga komunat Pejë, Klinë dhe Gjakovë, përmes të cilave është shtrirë në gjithë vendin. Është ndihmuar komisioni parlamentar në finalizimin e ligjit si dhe janë përfshirë komunat në hartimin e këtij ligji, i cili do të miratohet gjatë vitit 2017. 
 
Aktivitetet dhe Rezultatet:

  • Forcimi i mekanizmave funksionalë  në 8 komuna, për të parandaluar dhe për t'iu përgjigjur të gjitha formave të dhunës;
  • Hartimi i Kodit Unik të mirësjelljes në tetë komuna, i cili do të shpërndahet në të gjitha shkollat në këto komuna;
  • Krijimi i grupit komunal për hartimin e Kodit të Sjelljes në nivel komunal;
  • Themelimi i këshillave të shkollave për hapjen e kutive dhe adresimin e ankesave;
  • Raportimi mbi monitorimin e përdorimit të kutive të ankesave;
  • Mbajtja e Javës kundër dhunës ndaj fëmijëve dhe lansimi i video animacionit për ndalimin e ndëshkimit trupor ndaj fëmijëve;
  • Pjesëmarrja e rreth 1.000 fëmijëve në aktivitete gjatë fushatës së Javës kundër dhunës
  • Përfshirja e institucioneve lokale në hartimin e ligjit për mbrojtjen e fëmijës dhe ndihmë  komisionit parlamentar;
  • Organizimi i dy punëtorive me komuna dhe institucione të nivelit nacional për finalizimin e projekt ligjit për mbrojtjen e fëmijës;
  • Informimi i deputetëve të Kuvendit të Kosovës për rekomandimet që dolën nga takimet e nivelit rajonal për projektligjin për mbrojtjen e fëmijëve;
  • Inicimi i dialogut social ndërmjet prindërve, shkollave dhe QPS-ve në parandalim të dhunës ndaj fëmijëve jo vetëm në shkollë por edhe në familje në katër komuna (Pejë, Gjakovë, Prishtinë dhe Ferizaj);
  • Krijimi i grupeve me nga 10-15 prindër në kopshtin “Pëllumbat e paqes” në Pejë dhe parafillor në shkollën “Zekeria Rexha” për të ndjekur trajnimet mbi disiplinën pozitive;
  • Janë mbajtur trajnime për  disiplinën pozitive në prindërimin e përditshëm dhe janë certifikuar 21 prindër që kanë ndjekur këtë trajnim.
  • Janë shtypur mbi 12 000 broshura për funksionimin e kutive të ankesave dhe janë shpërndarë nëpër të gjitha shkollat dhe komunat për ngritje të vetëdijes së prindërve, fëmijëve dhe mësimdhënësve për kutitë;
  • Janë mbajtur tri punëtori dhe dy dëgjime publike për rregulloren komunale në komunën e Pejës për hapjen dhe administrimin e kutive të ankesave në shkolla fillore dhe të mesme të ulëta.
Projekti për përkrahjen e grave

Emri i projektit: “Projekti për përkrahjen e grave”
Kohëzgjatja: 15 muaj  (shkurt 2016 – maj 2017)
Vendi: Pejë, Istog, Deçan dhe Junik
Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit
Buxheti: 49400 euro
Donatori: USAID/ATRC

Qëllimi i projektit: Qëllimi i këtij projekti është të ndikojë në përmirësimin e qeverisjes, parlamentarizmit dhe ndërmarrësisë në nivel lokal dhe nacional, duke avancuar dhe ngritur kapacitetet dhe fuqizuar gratë në sektorët publik, privat dhe jo-qeveritar si dhe përmirësimin e pozitës se tyre në institucione dhe biznese.

Përfituesit: Përfitues janë gratë nga politika, biznesi dhe shoqëria civile në katër komunat Pejë, Istog, Deçan dhe Junik, Kuvendet komunale, zyrat për barazi gjinore dhe shoqëria e gjerë në kuptimin e përgjithshëm.

Realizimi i projektit: Në katër komuna të Kosovës do të punohet direkt në fuqizimin e grave, inkurajimin e tyre për një rol aktiv, ngritjen e kapacitete të tyre si gra asmableiste, nga biznesi apo nga shoqëria civile. Një grup prej 20 grave asambleiste në këto katër komuna si bartëse të procesin do marrin asistencën e duhur për rishikimin e legjislacionit në nivel lokal dhe ngritjes së aftësisë për të qenë aktive në Kuvendet komunale. Rishikimi i rregulloreve bëhet në Kuvendet komunale përkatëse nëpër komuna.
Në grupin tjetër të përbërë nga gra aktive në biznes, politikë dhe shoqëri civile janë 24 gra që do ndjekin dhe do certifikohen në Shkollën e ndërmarrësi me trajnerë të përzgjedhur nga Syri i Vizionit në tetë punëtori me tema të ndryshme të angazhimit, inovacionit dhe ndërmarrësisë.
Një forum me gratë aktive në Kosovë do shpërndajë përvojat e mira të krijuara në rajon dhe do ndiqet nga 40 gra përftuese, nga ku edhe do iniciohet një broshurë që do promovojë përvojat e grave të suksesshme në rajonin e Pejës. Kurse për tetë gra, katër nga biznesi dhe katër nga politika nga ekspertë ofrohen 24 sesione individuale mentorimi dhe këshillimi. 

Aktivitetet dhe Rezultatet:

  • Përzgjedhja dhe krijimi i një grupi me 20 grave përfitueseve nga subjekte të ndryshme, përfshirë edhe minoritetet nga katër asambletë komunale,
  • Mbajtja e gjashtë sesioneve ditore me gratë asambleiste,
  • Analiza në aspektin gjinor i rreth 77 rregulloreve komunale në katër komuna, hartimi raportit me rekomandime,
  • Inicimi i aktiviteteve për ndryshimin e rregulloreve komunale dhe përshtatja me ligjin e ri për barazi gjinore,
  • Përzgjedhja dhe krijimi i një grupi 24 grave përfituese nga politika, biznesi dhe shoqëria civile për Shkollën e ndërmarrësisë,
  • Trajnimi, mbajtja e tetëv punëtorive një ditore me tema të ndryshme  dhe certifikimi i pjesëmarrësve në Shkollën e ndërmarrësisë,
  • Përzgjedhja e tetë përfituesve, katër nga politika e katër nga biznesi për mentorim personal,
  • Mbajtja e 24 sesioneve individuale nga ekspertë të zgjedhur në mentorim/këshillim me tetë gratë përfituese,
  • Një takim i përbashkët ku gra të suksesshme në rajon paraqesin përvojat e tyre te një grup prej 40 grave aktive nga rajoni,
  • Hartimi dhe shpërndarja e një broshure me gratë e suksesshme me qëllim promovimin e tyre. 
Prospect +

Emri i projektit: “Prospect + ” 

Kohëzgjatja:13 muaj  (Nentor  2015 – Dhjetor 2016)
Vendi: Pejë
Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit dhe Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS)
Buxheti: 23.225.00 €
Donatori: Ministria Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) dhe Karl Kübel Stiftung für Kind und Familie (KKS)

Qëllimi i projektit: Projekti ka për qër qëllim vetëdijësimin dhe integrimin e komuniteteve Romë, Egjiptian dhe Ashkalinjë, të drejtën në edukim, shëndetësi, e cila jo vetëm është një e drejtë fondamentale por është një strategji për të tejkaluar varfërinë si dhe sigurinë në raste socio-ekonomike dhe avokim, dhe në këtë kontekst projekti ka për qëllim të kontribuojë në zbatimin e Strategjisë së Planit të Veprimit, integrimin e komuniteteve duke e përmirësuar qasjen e tyre ne arsim, shëndetësi dhe shërbime sociale. Gjithashtu ka për qëllim vetëdijësimin e prindërve me anë të trajnimeve të ndryshme, angazhimin e tyre në pjesëmarrje të shkollës.

Përfituesit: Përfitues e këtij projekti janë familjet e komuniteteve, fëmijët, të rinjët dhe të moshuarit, të cilët në bashkëpunim me institucionet organizatën Syri i Vizionit, do të përmirësojnë pjesëmarrëjen e tyre në edukim, në shëndetësi dhe shërbime socio-ekonomike, për të rritur nivelin e vetëdijësimit dhe informimit rreth shëndetësisë dhe shërbimeve shëndetësore.

Realizimi i projektit: Në komunën e Pejës është punuar në lagjen "7 Shtatori" një ndër lagjet më të banuara me këtë komunitet, si dhe në fshatin Vitomiricë– shkollat "Xhemajl Kada" dhe "7 ShtatoriË®. Në lagjet e lartëpërmendura është punuar në mënyrë direkte me komunitetet kryesisht me familjet e komuniteteve, për gjendjen e tyre aktuale, të ardhmen e tyre, të drejtat e tyre në shoqëri, integrim, të drejtat e fëmijëve në arsim ,të drejtat e tyre në shëndetësi si dhe të drejtat e tyre socio-ekonomike. Ne së bashku gjatë kësaj periudhe kohore kemi bashkëpunuar dhe kemi pas një komunikim të mire sa i përket cështjeve të prekura,në vecanti kemi organizuar fushata vetëdijësuese me prindërit për t'i motivuar ata që t'i regjistrojnë fëmijët në shkolla dhe t'ua mundësojnë vijimin e mësimit të rregullt. Projekti si projekt ka prodhuar materiale për fushata të caktuara, takime të ndryshme,
 
Aktivitetet dhe Rezultatet:

  • Janë realizuar aktivitete vetëdijësuese për regjistrimin e fëmijëve në shkollë- Rëndësia e arsimimit
  • Janë realizuar 6 aktivitete ndërkulturore nëpër qendrat /lokacionet e mësimit shtesë në temat: Toleranca, Dita e Konventës së të drejtave të fëmijëve, Dita ndërkombëtare  e fëmijëve - 1 Qershori, 28 Nëntori, Halloween dhe Festat e fundvitit -Krishtlindjet dhe Viti i Ri.
  • Janë realizuar 7 aktivitete, fushata vetëdijësuese shëndetësore në lagjet e banuara të komuniteteve në këto tema: Shtatëzënia para gjate dhe pas lindjes, Gji dhënia, Vaksionimi dhe rëndësia e vaksionimit të  fëmijëve dhe të moshuarve, Higjiena trupore, Kanceri i gjirit,  Pap-Test dhe Check –Up Reminder (rëndësia e kontrollave vjetore rutinore ), Parandalimi i kariesit
  • Realizimi i fushatës avokuese realizuar në lagjet e banuara të komuniteteve për Indentifikim dhe zgjidhjen e problemeve.


 

Mismatch (VI)

Emri i projektit: “Mismatch\" (6) 
Kohëzgjatja: 11 muaj  (shkurt 2016 – dhjetor 2016)
Vendi: Pejë, Gjakovë, Istog, Klinë, Deçan, Junik
Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit
Buxheti: 13,774.00 €
Donatori: Solidar Suisse

Qëllimi i projektit:  Përmirësimi i kualitetit të mësimdhënies përmes futjes dhe fuqizimit të lëndës së orientimit dhe këshillimit në karrierë në shkollat e mesme të ulëta, krijimi i kushteve për mësimdhënësit dhe shkollat për aplikimin e lëndës.


Përfituesit: Përfitues direkt të projektit janë nxënësit e shkollës së mesme të ulëta në komunat e rajonit të Pejës dhe Gjakovës, mësimdhënësit që janë trajnuar dhe certifikuar apo janë pajisur me planprogramin vjetor për këtë lëndë. Përfitues janë edhe komunat e Pejës, Gjakovës, Klinës, Deçanit, Junikut dhe Istogut, përmes drejtorisë komunale të arsimit, në të cilat implementohet lënda e këshillimit në karrierë.

Realizimi i projektit: Projekti është realizuar në bashkëpunim me drejtoritë komunale të arsimit në komunat Pejë, Gjakovë, Istog, Klinë, Deçan, Junik me qëllim të jetësohet mësimi i lëndës së këshillimit në karrierë. Në komunat Decan, Junik e Istog janë certifikuar 38 mësimdhënës për orientim dhe këshillim në karrierë, nga të cilat një pjesë kanë filluar menjëherë kanë filluar ta aplikojnë atë që nga muaji shtator. Kurse në komunat Gjakovë e Istog është bërë monitorimi i implementimit të lëndës që ka filluar viti i kaluar. Me DKAtë e gjashtë komunave është bërë një kërkesë e përbashkët për Ministrinë e arsimit dhe më pas hartuar plan vjetor mësimor për lëndën e këshillimit dhe orientimit në karrierë, i cili i është dorëzuar MASHT që ta ndajë si përvojë në shkollat tjera të Kosovës.


Aktivitetet dhe Rezultatet:

  • Trajnimi dhe certifikimi i 38 mësimdhënës të Orinetimit në karrierë në komunat Klinë, Deçan e Junik.
  • Fillimi i aplikimit të orientimit në karrierë si lëndë në tri komunat rajonit.
  • Raporti me rekomandime për komunat i hartuar në bazë të gjetjes nga monitorimi i zbatimit në komunat Gjakovë dhe Istog, ku ka filluar Orientimi në karrierë prej vitit të kaluar.
  • Plan mësimor vjetor lëndën e orientimit në karrierë 9në klasat e nënta me mësim zgjedhor.
  • Plani mësimor vjetor për fushën kurrikulare “Jeta dhe Puna” - Moduli “Orientim në Karrierë”,  shkalla kurrikulare 3 dhe 4, përfshirë materialet, mjetet dhe metodat e mësimdhënies, i cili i është dorëzuar Ministrisë së Arsimit për ta shpërndarë në komunat e Kosovës.



 

Dialogu social në sektorin e qumështit
Titulli i Projektit: Dialogu social në sektorin e qumështit
Kohëzgjatja: 12 muaj ( janar 2016 – dhjetor 2016)
Vendi: Kosovë
Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit në partneritet me Solidar Suisse
Buxheti: 10,600  €
Donatori: Solidar Suisse

Qëllimi i projektit: Ky projekt kishte për qëllim fuqizimin e prodhuesve dhe përpunuesve në sektorin e qumështit: zyrtarëve të tyre gjatë marrjes së mostrave të qumështit, administratës së projektit, transparencë dhe neutralitet gjatë marrjes së mostrave të qumështit nga ana e Shoqatës së prodhuesve dhe përpunuesve të qumështit.

Përfituesit: Përfitues direkt janë shoqatat e përpunuesve dhe prodhuesve të qumështit, administrata dhe projekt oficeret që janë të kyçur direkt në realizmin e projektit fermerët dhe konsumatorët e produkteve të qumështit.

Realizimi i projektit: Në këtë projekt Shoqata e prodhuesve dhe përpunuesve të qumështit, SiV gjatë vitit 2014 ka pasur përgjegjësinë e ofrimit të ndihmës punëtorëve të projektit në përpunimin e databazës së fermerëve, ofrimin e statistikave si dhe monitorimin e projekt oficerëve në terren gjatë marrjes së mostrave. Gjatë gjithë kësaj periudhe një vjeçare, SiV ka dalë në terren me projekt oficerët për të shikuar problemet me të cilat përballen këta gjatë mbledhjes së mostrave si dhe njëkohësisht ka marrë mendimet e fermerëve për sfidat me të cilat ballafaqohen ata, mendimi i tyre rreth marrjes së mostrave dhe rezultatet për mostrat e qumështit.

Aktivitetet dhe Rezultatet:
  • Rregullimi i listës së fermerëve dhe përpunimi i bazës së të dhënave
  • Monitorimi i projekt oficerëve
  • Realizmi i 100 pyetësorëve me fermerët nga gjithë territori i Kosovës
  • Raportimi i të dalave nga hulumtimi
Fuqizimi i shoqërisë civile ne rajonin e Pejës përmes qendrës rajonale të Platformës CiviKos

Emri i projektit: "CIVIKOS Hub Pejë” 
Kohëzgjatja: 12 muaj  (Korrik 2015 – Dhjetor 2016)
Vendi: Pejë, Gjakovë, Klinë, Istog, Junik, Deçan dhe Istog
Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit
Buxheti:1600 €
Donatori: Platforma CIVIKOS

Qëllimi i projektit: Shpërndarja e informatave tek të gjitha organizatat e shoqërisë civile, duke informuar OSHC-të me kohë për mundësitë e përfshirjes së tyre në politikat ligjore dhe nënligjore dhe përfshirjen e OSHC-ve nëpër këshilla dhe komisione të ndryshme në institucionet e nivelit lokal dhe nacional. Po ashtu fuqizimin e OSHC-ve në rolin aktiv të saj në vendimmarrje duke ndikuar kështu në rritjen e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe shoqërisë civile në të dy nivelet.

Përfituesit: Përfitues të drejtpërdrejt  janë të gjitha organizatat e shoqërisë civile pa marr parasysh statutin e tyre dhe veprimtarinë që ato bëjnë në komunat e rajonit të Pejës. Po ashtu edhe institucionet e nivelit lokal dhe nacional pasi që kanë pasur një zë aktiv dhe një përgjegjësi si dhe ndihmesë shoqërinë civile në ato dikastere ku ju garantohet pjesëmarrja e tyre më ligj dhe duke kontribuar në hartimin dhe ndihmën në implementim e politikave të ndryshme.

Realizimi i projektit: Në gjashtë komuna të Kosovës, në Pejë,  Klinë, Istog, Deçan, Junik dhe Gjakovë, ku përmes qendrës rajonale të platformës CiviKos në Pejë, OSHC-të nga këto komuna u janë dërguar informata të ndryshme në të dy gjuhët që kanë ardhur nga niveli qendror nga qendra e Civikosit në Prishtinë. Përpos informative janë mbajtur takime, debate, tryeza në mes të organizatave të shoqërisë civile me institucionet në nivel lokal në komunat e lartcekura, si dhe janë bërë hulumtime të ndryshme, fushata dhe kanë dalë raporte me rekomandime që kanë të bëjnë me bashkëpunimin e shoqërisë civile me institucionet e nivelit local.
 
Aktivitetet dhe Rezultatet:
•    Shpërndarja e informative më kohë që kanë qenë në interes të OSHC-ve të të gjitha fushave, jo vetëm ato shqiptare por edhe atyre serbe boshnjake, rome etj;
•    Koordinimi i veprimeve dhe aktiviteteve të OSHC-ve të rajonit të Pejës që për qëllim kanë pasur rritjen e bashkëpunimit të shoqërisë civile me institucione;
•    Hulumtime dhe analiza  mbi situatën e OSHC-ve në rajonin e Pejës, përmes takimeve dhe intervistave individuale;
•    Debate dhe tryeza për pozitën e OSHC-ve karshi institucioneve dhe mundësitë e bashkëpunimit;
•    Ofrimi i ndihmës dhe këshillave për OSHC-të që kanë pasur të bëjnë më avokim dhe rol aktiv të tyre ndaj institucioneve në nivel lokal dhe rajonal;
•    Rritjen e bashkëpunimit të institucioneve lokale më Shoqërinë civile, përmes takimeve të rregullta, debateve dhe konferencave.
 

Pjesëmarrja qytetare

Titulli i Projektit: Pjesëmarrja qytetare
Kohëzgjatja: 4 muaj (nëntor 2016 - shkurt 2017)
Vendi: Kosovë, Serbi, Shqipëri
Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit, The Timok Club, Vlora Youth Center
Buxheti: 2431.59 €
Donator: Olof Palme International

Qëllimi i projektit: Qëllimi kryesor i projekt propozimit ”Pjesëmarrja qytetare” është të inkurajojë përfshirjen aktive të qytetarëve në punën e OSHC-ve nëpërmjet këmbimit të përvojave, krijimit të rrjetit të qëndrueshëm rajonal të OSHC-ve dhe shfrytëzimit të praktikave inovative në pjesëmarrjen e qytetarëve lidhur me politikat lokale dhe proceset e vendimmarrjes në Shqipëri, Serbi dhe Kosovë.

Përfituesit: Së paku 500 pjesëmarrës (qytetarë nga zonat rurale dhe urbane; të përfaqësuar barazisht në aspektin gjinor) të përfshirë në hulumtim në të gjitha vendet, së paku 6 mediume lokale apo rajonale, 6 OJQ do të përfshihen varësisht nga grupi i tyre primar në fokus drejt të cilit ato janë të orientuara në mobilizimin e komunitetit lokal (qytetarëve)- zbatimin dhe promovimin e rezultateve dhe testimin e shembujve të modeleve më të mira.

Aktivitet dhe Rezultatet

  • Memorandumet e Mirëkuptimit të krijuara dhe nënshkruara në mes të gjithë partnerëve
  • Takimet e partnerëve
  • Krijimi i planit të komunikimit
  • Ngjarja nismëtare dhe përfundimtare
  • Krijimi i një filmi të animuar për pjesëmarrjen e qytetarëve
  • Zhvillimi i metodologjisë dhe përgatitja e pyetësorëve unik
  • Puna në terren
  • Krijimi i analizës krahasimtare
  • Prezantimi dhe shpërndarja e rezultateve    
  • Seminar katërditor “Prezantimi i shembujve të modeleve/mekanizmave më të mira për pjesëmarrjen e qytetarëve në Shqipëri, Serbi dhe Kosovë”
  • Modelet/mekanizmat testuese për pjesëmarrjen e qytetarëve
  • Bashkëpunimi efektiv ndërkufitar në mes të OJQ-ve në të tri rajonet
  • Krijimi i 3 filmave të animuar për pjesëmarrjen e qytetarëve
  • Së paku 600 pjesëmarrës të përfshirë në hulumtim në të gjitha vendet
  • Më shumë se 150 000 banorë të komunave pjesëmarrëse në projekt marrin informata për përfshirjen e qytetarëve në punën e OJQ-ve
  • Aftësitë e 6 OJQ-ve për të ndërvepruar me njerëz dhe pjesëmarrje të shtuar të qytetarëve janë zhvilluar
  • Një analizë krahasimtare për pjesëmarrjen e qytetarëve në tri vendet është krijuar dhe shpërndarë
  • Kapacitetet e OJQ-ve nëpërmjet të transferimit të teknikave janë ngritur
  • Së paku 12 paraqitje në media janë realizuar