mendo globalisht,
vepro lokalisht

Qytetaria Aktive

Titulli i Projektit: Active Citizenship Kosova
Kohëzgjatja: 12 muaj (Janar 2016 - Dhjetore 2016)
Vendi: Pejë, Istog, Klinë, Deçan dhe Rahovec
Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit
Buxheti: 34,721.35 €
Donatoret: Olof Palme Internacional

Qëllimi i projekti: Projekti ka për qëllim aktivizimin e qytetarëve në nivel lokal që të ndikojnë në zhvillimin e kapaciteteve të komunitetit të organizohen për të përmirësuar jetesën e tyre, dhe të jenë pjesë përbërëse e vendimmarrjes në nivelin komunal.

Përfituesit: Përfaqësuesit e këshillave lokale të komunave Pejë, Istog, Klinë, Deçan dhe Rahovec, grupet formale dhe jo formale të grave, gratë asamblistë, grupet e të rinjve, deputetë të asambleve komunale, zyrtarët e institucioneve, akteret e tjerë që punojnë në ketë fushë si dhe të gjithë qytetarët e Kosovës.

Realizimi i projektit: Projekti Active Citizenship është fokusuar në mbështetjen, fuqizimin dhe ngritjen e kapaciteteve të këtyre grupeve të akterëve në komunitet, organizatave jo qeveritare, grupeve të grave të rinjve, që këto grupe të kenë mundësi të krijojnë vetëiniciativa për të qenë pjesë e vendimmarrjes, dhe monitorimit të zyrtarëve në përmirësimin e komunikimit mes zyrtarëve dhe komunitetit.
Si mekanizëm tjetër për të ndihmuar kryetarët e këshillave lokalë dhe grupet tjera të interesit, vazhdon të funksionojë zyra ndihmese dhe këshilluese, e cila ndihmon çdo individ, grup formal apo jo formal, në shkrimin e kërkesave, ankesave apo projekt ideve për të adresuar tek institucionet. Ndërsa tjetër mjet avokues që shërben për shpërndarjen e informatave tek qytetaret është edhe ueb faqja www.aktivizohu.org, përmes se cilës shpërndahen informata të shumta se si mund të zhvillohet një qytetari aktive, publikohen problematikat apo edhe zgjidhjet e tyre me vetinicimin e qytetarëve dhe përmes kësaj kenë qasje edhe banoret në komunat e ndryshme të Kosovës.
Aktivitet e këtij projekti edhe këtë vit janë koncentruar në fuqizimin e rolit të gruas në proceset vendimmarrëse, duke i përkrahur me grante të vogla, për të cilat në total janë pesë (5) grante. 

Aktivitet dhe Rezultatet:

  • Takime konsultative më të gjithë akterët e paraparë në projekt.
  • Hulumtim me qytetarët dhe punëtorët në ndërmarrjet publike dhe private. “Ndërgjegjësimi i Punëtorëve për të Drejtat e tyre dhe regjistrimi ne Sindikata”, nëse ata janë të regjistruar në ndonjë sindikatë, në qoftë se ata kanë njohuri për përfaqësimin e sindikatave në gjykatë në rast se të drejtat e tyre janë shkelur, si dhe informacione të tjera do të mblidhen në këtë hulumtim. Rezultatet e këtij hulumtimi kanë shërbyer për konferencën, është organizuar pas këtij hulumtimi.
  • Konferenca me përfaqësues të Sindikatave, Drejtoria për Punë dhe Mirëqenie Sociale, Drejtoria për Rini, kryetarët e këshillave lokale, përfaqësues të komunave, qytetarëve dhe organizatave joqeveritare për të marrë pjesë në këtë konferencë.
  • Punëtori me kryetarët e këshillave për listmin e prioriteteve me të cilat ballafaqohet komuniteti.
  • Takime me zyrtarët e komunave për prezantimin e prioriteteve të banorëve për secilin lokalitet nga vetë kryetarët e këshillave lokalë duke ndikuar kështu drejtpërdrejtë në përfshirjen  e nevojave të komunitetit.
  • Punëtori për identifikimin e nevojave apo problematikave të dala nga vet gratë, dhe hartimi i një plani të punës së përbashkët të grave asambleiste, organizatat e grave, gratë aktive në komunitet dhe zyrat për barazi gjinore.
  • Rritja e pjesëmarrjes se qytetarëve, përmes kryetarëve të këshillave ne takimet publike që organizon komuna sidomos takimet publike për buxhetin dhe planet zhvillimore ku banorët i kanë dhënë mbështetje përfaqësuesve të tyre të zgjedhur nga veta ata si kryetar apo anëtarë të këshillave, që prioritet e tyre të futën në buxhetin dhe planin zhvillimor komunal.
  • Përgatitja e një informatori për të informuar komunitetin lidhur më subvencionet ne bujqësi. Ky informator do të rriste numrin e aplikuesve për të përfituar nga këto subvencione do të ndikonte tek institucionet lokale dhe qendrore të rrisnin shumën për subvencione do të kishin mundësi të bëjnë edhe përzgjedhje më të mirë.
  • Fushata “Java e Qytetari Aktive” si mjet për vetëdijesimi dhe aktivizimin e të gjithë akterëve më të cilët punohet, për adresim të problemeve dhe ngritjes së zërit në proceset vendimmarrëse.
  • Konferenca nacionale me përfaqësues: Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, Agjensioni për Barazi Gjinore, Ministria e Financave, Zyrat për Barazi Gjinore, drejtorët e Administratave, shoqëri civile, grupet e grave asambliste, grupet joformale të grave, përfaqësues të këshillave lokale. Qëllimi i konferencës, Adresimi i problematikave të nivelit lokal karshi institucioneve qendrore.
  • Organizimi i dy radio debateve për të informuar qytetarët, institucionet dhe grupet tjera të interesit për fushatën Qytetarisë Aktive, duke promovuar dhe ndikuar drejtpërdrejtë në nxitjen e qytetarisë aktive, mundësit dhe të drejtat që qytetarët kanë ndaj institucioneve dhe institucionet ndaj tyre.
  • Përkrahja e pesë grupeve jo formale të grave me grante të vogla, për mbrojtjen e të drejtave të grave, fuqizimin e rolit të tyre në proceset e vendimmarrjes, me mbështetjen nga gratë asamblistë të këtyre komunave ku implementohet projekti.
  • Funksionimi i Zyrës, që ka shërbyer për pritjen e palëve dhe adresimin e problematikave të qytetarëve në dokumente zyrtare, kërkesa, ankesa, projekt ide etj. Po ashtu zyra ka shërbyer edhe si një lloj institucioni udhëzues dhe ndihmës e konsultues për të gjithë qytetarët, kryetarët e këshillave lokale, shoqërinë civile dhe institucionet pasi që kjo zyrë, sipas nevojës, njofton edhe institucionet lokale me politikat që dalin nga institucionet në nivel qendror.
  • Ueb faqja www.aktivizohu.org  si mjet informues, avokues dhe shkëmbyes i përvojave të mira të vetë iniciativave, direkt për qytetare në tërë Kosovën.