mendo globalisht,
vepro lokalisht

Projektet e vitit 2017

Viti 2017 për organizatën “Syri i Vizionit” është thellim i mëtejmë në  punën e filluara gjatë viteve të kaluara dhe zgjerim i partneriteteve ekzistuese me organizatat që mbështesin punën tonë. Orientimi në projekte që trajtojnë problematikat më të rëndësishme në shoqërinë kosovare, zgjerimi në fusha  të reja dhe marrja e detyrimeve dhe përgjegjësive që priten nga ne, e karakterizojnë punën  tonë në vitin 2017. Si vazhdimësi e projekteve të viteve të kaluara dhe atyre që kanë startuar këtë vit, Syri i Vizionit ka 15 projekte aktive. Në to janë angazhuar një staf prej rreth 20 personave aktiv me orar të plotë në zyrë, ndërsa numri i personave që punëson Syri i Vizonit në kuadër të projekteve, tashmë është gati 60 persona. Duke qenë se ky është një vit zgjedhor, organizata jonë përmes Demokracisë në veprim ka përfshirë qindra persona që janë kyçur në aktivitete dhe janë bërë pjesë e angazhimeve tona të përbashkëta.


Të filluar gjatë viteve të kaluara dhe ma vazhdimësi deri më tani janë impementuar:
Bashkëpunimi me Save the Children në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve këtë vit vazhdon përmes projektit “Detyrimi ynë për të Ardhmen - Mbrojtja e Fëmijës dhe Qeverisja e të Drejtave të Fëmijës” në të cilin në komunat Pejë, Gjakovë, Klinë, Gjilan dhe Prizren  “Syri i Vizionit” punon në fushën e Mbrojtjes së  Fëmijës dhe Qeverisjes më të Drejtat e Fëmijëve. 
Qytetaria aktive e cila financohet nga Olof Palme Center dhe SIDA mbështet grupet e qytetarëve aktivë, gratë asambleiste, sindikatat dhe komunitet rurale në Kosovë. 
Projekti SEED ka filluar një fazë të re të dytë për një trevjeçar me qëllim të ndihmojë shkollat e  mesme ekonomike në përmirësimin e praktikave profesionale dhe lidhjen me bizneset dhe tregun e punës.
Projekti tjetër  që mbështet shkollat dhe përshtatjen e nxënësve për punësim Mismatch me mbështetjen financiare nga Solidar Suisse është përmbyllur, kurse nga ky vit ka filluar vazhdimësia përmes projektit ProKarriera që mbështet nxënësit përmës këshilimit në karrierë dhe dhënies së një roli prindërve në këtë fushë.
Projekti Për Përkrahjen e Grave në rajonin e Pejës, me mbështetje nga USAID/ATRC në kuadër të të cilit është bërë edhe rishikimi i legjislacionit dhe rregulloreve komunale nga aspekti i barazisë gjinore.
“Zhvillimi i inovacionit dhe ndërmarrësisë në rajonin ndërkufitar Kosovë dhe Mali i Zi”, i implementuar në Istog dhe Berane nga “Syri i Vizionit” dhe STIKK me donator Komisionin Evropian në kuadër të projekteve të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Malit të Zi.
Fuqizimi i shoqërisë civile në rajonin e Pejës përmes qendrës rajonale të Platformës CiviKos” në kuadër të së cilës organizata jonë në kuadër të qendrës rajonale të platformës CiviKos në Pejë ka koordinuar aktivitetet dhe shpërndarjen e  informacionit për OSHC-të  në gjashtë komuna të Kosovës, në Pejë,  Klinë, Istog, Deçan, Junik dhe Gjakovë.
Pjesëmarrja qytetare” në bashkëpunim me partnerët The Timok Club nga Serbia dhe Vlora Youth Center  nga Shqipëria, të mbështetura nga Olof Palme International me qëllim kryesor të inkurajojë përfshirjen aktive të qytetarëve në punën e OSHC-ve dhe shfrytëzimit të praktikave inovative në pjesëmarrjen e qytetarëve lidhur me politikat lokale dhe proceset e vendimmarrjes në Shqipëri, Serbi dhe Kosovë.
Dy projektet që kanë për qëllim mbështetjen e komuniteteve rom, egjiptian dhe ashkali në integrim  dhe përfshirje në arsim dhe shoqëri  të filluar në vitin 2016 kanë vazhduar edhe gjatë këtij viti në komunat e Pejës dhe Istogut:
Mbështetje e BE-së në Zbatimin e Strategjisë për Integrimin e Komuniteteve Rom, Egjiptian dhe Ashkali 2-Arsim për Integrim (EUSIMRAES 2) në bashkëpunim me KFOS dhe me buxhet të Bashkimit Evropian, që ka për qëllim të sigurojë një qasje të barabartë të fëmijëve rom, egjiptian dhe ashkali në arsim në komunën e Istogut, dhe
“Prospect +”  në komunën e Pejës vazhdon të implementohet me donator KFOS-in dhe ka për qër qëllim vetëdijesimin dhe integrimin e komuniteteve Romë, Egjiptian dhe Ashkalinjë, të drejtën në edukim, shëndetësi. 
Me përvojën e mirë të krijuar në këto dy projekte në këtë fushë, Syrti i Vizionit gjatë vitit 2017 është  përfshirë në edhe dy tjera projekte që plotësojnë edhe më tej veprimin në këtë sektor:
Projekti trevjeçar “Mbështetje në Integrim dhe Fuqizim të të Kthyerve Romë, Egjiptianë dhe Ashkalinjë, përmes zhvillimit të Kapaciteteve në Edukimin Bazik (CDBE) Kosovë” që implementohet në komunat Pejë, Istog dhe Klinë me mbështetjen e GIZ dhe ka për qëllim lehtësimin e integrimit të komuniteteve Romë, Egjiptian dhe Ashkali në sistemin arsimor, përfshirë ata që jetojnë në Kosovë dhe ata që po kthehen, në mënyrë të veçantë, përmirësimin e pjesëmarrjes së qëndrueshme dhe të suksesshme afatgjatë të fëmijëve në sistemin e arsimit formal.
Projekti “KOSINT” në të cilin SiV është partner me KEC, BSFK, RADC dhe financohet nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur (OSF) synon përmirësimin e qasjes së komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në arsim, punësim dhe mirëqenie sociale, duke kontribuar në përmbushjen e zotimeve të Qeverisë së Kosovës përmes inkurajimit të pjesëmarrjes së organizatave të shoqërisë civile në monitorimin e reformave sektoriale, në zhvillimin e politikave dhe planifikimit buxhetor dhe në avokim.
Si pjesë e Demokracia në veprim, Syri i Vizionit ka mbuluar dy palë zgjedhjet e vitit 2017, zgjedhjet qendrore dhe lokale, duke vëzhguar fushatat zgjedhore dhe ditën e zgjedhjeve në gjashtë komuna në rajonet Pejë dhe Gjakovë.
Gjatë vitit janë zhvilluar edhe mini projekte tjera si bashkëpunimi me D4D për realizimin e hulumtimit për pushimin prindëror për barazi gjinore , me GAP për hulumtimin mbi realizimin e premtimeve të dhëna gjatë fushatës nga kryetari i komunës  dhe projekti si pjesë e SPRC për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.
Nga organizmi i brendshëm i organizatës, SiV ka mbajtur kuvendin e vet vjetor, ka përtërirë listën e anëtarësisë dhe ka rritur numri i aktivistëve.  Në aktivitete të përbashkëta me organizata partnere dhe grupe të qytetarëve, ka shtyrë përpara procese që kanë sjellë kontributin për komunitetet kudo që jetojnë, ndërsa dyert tona kanë qenë të hapura dhe kanë pritur të gjithë ata që kanë shrpehur ndonjë nevojë për ndryshime në vendin e  vet në mënyrë që bashkërisht të kërkohet një zgjedhje.

 


  
"Demokracia në Veprim" - zgjedhjet lokale 2017
Titulli i Projektit: "Demokracia në Veprim" - zgjedhjet lokale 2017
Kohëzgjatja: 3 muaj (shtator - nëntor 2017)
Vendi: Rajoni i Pejës (Pejë, Gjakovë, Klinë, Istog, Deçan dhe Junik)
Organizata(t) zbatuese: "Syri i Vizionit" në kuadër të koalicionit "Demokracia në veprim"
Buxheti: 43,968.75 €
Donatori: USAID dhe Komisioni Evropian

Donatori: USAID dhe Komisioni Evropian

Qëllimi i projektit: "Demokracia në Veprim" është themeluar me qëllim të monitorimit të zgjedhjeve parlamentare dhe lokale të organizuara në nëntor të vitit 2007 si dhe me qëllim të ngritjes së vetëdijes së qytetarëve për të marrë pjesë në zgjedhje. Përveç organizatës "Syri i  Vizionit" pjesë e koalicionit "Demokracia në Veprim - Zgjedhjet 2017" janë 10 organizata joqeveritare kosovare

Përfituesit: Përfituesit e drejtpërdrejt (direkt) janë e tërë popullata e Kosovës. Në veçanti, një numër i njerëzve që janë përfshirë në proces si monitorues mujor dhe ditor kanë përfituar nga trajnimet mbi procesin dhe sistemin zgjedhor në Kosovë.

Realizimi i projektit: Aktivitetet përfshijnë monitorimin e tërësishëm të procesit zgjedhor: monitorimin e fushatës njëmujore të partive, ditës së zgjedhjeve, votimit dhe numërimit të votave në ditën e zgjedhjeve dhe gjatë balotazhit në gjashtë komuna dhe publikimin e rezultateve të hershme në komunat Pejë dhe Gjakovë.

Arritjet e projektit:
•    Monitorimi i qindra aktiviteteve zgjedhore gjatë periudhës së fushatës dhe raportimi i rregullt në bazë ditore;
•    Mbajtja e konferencave të shtypit me raportet për problemet dhe parregullsitë që janë hasur gjatë monitorimi,
•    Monitorimi i ditës së zgjedhjeve, votimit dhe numërimit të votave në gjashtë komuna; balotazhi  në katër komuna të rajonit;
•    Shpallja e rezultatit paraprak disa orë pas mbylljes së kutive;
•    Angazhimi i 10 vëzhguesve afatgjatë (LTO) për një periudhë dy muaj;
•    Angazhimi i mbi 350 vëzhguesve afatshkurtër (STO) në ditën e zgjedhjeve;
•    Organizimi dhe mbajtja e mbi 50 trajnimeve për STO për një periudhë 10 ditore;
 

Promovimi i angazhimit të shoqërisë civile kundër ekstremizmit të dhunshëm
Emri i projektit: Promovimi i angazhimit të shoqërisë civile kundër ekstremizmit të dhunshëm
Kohëzgjatja: janar 2017 - dhjetor 2017
Vendi: Pejë, Kosovë
Organizata(t) zbatuese: Security Policy Research Center  – SPRC & Syri i Vizionit
Buxheti: 899.12 euro SiV, pjesa tjetër SPRC  
Donatori: USAID/ATRC
  

Qëllimi i projektit: 
Angazhimi i shoqërisë civile në nivel lokal dhe iniciativat të orientuara në komunitet paraqet për parandalimin ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë.

Përfituesit: Përfitues direkt janë nxënësit e të shkollave të mesme të ulëta, të mesme dhe studentë. Pjesë e përfituesve janë po ashtu: zyrtarë komunal, zyrtarë nga gjykata, prokuroria dhe policia, grupe të grave, të rinjve dhe media etj. si dhe e gjithë shoqëria kosovare
 
Realizimi i projektit: Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë – SPRC në bashkëpunim me dhjetë organizata jo-qeveritare në 5 komuna të Kosovës: Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj dhe Kaçanik, ka filluar angazhimet e përbashkëta për fuqizimin e rolit të shoqërisë civile, takimet në komunitet, kontribuimin në zbatimin e strategjisë dhe në monitorimin e zbatimit të Strategjisë për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit që shpie në Terrorizëm 2015-2020.

Arritjet e projektit:

  • Themelimi i Rrjetit të shoqërisë civile kundër ekstremizmit të dhunshëm  SPRC dhe 10 organizata nga Peja, Gjilani, Mitrovica, Ferizaj dhe Kaçaniku vendosin për aktivitetet e përbashkëta.
  • Ngritja e vetëdijes së opinionit publik mbi ideologjitë manipuluese dhe rrezikun që paraqesin ato
  • Organizimi i aktiviteteve/takimeve me aketët lokalë që kanë një rol në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe nxitjen e tolerancës
  • Raportet mujore me rekomandime për aktivitetet
  • Takime dhe vizita në institucionet fetare në Pejë dhe nxitja dhe promovimi i tolerancës ndër fetare
  • Ligjërata për student dhe nxënës të shkollave të mesme me rreziqet nga ekstremizmi I dhunshëm në Kosovë

 

Pushimi prindëror për barazi gjinore
Emri i aktivitetit: Pushimi prindëror për barazi gjinore
Kohëzgjatja: 3 Qershor – 30 tetor 2017
Vendi: Pejë, Kosovë
Organizata(t) zbatuese: Democracy for Development Institute (D4D) & Syri i Vizionit
Buxheti: 469.00 përmes Siv, pjesa tjerër D4D
Donatori: Qendra Ndërkombëtare Olof Palme/mbështetur nga SIDA suedeze

Donatori: Qendra Ndërkombëtare Olof Palme/mbështetur nga SIDA suedeze

Qëllimi i aktivitetit: 
Informimi i qytetarëve rreth Pushimit prindëror për barazi gjinore dhe realizimi i një hulumtimi me qytetarë rreth gatishmërisë së tyre për përgjegjësinë e përbashkët prindërore. Pushimi prindëror për barazi gjinore të bëhet si temë e debateve, fillimisht të gratë asambleiste prej të cilave pritet ta shtyjnë përpara si proces. Do të ndikonte edhe të OJQ-të e grave duke i aktivizuar ato më shumë në sensibilizimin e qytetarëve me theks të veçantë të fokus grupet e tyre. Po ashtu edhe tek fëmijët që të instalojmë tek ata një kulturë tjetër të menduarit për ndarjen e përgjegjësive në jetën bashkëshortore. 

Përfituesit: Qytetarë,studentë, Grupet e Grave Asambleiste Pejë, Deçan, Istog, Junik, Shoqëria Civile, Asambleja e fëmijëve, OSBE dhe Media.

Realizimi i projektit: 
Do të bëhet një hulumtimi me pyetësorë me rreth 100 qytetarë, burra e gra, lidhur me pushimin prindëror. Një  pyetësor do të përgatitet me udhëzimet nga SiV dhe do të realizohet nga vullnetarët.
Pas hulumtimit planifikohet një konferencë ku do të publikohen të gjeturat e më pas do të debatohet nga të pranishmit. 

Arritjet e aktivitetit:

  • Ngritja e vetëdijes rreth rëndësisë së pushimit prindëror dhe përfshirjen e baballarëve në përkujdesjen ndaj fëmijëve dhe hapja e debatit në shoqëri për këtë temë.
  • Realizimi i një hulumtimi me pyetësorë me rreth 100 qytetarë, burra e gra, lidhur me pushimin prindëror.
  • Mbajtja e një konference dhe publikimi i të gjeturave nga hulumtimi. 
Qytetaria Aktive

Titulli i Projektit: Active Citizenship Kosova
Kohëzgjatja: 12 muaj (Janar 2017 - Dhjetore 2017)
Vendi: Pejë, Istog, Klinë, Deçan dhe Rahovec
Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit
Buxheti: 31.451,41 €
Donatoret: Olof Palme Internacional

Qëllimi i projektit: Projekti ka për qëllim aktivizimin e qytetarëve në nivel lokal që të ndikojnë në zhvillimin e kapaciteteve të komunitetit të organizohen për të përmirësuar jetesën e tyre, dhe të jenë pjesë përbërëse e vendimmarrjes në nivelin komunal.

Përfituesit: Përfaqësuesit e këshillave lokale të komunave Pejë, Istog, Klinë, Deçan dhe Rahovec, grupet formale dhe jo formale të grave, gratë asamblistë, grupet e të rinjve, deputetë të asambleve komunale, zyrtarët e institucioneve, sindikatat, bizneset dhe akterët e tjerë që punojnë në ketë fushë si dhe të gjithë qytetarët e Kosovës.

Realizimi i projektit: Projekti Active Citizenship është fokusuar në mbështetjen, fuqizimin dhe ngritjen e kapaciteteve të këtyre grupeve të akterëve në komunitet, organizatave jo qeveritare, grupeve të grave të rinjve, që këto grupe të kenë mundësi të krijojnë vetëiniciativa për të qenë pjesë e vendimmarrjes, dhe monitorimit të zyrtarëve në përmirësimin e komunikimit mes zyrtarëve dhe komunitetit.
Si mekanizëm tjetër për të ndihmuar kryetarët e këshillave lokalë dhe grupet tjera të interesit, vazhdon të funksionojë zyra ndihmese dhe këshilluese, e cila ndihmon çdo individ, grup formal apo jo formal, në shkrimin e kërkesave, ankesave apo projekt ideve për të adresuar tek institucionet. Ndërsa tjetër mjet avokues që shërben për shpërndarjen e informatave tek qytetaret është edhe ueb faqja www.aktivizohu.org, përmes se cilës shpërndahen informata të shumta se si mund të zhvillohet një qytetari aktive, publikohen problematikat apo edhe zgjidhjet e tyre me vetinicimin e qytetarëve dhe përmes kësaj kenë qasje edhe banoret në komunat e ndryshme të Kosovës.
Aktivitet e këtij projekti edhe këtë vit janë koncentruar në fuqizimin e rolit të gruas në proceset vendimmarrëse, duke i përkrahur me grante të vogla, për të cilat në total janë pesë (5) grante. 

Arritjet:

  • Punëtori me kryetarët e këshillave për listmin e prioriteteve me të cilat ballafaqohet komuniteti.
  • Konferencë për media për promovimin e zyrës ndihmesë, se çfarë ka ofruar dhe mund të ofrojë në të ardhmen kjo zyrë, sa ka ndihmuar institucionet dhe qytetarët dhe grupet tjera të interesit duke përfshirë edhe shoqërinë civile.
  • Punëtori me zyrtarët e zyrave të informimit të pesë komunave, mbi rëndësinë e informimit me kohë ndaj qytetarëve dhe instrumentet e informimit.
  • Zhvillimi i qëndrueshëm dhe pjesëmarrja aktive e grave në vendimmarrje, duke hartuar plane të punës, dhe duke i mbështetur pesë grupe jo formale të grave me grante të vogla, për mbrojtjen e të drejtave të grave, fuqizimin e rolit të tyre në proceset e vendimmarrjes, me mbështetjen nga gratë asamblistë të këtyre komunave ku implementohet projekti.
  • Takim me përfaqësues të sindikatave, për identifikimin e nevojave të tyre dhe mundësinë e fuqizimit.
  • Takime me përfaqësues të sindikatave me bizneset për mundësinë e bashkëpunimit.
  • Vizita të përfaqësuesve të sindikatave në biznese për informimin e punëtoreve për rendësin e organizimit sindikal.
  • Përgatitja e një informatori për informimin e punëtorëve mbi ligjin e punës dhe të drejtat e punëtorëve si dhe ligjin e organizimit sindikal.
  • Planet e punës dhe strategjia për sindikatat dhe fuqizimin e sindikatave.
  • Ueb faqja www.aktivizohu.org  si mjet informues, avokues dhe shkëmbyes i përvojave të mira të vetë iniciativave, direkt për qytetarë në tërë Kosovën.
  •  
SEED Step II - Support of Educational and Employment Development

Titulli i Projektit: SEED Step II Kosovo - Support of Educational and Employment Development
Kohëzgjatja: 36 muaj (janar 2017 - dhjetor 2019)
Vendi: Kosovë, Shqipëri, Serbi
Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit (për projektin në Kosovë) në partneritet Volkshilfe Solidarität
Donatori: ADA - Austrian Development Cooperation

Qëllimi i projektit: Të kontribuojë në zhvillimin strategjik të tregut të punës, një kontribut për uljen e varfërisë dhe barazinë gjinore në këto shtete, nxitjen e partneritetit të qëndrueshëm për n krijimin e një kornize aktive të tregut të punës në nivel lokal dhe në qasjen në punësim formal; mbështetja e të rinjve dhe grave për punësim, lehtësimit në mes sektorit publik dhe privat, promovimin e punësimit ose vetëpunësimit në kushte të drejta pune dhe rritjes së ndërgjegjësimit për barazi gjinore.
Përfituesit: Nga ky program përfitojnë nxënësit, posaçërisht femrat, në shkollat e mesme ekonomike- drejtimi i turizmit në  rajonin e Dukagjinit, por projekti përfshin të gjithë akterët e turizmit në këtë rajon. Përfiton edhe komuniteti në komunat Pejë, Prizren dhe Gjakovë me përmirësimin e gjendjes në fushën e punësimit në turizëm, ndërmarrjet dhe bizneset.

Realizimi i projektit: Programi tre vjeçar në Kosovë realizohet nga organizata “Syri i Vizionit” dhe fokusohet në nxitjen e partneritetit të qëndrueshëm që shtyn në krijimin e një kornize aktive të tregut të punës në nivel lokal dhe në qasjen në punësim formal. Një vëmendje e veçantë u është dhënë të rinjve dhe grave përmes: mbështetjes në punësim, lehtësimit në mes sektorit publik dhe privat, forcimit të organizatave partnere, ekspertizës dhe transferimit të njohurive, promovimin e punësimit ose vetëpunësimit në kushte të drejta pune dhe rritjes së ndërgjegjësimit për barazi gjinore.

Arritjet:

  • Krijimi i grupit lokal të punësimit ne komunën e Pejës dhe Gjakovës dhe miratimi nga Kuvendet komunale.
  • Këmbimi i përvojave rajonale në arsim dhe punësim, pjesëmarrje në aktivitete të zyrtarëve komunalë të Pejës në Shabac të Serbisë për te pare funksionimin e shkollave profesionale dhe funksionimin e grupit lokal për punësim në këtë komune.
  • Vizita Studimore ne Estoni për të gjithë partnerët e projektit për të parë funksionimin e ndërmarrjeve sociale në këto shtete, dhe bashkëpunimi i shkollave profesionale me bizneset.
  • Nënshkrimi i memorandumeve tre vjeçare të bashkëpunimit me komunën e Prizrenit dhe Gjakovës për implementimin e projektit SEED dhe krijimi i grupeve të përbashkëta për implementim të projektit
  • Fushata vetëdijesuese për pjesëmarrjen e femrave ne edukim profesional dhe angazhimi i një kompanie që do angazhohet në fushata përgjatë tri vjetëve.
  • Aktivitetet në nivel qendror dhe lokal në dialog dhe punëtori që organizohen në kudër të projektit, duke kontribuar dhe zhvilluar strategji lokale për punësimin e të rinjve dhe grave, takime dhe konferenca për të koordinuar dhe adresuar punët në mes të palëve të interesuara nga niveli lokal në atë qendror.
  • Mbështetje për arsimin në zbatimin e strategjisë për bashkëpunim mes bizneseve dhe shkollave të mesme profesionale në sektorin e hoteleri dhe turizëm: Përmirësimi i cilësisë së arsimit brenda plan-programeve ekzistuese, rishikimi i plan-programeve për profilet ekzistuese apo elaborimi i plan programeve të reja për profile shtesë si dhe tejkalimi i barrierave gjinore në industrinë e hotelerisë dhe turizmit.
  • Mbështetje për bizneset lokale me ekspertizë në zhvillimin e produkteve turistike, krijimin e bashkëpunimit në mes të institucioneve dhe bizneseve për pranimin e nxënësve në praktika profesionale.
  • Ngritja e kapaciteteve përmes trajnimeve profesionale në tema të ndryshme nga ekspertë lokalë dhe ndërkombëtarë.
  • Mbështetje me grande për lehtësimin e zgjedhjes së problemeve të parapara nga akterët, si dhe në lehtësimet në krijimin e sistemit të kryerjes së praktikave të nxënësve të drejtimit hoteleri dhe turizëm në bizneset aktuale në komunat ku vepron projekti.


 

"Demokracia në Veprim" - zgjedhjet nacionale 2017
Titulli i Projektit: "Demokracia në Veprim" - zgjedhjet nacionale 2017
Kohëzgjatja: 2 muaj (maj- qershor 2017)
Vendi: Rajoni i Pejës (Pejë, Gjakovë, Klinë, Istog, Deçan dhe Junik)
Organizata(t) zbatuese: "Syri i Vizionit" në kuadër të koalicionit "Demokracia në veprim"
Buxheti: 28,412.10 euro përmes Siv, pjesa tjetër nga DnV
Donatori: USAID dhe Komisioni Evropian

Qëllimi i projektit: "Demokracia në Veprim" është themeluar me qëllim të monitorimit të zgjedhjeve parlamentare dhe lokale të organizuara në nëntor të vitit 2007 si dhe me qëllim të ngritjes së vetëdijes së qytetarëve për të marrë pjesë në zgjedhje. Përveç organizatës "Syri i  Vizionit" pjesë e koalicionit "Demokracia në Veprim - Zgjedhjet 2017" janë 10 organizata joqeveritare kosovare

Përfituesit: Përfituesit e drejtpërdrejt (direkt) janë e tërë popullata e Kosovës. Në veçanti, një numër i njerëzve që janë përfshirë në proces si monitorues mujor dhe ditor kanë përfituar nga trajnimet mbi procesin dhe sistemin zgjedhor në Kosovë.

Realizimi i projektit: Aktivitetet përfshijnë monitorimin e tërësishëm të procesit zgjedhor: monitorimin e fushatës zgjedhore të partive, ditës së zgjedhjeve, votimit dhe numërimit të votave në ditën e zgjedhjeve dhe publikimin e rezultateve të hershme.

Arritjet e projektit:
•    Monitorimi i qindra aktiviteteve zgjedhore gjatë periudhës së fushatës dhe raportimi i rregullt në bazë ditore;
•    Mbajtja e konferencave të shtypit me raportet për problemet dhe parregullsitë që janë hasur gjatë monitorimi,
•    Monitorimi i ditës së zgjedhjeve nacionale, votimit dhe numërimit të votave në gjashtë komuna; balotazhi  në katër komuna të rajonit;
•    Shpallja e rezultatit paraprak disa orë pas mbylljes së kutive;
•    Angazhimi i 8 vëzhguesve afatgjatë (LTO) për një periudhë dy muaj;
•    Angazhimi i mbi 350 vëzhguesve afatshkurtër (STO) në ditën e zgjedhjeve;
•    Organizimi dhe mbajtja e mbi 50 trajnimeve për STO për një periudhë 10 ditore;
   
 

ProKarriera

Emri i projektit: ProKarriera
Kohëzgjatja: janar 2017 - dhjetor 2017
Vendi: Pejë, Kosovë
Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit
Buxheti: 32,535 euro
Donatori: Solidar Suisse

 

Qëllimi i projektit: 
Qëllimi i projektit është përmirësimi i mundësive të karrierës dhe i punësimit të të rinjve duke shpërndarë tek ata dhe familjet e tyre sa më shuam informacion lidhur me karrierën dhe edukimin në Kosovë, përfshirja e prindërve në këtë proces si dhe mbështetja për sistemin e edukimit që të adaptohet sipas nevojave që ka tregu i punës.

Përfituesit:
Përfitues direkt janë rreth nxënësit të shkollave të mesme të ulëta, nga klasat 6-9 në Kosovë bashkë me familjet e tyre. Përfitues specifikisht janë rreth 1700 nxënës të klasave 9 në komunën  e  Pejës që bashkë me familjet marrin guidat për shkollat e Pejës,  rreth 120 prindër të përfshirë punëtoritë dhe vizitat lidhur me karrierën, rreth 80 mësues të përfshirë në këshillim në karrierë, institucionet qendrore dhe lokale të edukimit. 

Realizimi i projektit: 
Projekti është vazhdimësi e projektit gjashtëvjeçar “Mismatch” dhe i ndihmon arsimin në përshtatje me tregun e punës dhe përgatitjen e nxënësve sa më mirë për këtë treg. Përvoja e krijuar në rajonin e Pejës, synon të bartet në nivel qendror duke iu ofruar Ministrisë së arsimit mbështetje për implementimin e lëndës së orientimit në karrierë në shkollat e Kosovës. Kjo është bërë përmes trajnimeve direkt me mësimdhënësit e Kosovës si dhe përmes mbështetjes procesit të hartimit të strategjisë për komunikimin me prindërit për çështjet e karrierës. Në nivel lokal bëhet monitorimi dhe mentorimi i mësuesve që janë trajnuar vitin e kaluar në Deçan dhe Klinë si dhe një analizë me nevojat që ka në këto shkolla që bashkë me rekomandimet i dorëzohet Drejtorisë komunale të arsimit. Kurse në komunën e Pejës në bashkëpunim me të gjithë akterët që koordinohen në një grup lokal, bëhet identifikimi i nevojave dhe kalohet në hapat konkret për realizimin e tyre. Njëkohësisht krijohen grupet e para të prindërve dhe aktivitete informuese dhe vetëdijesuese të prindërve për karrierën


Arritjet e projektit:
• Koordinimi i një grupi lokal me përbërje nga të gjithë akterët nga komuna, shkollat dhe biznesi, hartimi një dokumenti mbi analizën e nevojave në sektor, Ndërhyrje në nevojat në sektorin e edukimit në karrierë të identifikuara nga grupi
• Trajnimi për orientim në karrierë me mësuesit e rreth 80 pilot shkollave të kurikulës në nivel të Kosovës
• Mbështetja për Ministrinë e Arsimit për hartimin e strategjisë së komunikimit me prindërit për orientimin në karrierë
• Hartimi i guidave për shkollat e mesme profesionale të Pejës, shpërndarja e saj tek rreth 1700 nxënës të klasave të nënta
• Takime me prindërit në shkollat e mesme të ulëta,m bashkëbisedimi për karrierën, organizimi i takimeve dhe vizitave në shkolla të mesme profesionale
• Monitorimi i zbatimit të Orientimit në karrierë në komunat Klinë dhe Deçan, punëtoritë me mësuesit e certifikuar në dy komuna, hulumtimi me nxënësit, hartimi I raportit të monitorimit me rekomandime.

 

Kosovo integration initiative 2020 (KOSINT 2020)

Emri i projektit: Kosovo integration initiative 2020 (KOSINT 2020)
Kohëzgjatja: 1 janar 2017 - 31 dhjetor 2017
Vendi: Kosovë
Organizata(t) zbatuese: SiV me partnerë KEC, BSFK, RADC
Donatori: Fondacioni për Shoqëri të Hapur (OSF)

Qëllimi i projektit: Ky projekt synon të përmirësojë qasjen e komuniteteve Rome, Ashkali dhe Egjiptiane në arsim, tregun lokal dhe shërbimet e mirëqenies sociale duke kontribuar në zbatimin e zotimeve përkatëse të bëra nga Qeveria e Kosovës, në formë të politikave të reformimit të sektorit të cilat fokusohen në arsim, punësim dhe mirëqenie sociale. Duke mbikëqyrur reformat sektoriale dhe ndikuar zhvillimin e politikave dhe planifikimit të buxhetit, Konsorciumi kontribuon në zbatimin e politikave të proklamuara dhe rrjedhimisht në përfshirjen e komuniteteve Rome, Ashkali dhe Egjiptiane në shoqëri.

Përfituesit: Përfitues kryesor janë komunitetet rom, egjiptianë dhe ashkali, institucionet shtetërore dhe të shoqërisë civile që merren me këto komunitete, përfshirë Qeverinë e Kosovës, përkatësisht gjithë shoqëria kosovare.


Realizimi i projektit:  Projekti i ka tre komponentë të ndërlidhur në pajtim me rezultatet e pritura qe do të realizohet:
1.Zhvillimi i kapaciteteve
2.Mbikëqyrja e zbatimit të reformave sektoriale
3.Zhvillimi i politikave dhe avokimi

Arritjet e projektit:
• Kapacitet i përmirësuar i organizatave të shoqërisë civile për pjesëmarrje në mbikëqyrjen e reformës sektoriale, zhvillimin e politikave dhe planifikimin e buxhetit.
1.Themelimi dhe lansimi e një rrjeti joformal të OSHC-ve të cilat punojnë në përfshirjen e komuniteteve Rome, Ashkali dhe Egjiptiane si në sektorin e arsimit ashtu edhe në tregun e punës, si dhe në përmirësimin e qasjes në shërbimet e mirëqenies sociale.
2.Lehtësimi i komunikimit në mes të anëtarëve të rrjetit dhe shpërndarja e informacionit
3.Zbatimi i aktiviteteve të zhvillimit të kapaciteteve për anëtarët e Rrjetit KOSINT në fushën e mbikëqyrjes së politikave, zhvillimit të politikave, planifikimit të buxhetit dhe avokim
4.Organizimi i vizitave në BE dhe Shtetet e Ballkanit Perëndimor


• OSHC-të organizojnë mbikëqyrjen e reformave sektoriale të arsimit, punësimit dhe mirëqenies sociale, për sa i përket zotimeve të Qeverisë për integrimin e komuniteteve Rome, Ashkali dhe Egjiptiane.
1.Zhvillimi i kornizave për mbikëqyrjen e reformave të përzgjedhura sektoriale në nivel nacional nga perspektiva e integrimit të komuniteteve Rome, Ashkali dhe Egjiptiane
2.Mbikëqyrja e reformave të përzgjedhura sektoriale në nivel nacional
3.Publikimi dhe shpërndarja e raporteve të monitorimit


• OSHC-të ndikojnë zbatimin e politikave reformuese të arsimit, punësimit dhe mirëqenies sociale si dhe procesin e planifikimit të buxhetit në interesin më të mirë të komuniteteve Rome, Ashkali dhe Egjiptiane.
1.Krijimi i dy grupeve të specializuara punuese për të ofruar input të argumentuar mirë për zhvillimin e politikave të cilat ndërlidhen me reformat e arsimit, punësimit dhe mirëqenies sociale si dhe planifikimit të buxhetit nga perspektiva e integrimit të komuniteteve Rome, Ashkali dhe Egjiptiane
2.Organizimi i diskutimeve për çështjet e reformave të arsimit, punësimit dhe mirëqenies sociale dhe buxheteve nga perspektiva e integrimit të komuniteteve Rome, Ashkali dhe Egjiptiane
3.Avokimi për zbatimin e politikave reformuese të arsimit, punësimin dhe mirëqenies sociale si dhe planet e buxhetit të cilat mbështesin integrimin e komuniteteve Rome, Ashkali dhe Egjiptiane.
 

Detyrimi ynë për të Ardhmen - Mbrojtja e Fëmijës dhe Qeverisja e të Drejtave të Fëmijës

Emri i projektit: “Detyrimi ynë për të Ardhmen - Mbrojtja e Fëmijës dhe Qeverisja e të Drejtave të Fëmijës”
Kohëzgjatja: 12 muaj  (Janar 2017 – Dhjetor 2017)
Vendi: Pejë, Gjakovë, Klinë, Gjilan dhe Prizren
Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit
Buxheti: 120,243.84 euro
Donatori: Save the Children


Qëllimi i projektit: Syri i Vizionit në kuadër të këtij programi do të punojë në dy tematika në fushën e Mbrojtjes së  Fëmijës dhe Qeverisjes më të Drejtat e Fëmijëve. Në fushën e Mbrojtjes së Fëmijës do të ndikojë në krijimin e infrastrukturës ligjore që mbron fëmijët dhe ndalon dhunën dhe ndëshkimin trupor ndaj fëmijëve në çdo ambient, po ashtu edhe në ngritjen profesionale të institucioneve qe për mandat kanë mbrojtjen e fëmijëve për të ofruar shërbime të shpejta dhe profesionale. Në fushën e Qeverisjes më të Drejtat e Fëmijëve  do të punojë më  fëmijët e grupit monitorues RoR dhe Asambletë e fëmijëve në fuqizimin e rolit të tyre për draftimin e politikave dhe pjesëmarrjen e tyre në vendimmarrje në nivel lokal dhe nacional. 

Përfituesit: Përfitues janë të gjithë fëmijët e Kosovës pa dallime etnikë, fetare, racori, gjinisë apo aftësisë së tyre të kufizuar, institucionet në nivel lokal dhe nacional që për mandat kanë mbrojtjen e fëmijëve dhe qeverisjen më të drejtat e tyre, asambletë e fëmijëve, shkollat dhe prindërit e mësimdhënësit si dhe OSHC-të qe punojnë me fëmijë.

Realizimi i projektit: Në fushën e Mbrojtjes së Fëmijës projekti do të realizohet në komunat Pejë, Klinë, Gjakovë, Prizren dhe Gjilan, kurse në fushën e Qeverisjes më të Drejtat e Fëmijëve do të punohet në komunat Prishtinë, Pejë, Prizren, Klinë, Gjilan, Gjakovë, Mitrovicë dhe Ferizaj.
 
Arritjet e projektit

• Institucionet lokale janë funksionale në identifikimin e rasteve të dhunës dhe mbrojtjes së fëmijëve. Ato kanë krijuar mekanizma për raportim dhe parandalim të rasteve të dhunës si brenda shkollës ashtu edhe jashtë saj, përderisa mësuesit dhe prindërit gjithashtu përdorin metoda alternative për edukimin e fëmijëve
- Krijimi i mekanizmave miqësorë për fëmijët për raportimin e dhunës në shkollë
- Një analizë (Baseline Study) në lidhje me mekanizmat për raportimin e dhunës në shkolla;
- Hartimi i një vlerësimi për mekanizmat e raportimit të dhunës;
- Aksioni i nënshkrimit të posterit. SiV do të përdorë qasjen “Grumbulli i Shkollave” (Cluster Schools) të cilat do ta nisin aksionin e nënshkrimit të posterit;
- Mbështetje profesionale për Komisionin për hapjen e kutive të ankesave
- Rreth 400 prindër dhe 150 mësues të trajnuar në disiplinën pozitive;
- Zhvillimi i kapaciteteve të zyrtarëve të Qendrës për Punë Sociale për identifikimin dhe menaxhimin e rasteve të dhunës si dhe për të ofruar shërbime më cilësore për fëmijët;
- Punëtori për përgatitjen e planit të punës për Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale për parandalimin e abuzimit të fëmijëve dhe familjes;
- Inicimi i dialogut social në mes të shkollave, prindërve, QPS-ve dhe Policisë për identifikimin e fëmijëve me sjellje asociale në shkolla dhe risocializimi i tyre në shkollë e familje;
- Hartimi i Kodit Unik të Mirësjelljes nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit me drejtoritë e arsimit në komunat e Kosovës;

• Avokim për zhvillimin e infrastrukturës ligjore dhe sistemit funksional për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna dhe ndëshkimi trupor me pjesëmarrjen e OJQ-ve, fëmijëve dhe akterëve tjerë
- Angazhimiqë të në miratimin eLigjit për Mbrojtjen e Fëmijëve të përfshihen rekomandimet mbi ndalimin e ndëshkimit trupor;
- Hartimi dhe shtypja e broshurës informative për deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe publikun e përgjithshëm;
- Mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit;
- Punëtori informuese në rajone;
- Zhvillimi i kapaciteteve avokuese të organizatave partnere të shoqërisë civile për zbatimin e projektit si dhe qytetarët të vetëdijesohen për parandalimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe raportimin e saj;
- Punëtori për avokimin dhe mekanizmat ndërkombëtarë;
- Punëtori për zhvillimin e strategjisë së fushatës;

• Fuqizimi i kapaciteteve në fushën e avokimit dhe lobimit për fëmijët e Grupit ROR dhe AKF-ve, si dhe fuqizimi i rolit të fëmijëve në rritjen e llogaridhënies së institucioneve dhe përfshirjes së drejtpërdrejtë të fëmijëve në planifikim dhe zbatim të politikave lokale e nacionale
- Ripërtëritja e grupi ROR me anëtarë të rinj të trajnuar në monitorimin e KNF-së dhe kapacitetet janë zhvilluar në bazë të nevojave të tyre;
- Krijimi dhe mbështetja e grupeve të pavarura të fëmijëve të mbikëqyrjes nëpërmjet bashkëpunimit me Avokatin e Popullit;
- Takime periodike në mes të ROR dhe Asambleve Komunale të Fëmijëve;
- Forcimi i Platforma komunikuese të internetit të AKF-së dhe përdorimi i saj si mekanizëm komunikues ku fëmijët periodikisht do të shtrojnë pyetje tek mbajtësit e pozitave në mënyrë që t’i shtyjnë ata tu përgjigjen pyetjeve;
- Publikimi i një studimi ligjor për mekanizmat ligjor të strukturimit të fëmijëve në nivel lokal;
- Hartimi dhe mbikëqyrja i planeve të punës së Asambleve Komunale të Fëmijëve;

• Të bëhet pjesëmarrja një realitet nëpërmes avokimit - përfshirjes së fëmijëve në vendimmarrje
- Lobim për t’u bërë pjesë e Komisionit për verifikimin e teksteve shkollore: SiV në bashkëpunim me ROR do të organizojnë takime me MASHT-in dhe akterët tjerë qeveritarë për t’u siguruar që ato të janë pjesë e verifikimit të teksteve shkollore;
- Asociacioni i Komunave së bashku me ROR promovon draft rregulloren për përfshirjen e fëmijëve në planifikim dhe buxhetim në dy komuna;
- Lobim/Takime për rezultatet e ‘Zërat e Rinj’;
- Strategjia e koordinatorëve të drejtave të fëmijëve e cila parasheh pjesëmarrjen e fëmijëve në vendimmarrje është hartuar  (ky aktivitet do të dizajnohet pas analizës ligjore);
- Shënimi i Ditës Ndërkombëtare e KNF-së dhe Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve në shtatë komuna;
 

Mbështetje në Integrim dhe Fuqizim të të Kthyerve Romë, Egjiptianë dhe Ashkalinjë, përmes zhvillimit të Kapaciteteve në Edukimin Bazik (CDBE) Kosovë

Titulli i Projektit: Mbështetje në Integrim dhe Fuqizim të të Kthyerve Romë, Egjiptianë dhe Ashkalinjë, përmes zhvillimit të Kapaciteteve në Edukimin Bazik (CDBE) Kosovë
Kohëzgjatja: 30 muaj (korrik 2017 - dhjetor 2019)
Vendi: Pejë, Istog, Klinë
Organizata zbatuese: Syri i Vizionit
Donatori:  Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH -
German International Cooperation (GIZ)

Qëllimi i projektit:  Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është lehtësimi i integrimit të komuniteteve Romë, Egjiptian dhe Ashkali në sistemin arsimor, përfshirë ata që jetojnë në Kosovë dhe ata që po kthehen. Në mënyrë të veçantë projekti synon që të përmirësojë pjesëmarrjen e qëndrueshme dhe të suksesshme afatgjatë të fëmijëve në sistemin e arsimit formal.

Përfituesit: Rreth 500 fëmijë (rreth 200 Shqiptarë dhe 300 Romë, Egjiptian dhe Ashkali) do të përfitojnë nga arsimi plotësues, mentorimi dhe arritjet në arsim. Të njëjtët fëmijë Romë, Ashkali dhe Egjiptian do të përfitojnë çanta shkollore dhe mjete tjera mësimore. Ndër të tjera, prej 200 deri 300 nxënës Romë, Ashkali, Egjiptian dhe Shqiptarë do të angazhohen në aktivitete shkollore ndërkulturore nga një total prej 3600 nxënës të regjistruar në 6 shkollat përkatëse.

Realizimi i projektit: Projekti realizohet përmes fushatave vjetore të vetëdijesimit, hapjes së 6 qendrave të mësimit për nxënësit e komuniteteve romë, egjiptianë dhe ashkalinjë, trajnimit të 18 tutorëve që do të punojnë me nxënësit në këto qendra, rinovimit dhe pajisjes së klasave në qendrat e mësimit, ofrimit të mentorimit individual-ndihmës në kryerjen e detyrave të shtëpisë për fëmijët Romë, Egjiptianë dhe Ashkalinjë, furnizimit me material shkollor për fëmijët e Romë, Egjiptianë dhe Ashkalinjë në këto 6 qendra mësimore, organizimit të ngjarjeve ndërkulturore në nivel të shkollave dhe në 6 qendrat mësimore, mbështetjes psikosociale pranë këtyre qendrave mësimore, trajnimit të mediatorëve, ndërmjetësimit me autoritetet komunale, kampit veror 2017, aktiviteteve të lobimit dhe avokimit për përfshirjen e masave integruese në planet lokale për bashkëfinancimin e aktiviteteve të projektit si dhe të fushatave të avokimit në komunitet.

Arritjet e projektit:
- Hapja e klasave të mësimit plotësues në 6 shkolla fillore në komunën e Pejës, Klines dhe Istogut, renovimi i tyre dhe furnizimi i tyre me materiale bashkëkohore për mbajtjen e mësimit plotësues në shkollat e Zahaqit, Sigës, Kliçinës, dy shkolla në qytetin e Klinës dhe një në Zallq të Istogut;
- Trajnimi i 18 tutorëve (edukatorëve) për zhvillimin e mësimit plotësues me rreth 25 nxënës të komuniteteve Rome, Egjiptian dhe Ashkalinje në shkollat përkatëse;
- Realizimi i fushatave vjetore të vetëdijesimit rreth regjistrimit në klasat e para dhe rëndësisë së arsimimit për fëmijët e komuniteteve Rome, Egjiptiane dhe Ashkalinje;
- Ofrimi i mentorimit individuale ndihmës rreth detyrave të shtëpisë për nxënësit, pjesëmarrës në mësimin plotësues;
- Furnizimi me material shkollore për fëmijët romë, egjiptianë dhe ashkalinj, pjesëmarrës të mësimit plotësues (shpërndarja e pakove shkollore-çantave)
- Organizimi i ngjarjeve ndërkulturore në nivel shkollash në 6 shkollat e klasave të mësimit plotësues;
- Mbështetja psikosociale për fëmijët e 6 klaseve të mësimit plotësues;
- Trajnimi i mediatoreve;
- Ndërmjetësimi me autoritetet komunale në çështjet sociale, shëndetësi, etj
- Zhvillimi i kampit veror dyjavor 2017 (i mbajtur në muajin korrik-gusht);
- Zhvillimi i aktiviteteve të avokimit dhe lobimit për përfshirjen e masave integruese në planet lokale për bashkëfinancimin e aktiviteteve të projektit;
- Zhvillimi i fushatave avokuese në komunitet.