mendo globalisht,
vepro lokalisht

Donatorët

Gjatë aktivitetit të saj nga viti 1999 organizata joqeveritare SiV për të realizuar projektet e veta ka bashkëpunuar me dhjetëra organizata me të cilat është punuar për realizimin e projekteve dhe qëllimeve të përbashkëta. Këto organizata kanë mbështetur punën e organizatës dhe kanë financuar projekte të ndryshme të implementuara në terren.

 

Për të gjitha këto organizata, Syri i vizionit shpreh një falënderim të madh për bashkëpunimin e mirë që ka pasur, për besimin në organizatën dhe për realizim të suksesshëm të projekteve që nëpër vite kanë ndikuar në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

 

Olof Palme Center

Me emrin e kryeministrit të vrarë suedez Qendra Olof Palme është themeluar në vitin 1992 nga Partia Social Demokrate e Suedisë, Konfederata e Sindikatës së Tregtisë dhe Sindikata Kooperative. Palme Center sot ka 28 organizata anëtare brenda lëvizjes së punës, që punojnë në bashkëpunimin ndërkombëtar për zhvillimin dhe krijimin e opinionit publik i cili ka të bëjë me çështjet ndërkombëtare politike dhe ato të sigurisë. Qendra ka një kornizë marrëveshjeje me SIDA-n, e cila financon projektet për zhvillim ndërkombëtar të organizatave anëtare. Qendra është e shtrirë dhe ka aktivitete në gjashtë rajone: Ballkan, Evropë Lindore, Amerikë Latine, Azi dhe Afrikë me afërsisht 450 projekte zhvillimore ndërkombëtare gjatë një viti. Ato shtrihen prej edukimit qytetar dhe strukturës organizative deri në projektet për të drejtat e njeriut dhe të pajtimit.
Me Olof Palme Center Syri i Vizionit ka bashkëpunuar në hartimin e strategjive trevjeçare të veprimit për komunitetet rom, ashkali e egjiptian në komunat Pejë, Klinë, Rahovec dhe Istog dhe strategjitë për komunitetin serb në të njëjtat komuna. Nga viti 2013 OPIC mbështet projektin Qyetaria Aktive dhe disa tjera me akterë që janë zbatuar në rajon. Më shumë për Palme Center:
http://www.palmecenter.se/

 

Austrian Development Cooperation

Austrian Development Cooperation (ADC) paraqet Koordinim austriak për zhvillim. Ai mbështet vendet në Afrikë, Azi dhe Amerikën Qendrore, si dhe në Evropën Jug-Lindore në zhvillimin e qëndrueshëm të tyre social, ekonomik dhe demokratik. ADC angazhohet për zbutjen e varfërisë globale, nxitjen e paqes, çështjet të ambientit, etj. ADC bashkë me SDC kanë financuar projektin Perspektiva Rurale që ka implementuar SiV bashkë me SLA/Solidar Suisse si dhe projektin SEED për mbështetjes së arsimit profesional në komunat e rajonit të Dukagjinit në drejtimet e hotelerisë dhe turizmit, një projekt që implementohet nga vitit 2014. http://www.entwicklung.at/en/ 

 

USAID

Agjencia për zhvillim ndërkombëtar e Shteteve të Bashkuara (anglisht USAID The U.S. Agency for International Development) është agjenci e pavarur që ofron përkrahje ekonomike, zhvillimore dhe humanitare në gjithë botë si dhe mbështet qëllimet e politikave të jashtme Shteteve të Bashkuara.
USAID merret me shumë sektorë si bujqësia, demokratizimi dhe qeverisje, zhvillim ekonomik, ambient, edukim, shëndetësi, partneritet global dhe asistencë humanitare në më shumë se 100 shtete për të ofruar një të ardhme më të mirë për të gjithë.
USAID është i pranishëm në Kosovë nga viti 1999 dhe që nga kjo periudhë ka investuar miliona dollarë. USAID ka implementuar në Kosovë projekte që kanë ndihmuar tranzicionin në Kosovë dhe stabilizimin e një demokracie prosperuese, krijimin e vendeve të punës, zvogëlimin e korrupsionit dhe përmirësimin e jetës së të gjithë qytetarëve.
USAID ka qenë donatori i parë që përkrahur Vizionin dhe ka besuar në angazhimin e këtij grupi, që në vitin 1999-2000. Më pas në bashkëpunim janë zhvilluar disa projekte shumë të rëndësishme. Pos revistës Vizioni nga USAID është financuar edhe gazeta Kasneci (përmes programit RTI), kurse me fondet e USIAD janë implemetuar disa projekte përmes ISC dhe ATRC.
www.usaid.gov

 

ATRC

Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC) është organizatë joqeveritare dhe jofitimprurëse kosovare që punon për rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve dhe shoqërisë civile në vendim-marrje, si parakusht për një shoqëri të zhvilluar demokratike dhe stabile rajonale. ATRC e ka mbështetur SiV me projektet për vetëdijesimin e ligjit për pronën dhe për fuqizimin e grave në rajon dhe promovimin e barazisë gjinore. www.advocacy-center.org 


Save the Children

Save the Children është organizata kryesore e pavarur në botë për fëmijët. Vizioni i saj është një botë në të cilën çdo fëmijë arrin të drejtën e mbijetesës, mbrojtjen, zhvillimin dhe pjesëmarrjen. Misioni i saj është që të frymëzojë përparime në mënyrë që bota të trajtojë fëmijët dhe për të arritur ndryshime të menjëhershme dhe të qëndrueshme në jetën e tyre. Save the Children është organizata e pavarur për krijimin e ndryshime të qëndrueshme në jetën e fëmijëve në nevojë në Shtetet e Bashkuara dhe nëpër botë punon me organizata të tjera, jofitimprurëse, qeveritë dhe një shumëllojshmëri të partnerëve lokalë duke ruajtur pavarësinë tonë, pa agjendë politike apo orientimi fetar. Save the Children U shërben fëmijëve të varfër, të margjinalizuar dhe të pambrojtur dhe familjeve të tyre në më shumë se 120 vende. Programet e saj përfshijnë njëkohësisht ruajtjen  dhe përmirësimin e jetës së tyre, duke përfshirë prindërit, kujdestarët, anëtarët e komunitetit dhe anëtarëve të organizatave tona partnere. Me Save the Children Syri i vizionit ka bashkëpunuar në disa projekte në komunat Pejë, Mitrovicë, Ferizaj e Gjakovë për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna, ngacmimi e trafikimi dhe krijimin e mekanizmave për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në shkolla. www.savethechildren.net

 

Komisioni evropian

Komisioni Evropian përfaqëson dhe mbron interesat e BE-së si tërësi. Harton propozime për ligjet e reja evropiane, të cilat ua paraqet Parlamentit Evropian si dhe Këshillit. Ai është i pavarur nga qeveritë e vendeve anëtare të BE-së. Komisioni Evropian është gjithashtu krahu ekzekutiv i BE-së, përgjegjës për zbatimin e vendimeve që merren në Parlament dhe Këshill, kjo do të thotë punën e përditshme të BE-së duke zbatuar politikat e tij, menaxhuar programet dhe përdorur fondet e tij.
Komisioni evropian është një zëdhënës i rëndësishëm i BE-së në skenën ndërkombëtare.
Syri i Vizionit nga Zyra ndërlidhëse të Komisionit evropian ka fituar në programit EIDHR (Instrumenti Evropian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut) me projektin BRIDGE, për fuqizimin e shoqërisë civile në rajonin e Pejës. SIV ka përfituar projekte nga Komisioni Evropian edhe në projektet e bashkëpunimit ndërkufitar Kosovë Mal i Zi, projektet e zhvillimit ekonomik rajonal në Kosovë, mbështetjen e të kthyerve dhe komunitetet rom, egjiptian dhe ashkali përmes klasave mësimore, në platformës ProPeace për parandalimin konfliktit në Kosovë, përmes platformës SELDI në rrjetin antikorrupsion regjional,
për projektin në Llazoviq përmes fondit të AER, etj.

 

SIDA

Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar- Sida, është një agjenci qeveritare që punon në emër të parlamentit dhe qeverisë suedeze, me misionin për të ulur varfërinë në botë. Nëpërmjet punës së tyre dhe në bashkëpunim me të tjerët, ata kontribuojmë në zbatimin e Politikës Suedeze për Zhvillim Global.

Synimi i Sida-s është krijimi i mundësive për njerëzit që jetojnë në varfëri dhe nën shtypje për të përmirësuar kushtet e tyre të jetesës pwr cka ata që jetojnw në Suedi dhe paguajnw taksa dhe kontribuojnw. Sida ka bashkëpunim dhe zhvillon aktivitete nw gjithsej 35 vende në Afrikë, Azi, Evropë dhe Amerikë Latine. Misioni i Sida është të ndajë ndihma dhe fonde të tjera. Operacionet e saj menaxhohen nga udhëzimet e qeverisë, duke përshkruar qëllimet për operacionet e çdo viti dhe madhësinë e buxhetit të ndihmës për zhvillim. www.sida.se

 

GIZ

GIZ (nga gjermanishtja “Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit” GmbH) është Agjensi Gjermane e Zhvillimit me seli kryesore në Bon dhe Eschborn të Gjermanisë, e cila ofron shërbime në fushën bashkëpunimit për zhvillim ndërkombëtar dhe financohet nga Ministria Federale e Gjermanisë për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik. GIZ merret kryesisht me realizimin e projekteve të bashkëpunimit teknik të Ministrisë Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim (BMZ) të Gjermanisë e cila është edhe pala angazhuese e saj, por punon edhe me sektorin privat dhe organizatat qeveritare kombëtare dhe ndërkombëtare (zakonisht me organizatat joqeveritare) mbi bazat dobisë publike. Në aktivitetet e saj, GIZ, përpiqet t’a ndjekë paradigmën e zhvillimit të qëndrueshëm e cila synon që të baraspeshojë zhvillimin ekonomik me gjithëpërfshirjen sociale dhe mbrojtjen e mjedisit. GIZ ofron shërbime të konsulencës dhe ngritjes së kapaciteteve në një varg të gjerë fushash, përfshirë konsulencën menaxhuese, zhvillimin rural, infrastrukturën e qëndrueshme, sigurinë dhe ndërtimin e paqes, zhvillimin social, qeverisjen dhe demokracinë, mjedisin dhe ndryshimet klimatike, dhe zhvillimin ekonomik dhe punësimin.  GIZ ka mbështetur SIv në projektin për integrimin e të kthyerve dhe komuniteteve rom, egjiptian dhe ashkali në Kosovë, shënimin e fushatës kushtuar Ditës së lumit Drin. www.giz.de

 

SOROS/KFOS

Fondacioni Kosovar për shoqëri civile (KFOS) është një organizatë lokale dhe joqeveritare, e cila bën pjesë në rrjetin ndërkombëtar të fondacioneve të financuara nga filantropi amerikan George Soros. Në dhjetor të vitit 1999, KFOS u regjistrua ligjërisht si OJQ pranë UNMIK-ut në Kosovë dhe funksionon me bord kosovar. Rrjeti i fondacioneve të Soros-it ka qenë i pranishëm në Kosovë që nga viti 1993 dhe është marrë me fushat e arsimit dhe rinisë, të drejtat e njeriut, shoqërinë civile, mediat, programet e gruas si dhe në fusha të tjera. KFOS-i aktualisht zhvillon veprimtarinë e tij në këto programe: Integrime Evropiane, Shoqëri Civile, Minoritete dhe Roma, Partneriteti Lindje-Lindje.
KFOS ka përkrahur botimin e disa numrave të revistës Vizioni dhe një projekt për integrimin e komunitetit rom e egjiptian në Pejë dhe Istog gjatë vitit 2009. Ndërsa në vitet 2016 dhe 2017 KFOS ka mbështetur projektet në vetëdijesimin dhe integrimin e komuniteteve rom, egjiptian dh e ashkali në rajonin e Pejës.
https://kfos.org/

 

SOLIDAR  Suisse

Solidar Suiss (më parë SLA -Swiss Labour Asistance apo Schweizerisches Arbeiterhilfswerk -SAH) është  një organizatë zvicerane e krijuar në vitin 1936 nga Partia socialdemokrate dhe Konfederata zvicerane e sindikatave. Programet e saj veç Zvicrës realizohen edhe në 15 shtete mes të cilave edhe në Kosovë. Ajo është anëtare e rrjetit evropian të organizatave SOLIDAR që mbledh 31 organizata për ndihmë. Projektet jashtë shtetit kryesisht në pjesën më të madhe i financon me mjetet e Qeverisë Zvicerane përmes Agjensionit zviceran për zhvillim por edhe me donacione nga kantonet e veçanta zvicerane, komunat dhe donacione tjera. SLA angazhohet për realizimin e një shoqërie të zhvilluar sociale politike dhe ekonomike, e cila iu ofron jetë të sigurt dhe me dinjitet qytetarëve të saj. SLA në radhë të parë është e specializuar në këta sektorë: puna dhe sindikatat, demokracia dhe pjesëmarrja, zhvillimi rural, aktivitetet e krijimit të të ardhurave. Në këta sektorë në Kosovë SLA është e angazhuar që nga viti 1999. Ajo i zhvillon projektet e saj në Kosovë përmes partneritetit me Syrin e Vizionit, në zyrën e së cilës është e vendosur përfaqësia e saj. Me SLA SiV ka implementuar projektet Perspektiva Rurale, dialogun për qumështin në Kosovë, projektet për përmirësimin e praktikës profesionale në shkolla dhe këshillimin në karrierë (Mismatch dhe ProKarriera) dhe garën ndërkombëtare për projekt propozime në Serbi, Bosnje e Kosovë për iniciativa të organizatave rinore për të drejtat në punë. Më shumë: www.solidar.ch

 

ISC

Institute for sustainable communities (ISC) ndihmon komunitetin nëpër botë të adresojë çështjet mjedisore, ekonomike, sociale dhe sfidat për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë. ISC u themelua në vitin 1991 nga ish-guvernatori i Vermontit Medelein M. Kunin dhe në këtë periudhë ka mbështetur projekte që kanë nxitur transformimin e komunitetit në të gjithë globin. ISC merret me ndalimin e ndotjes së ajrit dhe ujit, fushatat e parandalimit të HIV/AIDS-it apo trajnim udhëheqësit e rinj qytetarë. Puna e saj ka ndryshuar jetët e miliona njerëzve në të gjithë botë duke i përfshirë ata në formësimin e të ardhmes së tyre duke u bërë avokatë të fortë dhe liderë efektivë në komunitetet e tyre. www.iscvt.org

 

OSBE

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (shkurtesa shqip OSBE, Anglisht: OSCE - Organization for Secuity and Co-orporation in Europe), është organizata ndërkombëtare më e madhe ndërqeveritare që merret me çështjen e sigurisë.
Mandati i saj përfshin çështje siç janë të drejtat e njeriut, liria e shtypit zgjedhjet e lira, kontrolli i armëve, etj.
OSBE u themelua në vitin 1975 me Aktin e Helsinkit me 35 shtete pjesëmarrëse. Në vitin 1995 në Konferencën e Budapestit riorganizohet si organizatë ndërkombëtare me vende pjesëmarrëse nga Evropa, Azia e Mesme dhe Amerika Veriore. Sot OSBE ka 56 anëtare.
Detyrat e OSBE-së janë stabiliteti dhe siguria politike në Evropë, zhvillimi i bashkëpunimit ekonomik, shtetëror, kulturor e ekologjik
Në Kosovë OSBE është e pranishme që para luftës kur gjatë viti 1998 ajo ka udhëhequr misionin verifikues, që ka pasur një role të rëndësishëm për mbikëqyrjen ndërkombëtare gjatë luftës në Kosovë. Pas luftës në Kosovë OSBE ishte pjesë e misionit UNMIK të Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe paraqiste një nga katër shtyllat e tij. OSBE ka përkrahur projektin Kasneci dhe krijimin e Rrjetit rinor të Pejës. Më shumë për OSBE: www.osce.org/kosovo

 

DRC

Këshilli danez për refugjatë (anglisht DRC Danish Refugee Council) është organizatë humanitare daneze, e krijuar në vitin 1956. Ajo shërben si organizatë ombrellë për 33 organizata anëtare. DRC është e angazhuar në më shumë se 20 vende përgjatë botës për t’u ndihmuar refugjatëve duke dhënë ndihmë dhe duke rehabilitim. Formimi i saj lidhet me krizën e krijuar pas Luftës së dytë botërore si një përgjigje për krizën evropiane të refugjatë të shkaktuar nga invazioni sovjetik në Hungari. Danish Refugee Council është aktivizuar në mjaft projekte humanitare, posaçërisht në ish Jugosllavi gjatë viteve 90 të shekullit të kaluar, por ka misionet edhe në Timor, Afrikën perëndimore dhe në Lindjen e Afërt.
Në Kosovë DRC ka nxitur krijimin e Programit të Iniciativës Kosovare KIP-it, një grupim i 17 organizatave joqeveritare nga Kosova, Serbia dhe Mali i Zi që për pesë vjet kanë punuar projekte në përkrahje të kthimit. “Syri i vizionit” si një nga organizatat themeluese të KIP, ka realizuar dhjetëra projekte në kuadër të KIP, ndërsa ka pasur partneritet direkt me DRC në realizimin e projekteve tjera në kthim dhe ndërtim të paqes. https://drc.ngo/

 

SaferWorld

SaferWorld është organizatë e pavarur ndërkombëtare që punon për të parandaluar konfliktet e dhunshëm dhe për të ndërtuar jetë të sigurt. SaferWorld punon me njerëzit lokal të prekur nga konflikti për të përmirësuar sigurinë e tyre dhe ndjenjën e sigurisë, dhe kryen hulumtime dhe analiza të gjerë. Ajo përdorë këto dëshmi dhe të mësuarit për të përmirësuar politikat lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare dhe praktikat që mund të ndihmojnë në ndërtimin e paqes së qëndrueshme.
SaferWorld është organizatë jo-fitimprurëse me programe në pothuajse 20 vende dhe territore nëpër Afrikë, Azi dhe Evropë. Ajo merr fonde nga një gamë e donatorëve, duke përfshirë qeveritë, Komisioni Evropian, trustet dhe individët.
Me SaferWorld Syri i vizionit ka bashkëpunuar në projekt të përbashkëta me FIQ për sigurinë publike, ku hyjnë fushatat kundër përdorimit të armëve, hulumtimet dhe publikim e raporteve mbi sigurinë publike etj. www.saferworld.org.uk

 

OWSEE

Portali OneWorld është një portal medial elektronik me shtrirje dhe mbulim gati në tërë botën, që bazohet në ofrimin e përkrahjes përmes shkëmbimit të informatave dhe materialeve online dhe të shtypura që kanë të bëjnë me fushat e bashkëpunimit të drejtpërdrejtë dhe informimit të publikut. OWSEE iu ofron lexuesve informata në lidhje me zhvillimet e ndryshme sociale, ekonomike dhe politike në vendet që mbulon. Komunikimi në mes anëtarëve të rrjetit bazohet në partneritet ku çdo organizatë shkëmben informatat dhe materialet për shpërndarje të koordinuar.
"Syri i Vizionit" u bë partneri dhe përfaqësuesi kryesor i seksionit për Evropën Juglindore për të ofruar lajme dhe informata për portalin në gjuhën shqipe duke u bërë përfaqësues që mbulon territorin e Kosovës.
Bashkëpunimi me portalin OneWorld filloi në vitin 2003 dhe vazhdoi deri në vitin 2008 periudhë në të cilin përpos që mbajti portalin me lajme, mori pjesë edhe në aktivitete tjera.

 

CARE International

CARE internacional është një nga organizatat më të njohura botërore që udhëheqë në luftën kundër varfërisë  në botë. CARE angazhohet për më shumë shpresë në botë, tolerancë dhe drejtësi sociale, jetë me dinjitet dhe siguri për të gjithë. Angazhimi kësaj organizate është për individin, familjet, me angazhim tek femrat dhe fëmijët, posaçërisht në vendet e varfra dhe në vendet pas konfliktit. CARE ka shtrirje në 72 vende të ndryshme në botë. Vetëm përgjatë vitit të kaluar CARE ka mbështetur më shumë 800 projekte kundër varfërisë nga të cilat kanë përfituar më shumë se 59 milionë njerëz .
Në Kosovë Care International ka zhvilluar projekte për zgjidhjen e konflikteve, edukimit, shëndetësi, refugjatët dhe personat e shpërngulur, bujqësia, mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe sundimi i ligjit. Syri i Vizionit ka bashkëpunuar si partner në projekte për demokratizim dhe dialog ndëretnik.

 

IFES

The International Foundation for Electoral Systems (IFES) është organizatë jo-qeveritare e regjistruar në SHBA që merret me sigurimin e mbështetjes profesionale për demokracinë zgjedhore. Nëpërmjet punës në terren, hulumtime dhe avokim, ajo synon të nxisë pjesëmarrjen e qytetarëve, transparencën dhe llogaridhënia në jetën politike dhe shoqërinë civile. IFES është krijuar në vitin 1987 dhe ka punuar në më shumë se 100 vende nga demokracitë në zhvillim në vende krizash deri në forcimin zhvillimit të demokracisë në Shtetet e Bashkuara. IFES vepron edhe në Kosovë dhe ndër tjera ka përkrahur monitorimin e zgjedhjeve të vitit 2007.

 

UNDEF

Fondi për Demokraci i Kombeve të Bashkuara (UNDEF) është themeluar nga Sekretari i Përgjithshëm i KB në korrik 2005 si një trust fond i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara me qëllim kryesor të mbështetjes së demokratizimit në botë. Ai mbështet projektet që forcojë zërin e shoqërisë civile, promovimin e të drejtave të njeriut dhe inkurajon pjesëmarrjen e të gjitha grupeve në proceset demokratike duke plotësuar punën e OKB-së me qeveritë për të forcuar qeverisjen demokratike në gjithë botë.
Nga UNDEF SiV bashkë me Care International kanë realizuar projektin SDEPKI mbi forcimin e përpjekjeve demokratike.

 

UNDP

UNDP është Programi i Kombeve të Bashkuara për zhvillim. Me seli në New York , UNDP mbron ndryshimet dhe lidh vendet me dijen, përvojën dhe burimet për t'i ndihmuar njerëzit të ndërtojnë një jetë më të mirë. Ai ofron këshilla të ekspertëve, trajnime dhe jep mbështetje për vendet në zhvillim, me theks të veçantë në ndihmën ndaj vendeve më pak të zhvilluara. UNDP gjithashtu inkurajon mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe fuqizimin e grave në të gjitha programet e tij. UNDP financohet tërësisht nga kontributet vullnetare nga vendet anëtare. Organizata vepron në 177 vende, ku punon me qeveritë lokale për të përmbushur sfidat e zhvillimit dhe për të zhvilluar kapacitetet lokale.

Me UNDP Syri i vizionit ka zhvilluar projektet për rolin e gruan në bërjen e paqes, dhe ngritjen e vetëdijes kundër korrupsionit. http://www.undp.org/content/undp/en/home.html

 

 

NDI

Instituti Kombëtar Demokratik është një organizatë jofitimprurëse, jopartiake dhe joqeveritare që mbështet institucionet dhe praktikat demokratike në çdo rajon të botës për më shumë se tre dekada. Që nga themelimi i saj në vitin 1983, NDI dhe partnerët e saj lokalë kanë punuar për të krijuar dhe përforcuar organizatat politike dhe qytetare, për të mbrojtur zgjedhjet dhe për të promovuar pjesëmarrjen e qytetarëve, hapjen dhe llogaridhënien në qeveri.

Me mbështetje nga NDI, Syri i Vizionit ka bërë vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë dhe monitorimin e zbatimit të Ligjit për natyrën. www.ndi.org

 

IREX

Është një organizatë jofitimprurëse e angazhuar për zhvillim dhe edukim global, e fokusuar tek njerëzit dhe komunitetet që nga viti 1968. E krijuar fillimisht për të kapërcyer ndarjet gjeopolitike duke nxitur shkëmbimin e dijetarëve, mësuesve, studentëve dhe ideve, IREX tash ofron ekspertizë në gjitha rajonet nga Azia në Afrikë dhe Amerikën Latine në mbi  në 120 vende për të ndërtuar një botë më të drejtë, të begatë dhe gjithëpërfshirëse duke fuqizuar rininë, duke kultivuar udhëheqës, duke forcuar institucionet dhe duke zgjeruar qasjen në arsim dhe informim cilësor. Irex i ka mbështetur projektet që i ka implementuar SiV duke përfshirë planifikimin urban në Zatra, fushatën për vetëdijesim në dalje në zgjedhje në vitin 2007. www.irex.org

 

Trentino con il Kosovo

Përkrahja e provincës së Trentinos në Itali për Kosovën është realizuar përmes një grupimi organizatash italiane nga rajoni i Trentinos me qëllim për të ndihmuar Kosovën, konkretisht me bazë në qytetin e Pejës. Përveç provincës autonome të Trentos, që është edhe donator kryesor, në këtë grupim hyjnë edhe më shumë se dhjetë organizata tjera nga ky rajon me një autonomi të veçantë në veri të Italisë. TCK me zyrën e saj në Pejë kanë përkrahur në rajonin e Pejës projekte që kanë të bëjnë me zhvillimin e turizmit, bujqësisë, dialogun ndëretnik dhe projektet për rininë. Me TCK Syri i Vizionit është bashkëthemeluese e qendrës rinore ZOOM, ndërsa TCK ka financuar projektin e Shkollës së gazetarisë në Pejë.

 

EWIM

The East-West Management Institute është krijuar në SHBA në vitin 1988 si organizatë e pavarur joprofitabile që promovon sundimin e ligjit. EWMI promovon sundimin e ligjit, shoqërinë civile dhe tregun e lirë ne ekonominë globale.
EWMI programet e saj i realizon duke krijuar raporte me OJQ-të lokale. Donatorë të saj janë të shumtë nëpër vende të ndryshme. Organizata përveç përfaqësive të saj në Nju Jork dhe Uashington ka përfaqësitë edhe në Bosnje e Hercegovinë, Serbi, Bullgari, Poloni, Kamboxhia dhe Kosovë.
Syri i vizionit me EWIM ka bashkëpunuar në projektet për sigurinë në rajonin e Pejës, fuqizimin e Këshillit komunal për siguri në bashkësi përmes shoqërisë civile.

 

NED

The National Endowment for Democracy (NED) është një organizatë private jofitimprurëse e krijuar në vitin 1983 për të forcuar institucionet demokratike në të gjithë botën përmes përpjekjeve joqeveritare. Ajo ndan me qindra grante gjatë çdo viti për të mbështetur grupet pro demokratike në Afrikë, Azi, Evropë Qendrore dhe Lindore, Amerikën Latine, Lindjen e Mesme dhe ish-Bashkimin Sovjetik. NED udhëhiqet nga besimi se liria është një aspiratë universale njerëzore që mund të realizohet nëpërmjet zhvillimit të institucioneve procedurave dhe vlerave demokratike. NED ka financuar projektin e FIQ për përgjegjshmërinë e institucioneve, që në Pejë është impementuar nga SiV.

 

European Perspective

European Perspective (EP) është organizatë joqeveritare greke e themeluar në Athinë vitin 1993. Ajo është aktive në fushën e bashkëpunimit zhvillimor ndërkombëtar, ekonomisë sociale dhe shoqërisë civile. Në Kosovë ata kanë zhvilluar disa projekte kryesisht të financuara nga Qeveria e Kosovës, UNDP, AER, etj. Me EP Syri i Vizionit ka realizuar projektin  për ngritjen e kapaciteteve në fshatin Bellopojë.

 

SDC

The Swiss Agency for Development and Cooperation (SDC) është agjensioni ndërkombëtar i bashkëpunimi të Zvicrës në kuadër të Departamentit Federal të Punëve të Jashtme. SDC është përgjegjës për koordinimin e përgjithshëm të aktiviteteve të zhvillimit dhe të bashkëpunimit me Evropën Lindore, si dhe për ndihma humanitare dërguar nga Konfederata zvicerane. SDC funksionon me buxhet vjetor prej 1.4 miliard CHF në vit , staf prej rreth 600 njerëzve në Zvicër dhe 1000 jashtë vendit në fushat: bashkëpunimi regjional dhe global, ndihma humanitare dhe bashkëpunimi me Evropën Lindore. SDC ka financuar SiV në projektin e partneritetit me SLA “Perspektiva Rurale” dhe financon Solidar Suisse, e cila ndër vite mbështet projetet e SiV.

 

***

Në mini projekte dhe fushata të ndryshme Syri i Vizionit ka pasur mbështetjen edhe nga shumë donatorë dhe partnerë tjerë që edhe pse në bashkëpunime të shkurta kanë luajtur një rol të rëndësishëm në profilin që ka krijuar Syri i Vizionit ndër vite: E para ka qenë organizata italiane CISP e cila në vitin 2000 ka përfunduar misionin në Kosovë dhe krejt pajisjet e saj ia ka dhuruar Syrit të Vizonit. Terres des homes ka ndihmuar në aktivtete për përfshirjen e  nxënësve romë e egjiptianë në shkollim, UN për ndërtimin e fushës së sportit në Videjë të Klinës, “Ernst Basler+Partner” për studimin e fizibilitetit për trajtimin e ujërave zeza në Pejë, InterArts për mbështetjen e komunitetetit të personave të verbër, FID-i për projektin e hartimit të rregulloreve për transparencë në komunat Istog dhe Klinë në vitin 2005, YIHR në promovimin e dialogut të drejtave të njeriut dhe demokracisë, Hivos për funksionimin e rrjetit OneWorld për Evropën jug lindore, etj.

 

***

Përveç këtyre donatorëve, projektet dhe partneritet e Syrit të Vizonit janë përkrahur edhe nga fonde qeveritare të qeverive dhe shteteve të ndryshme. I gjithë programi i KIP-it dhe projekte që janë realizuar në kuadër të tij, në të cilat ka marrë pjesë edhe Syri i Vizionit, janë financuar nga Qeveria Daneze, kurse projektet që janë realizuar përmes DRC janë financuar nga Qeveria e Holandës. Projekti “Vendi i sigurt” që në Pejë Syri i Vizionit e ka realizuar si partner lokal i organizatës FIQ është financuar nga Qeveria Gjermane dhe Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, e kjo e fundit përmes Ambasadës së saj në Beograd ka financuar edhe një projekt për shkëmbime rinore rajonale. “Demokracia në veprim” në kuadër të së cilët SiV ka monitoruar zgjedhjet e viti 2009 në pesë komuna të rajonit të Pejës, është financuar në një pjesë edhe nga ambasadat e Gjermane, Zvicrës dhe Norvegjisë. Kurse për projektin MOBKOS donator është Qeveria e Flandrisë. Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Komunikacionit dhe Post Telekomit është donator në MOBKOS. Ministria për kthim dhe komunitete ka përkrahur projektin RRK2, Komuna e Istogut e cila ka bashkëfinacuar me dy projekte të Komisionit Evropian: në zhvillimin e turzimit në Istog dhe bashkëpunimin ndërkufitar me Malin e Zi, kurse Komuna e Pejës shtypjen e fletëpalosjeve me përmbajtje për rregulloren e transparencës, fushatat për pastrim të Pejës dhe funksionimin e qendrës së vizitorëve në hyrje të Grykë së Rugovës.