Gazmend Muhaxheri debat me qytetarët për realizimin e 14 premtimeve
Pejë, 27 qershor- Organizatat Syri i Vizionit dhe Democracy Plus kanë organizuar një debat publik të kryetarit të komunës së Pejës Z. Gazmend Muhaxheri me qytetarë, lidhur me realizimin apo mos realizimin e 14 zotimeve qe Z. Muhaxheri kishte dhënë gjatë fushatës elektorale në vitin 2021.
Duhet potencuar qe gjatë fushatës elektorale Z. Muhaxheri kishte dhënë më shumë së 14 zotimet, mirëpo, këto janë ato zotime qe ne si organizata Syri i Vizionit dhe Demokracy Plus, kemi përzgjedh sipas nevojave të qytetarëve, ku këto zotime janë shndërrua në një dokument qe është quajtur karta e zotimeve e qe është nënshkruar edhe nga vetë Z. Muhaxheri.
Këto zotime kanë të bëjnë me përmirësimin e infrastrukturës rrugore në qytete dhe zona të ndryshme (ujit të pijes, kanalizim, trajtimin e ujërave të zeza. Impianteve, rrymës) kopshte e çerdhe për fëmijë, qendra të mjekësisë familjare dhe pajisje me laboratorë për analiza të përgjithshme, digjitalizimi i shërbimeve ne administratën publike, nxitja e punësushmerisë së të rinjve dhe e investime në turizëm
Kryetari Muhaxheri, ka njoftuar qytetarët për secilin nga këto premtime e ku disa prej tyre sipas tij edhe janë tejkaluar sidomos në shëndetësi, turizëm në infrastrukturë në disa zona në qytet dhe fshatra si dhe disa investime apo zotime qe janë në fazën e punës sidomos në zonën e Rugovës. Ai gjithashtu ka treguar edhe për sfidat qe ka hasur dhe vazhdon t’i hasë sidomos nga kompanitë e pa përgjegjshme, nga individ të caktuar qe shpesh pengojnë investimet kur preket prona e tyre.
Qytetarët pjesëmarrës dhe nga shoqëria civile adresuan disa shqetësime dhe nevoja qe ndërlidhen me fuqizimin e grave qe merren me bletari, intervenimet për sanimin e disa rrugëve dhe kanalizimeve në lagjen Xhemail Kada, Asllan Ceshme, 7Shtatori dhe është kërkuar nga ta, qe edhe vetë qytetarët duhet jenë më të përgjegjshëm në kujdes ndaj investimeve qe bëhen por edhe rritje të investimeve në mirëmbajtje dhe përgjegjësi të operatorëve të kontraktuar.
Ky debat i sotëm është realizuar në kuadër të programit “Aleancës për Qytetari Aktive” që mbështetet nga Olof Palme International Center.
________________