Fermerja Sadete Alijaj synon të zgjeroj serën me perime, pasi ka kërkesa të shumta nga qytetarët
Pejë, 01 gusht, - Sadetja, vazhdimisht perimet e saja kishte kultivuar në hapësirat e hapur dhe nxjerra e perimeve në treg ishte në konkurrencë me femeret e tjerë dhe cimet dhe të ardhurat edhe pse ishin të mira nuk ishin ashtu siç ajo synonte. Mirëpo, pas trajnimeve në ngritje të kapaciteteve në fushën e ndërmarrësis në bujqësisë, tregut, marketingut etj.
Sadetja, gjithnjë ëndërr kishte qe të fillojë prodhimin e perimeve ën këtë raste Specave në Serë, mirëpo nuk kishte mundësi për të investuar në ndërtimin e një sere të tillë dhe në blerjen e makinerisë se nevojshme bujqësore për punën në serë.
Ëndrra e saj, për një serë de mjete bujqësore përcjellëse është realizuar më përfitimin e grantit për bujqësi, ku ëndrra e saj u jetësua, dhe ajo, sot ka ndërtuar serën prej 1ari, dhe ka mbjellë me speca Sumbork, ku ka arritur qe të nxjerrë perimet e saj në treg dy muaj me herët, dhe kjo ka bërë qe kërkesat e klientëve të jenë shumë të mëdha saqë ajo synon qe vitin tjetër synon qe të ndërtojë edhe një serë tjetër.
“Jam shumë e kënaqur, kam aq shumë kërkesa për blerje të specave , saqë nganjëherë edhe nuk po arrij me i përmbush kërkesat e klientëve, dhe vitin tjetër synoj me zgjerua serën, nëse gjej ndonjë mbështetje edhe me dyfishua investimet në serë”, përpos këtij entuziazmi ajo nuk mund të mos falënderoj edhe Syrin e Vizionit dhe donatorët e saj për mbështetjen.
“Falë juve si organizatë, trajnimeve dhe këtij granti, unë sot, jam duke krijuar dyfishin e të ardhurave për familjen nga puna në bujqësi, dhe po ashtu jam duke aplikuar edhe tek organizatat e tjera qe më rrit prodhimin në sera, pasi qe tani kam mekanizmin bujqësor dhe kam shumë kërkesa nga klientët’ përfundon Sadetja.
Në mesin e 28 fermer të tjerë gra e persona me aftësi të kufizuar nga komunat Pejë, Gjakovë, Istog dhe Rahovec, qe kanë përfituar nga programi “Gratë dhe personat me aftësi të kufizuara si ndërmarrëse bujqësore në Kosovë”, të zbatuar nga Syri Vizionit, i financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) me fondet e Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim dhe i bashkë-financuar nga Brot für die Welt, është edhe femerja Satete Alijaj nga fshati Zllopek komuna e Pejës.
#GrateneBujqesi #FshatiZllopek #PersonatmeAftesiteKufizuarneBujqesi #SiV #KomunaPeje #KomunaIstog #KomunaGjakove #KomunaRahovec
________________