mendo globalisht,
vepro lokalisht

Konferenca Nacionale e Grupit Kombëtar Monitorues të Fëmijëve “Respect Our Right”

13.12.2018

Prishtinë, 13 dhjetor- U mbajt Konferenca Nacionale e Grupit Kombëtarë Monitorues të Fëmijëve “Respect Our Right” (ROR) mbeshtetur nga Organizatat “Syri i Vizionit” në partneritet me “Save the Children zyra në Kosovë”, ku po bëhët publikimi i raportit monitorues ‘’Hendeku, kurrikula dhe zbatueshmëria e saj’’
Ky raport i hartuar nga vetë fëmijët, anëtarët e Grupit ROR të cilët i përkasin fushës së monitorimit të zbatimit të të drejtës fundamentale për edukim dhe arsimim (shkollim), nxjerr në pahë të dalurat e hulumtimit. Duke ofruar kështu një raport me rekomandime për institucionet përgjegjëse, gjegjësisht Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) dhe Drejtoritë Komunale të Arsimit (DKA), mbi sfidat e reformimit të sistemit arsimor në vend.

Qëllimi i raportit është prezantimi i të gjeturave për tematikat e hulumtuara siç janë:
• Informimi rreth implementimit të kurrikulave arsimore në shkollë,
• realizimi ose jo i orës së kujdestarisë,
• matja e nivelit të ngarkesës së nxënësve gjatë kohës së testeve dhe ngarkesa e orarit mësimor.

Sipas të dalurave nga pyetësorët e realizuar me nxënës, mësimdhënës dhe drejtor të shkollave të mesme të ulëta dhe të mesme të larta, nga Grupi i fëmijëve ROR, Komisioni për Monitorimin e Teksteve shkollore dhe kurrikules lidhur me zbatimin e kurrikulës së cilës i nënshtrohet arsimi parauniversitar në Kosovë ka dal me disa Rekomandime dhe Konkluzione:

• MASHT së bashku me Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe mësimdhënësit duhet të punojnë që nxënësit të jenë më të informuar në lidhje me kurrikulat shkollore me anë të së cilave zhvillohet procesi mësimor dhe bëhet vlerësimi i njohurive të fituara të tyre;

• Shkolla duhet të krijojë mekanizma të cilat mundësojnë që nxënësit, mësimdhënësit, prindërit dhe të interesuarit e tjerë të deklarohen për pjesën e mësimit zgjedhor, për të parë se cilat janë nevojat dhe interesimet për mësimin zgjedhor ku do t’i përfshijë të gjitha palët e interesit;

• Shkollat duhet të zhvillojnë njw debat me palwt e interesit (nxwns, Prindwr, mesimdhwnws) ose tw organizojnë takime, debate, apo edhe hulumtime (intervista, pyetësorë), nw promovimine kurrikulws shkollore, lendwn zgjedhore dhe orwn e kujdestarisw;

• MASHT-i duhet që të bëjë korrigjimin e teksteve mesimore se paku çdo 5 vite në mënyrë që njohuritë e fituara nga librat shkollore të jenë të përditësuara (sakta) dhe të përkojnë me zbulimet dhe hulumtimet shkencore të kohëve të fundit. Në këtë mënyrë nuk do të shkaktojnë konfuzitet tek nxënësit kur bëhet ndërlidhja e procesit mësimor në mjetet e teknologjisë moderne;

• Pëfshirja e fëmijëve (nxënëse) në procesin e vlerësmit të teksteve dhe mjeteve mësimore. Kjo do të duhej të merrej parasysh dhe të definohej ligjërisht në menyrë që të bëhet në menyrë sistematike dhe gjithëpërfshirëse. E cila nënkupton gjithashtu përmbushjen e një të drejte elemenetare që ka të bëjë më të drejtat e fëmijëve dhe pjesëmarrjen në çështjet që kanë të bëjnë me vet fëmijët;

• Drejtoritë e shkollave së bashku me mësimdhënësit duhet të koordinojnë orarin e provimeve/testeve në menyrë që të mos mbahen dy apo më shumë teste në të njëjtën ditë, pasi që përveç ngarkesës së tepërt shkaktojnë edhe stres tek nxënësit.

Kjo konferencë organizohet në kuadër të programit tematik në fushën e mbrojtjes së fëmijëve dhe qeverisjes me të drejtat e fëmijëve “Detyrimi ynë për të Ardhmen – Mbrojtja e Fëmijëve dhe Qeverisja e të Drejtave të Fëmijës” i cili implementohet nga organizata Syri i Vizionit, në. partneritet me Save the Children, zyra në Kosovë, mbështetur nga SIDA.