mendo globalisht,
vepro lokalisht

Shpërndahen pako shkollore për fëmijët e komuniteteve RAE

13.09.2019

Istog, 12 shtator - Organizata joqeveritare Syri i Vizionit nga Peja ka shpërndarë njëqinde dhjetë pako shkollore për nxënësit e ciklit parafillor, fillor dhe të mesëmtë ulët të shkollës “Martin Camaj” në komunën e Istogut, me qëllim që tëlehtësohen kushtet e shkollimit për fëmijët e komuniteteve rom, egjiptian dheashkali të fshatrave Sërbobran dhe Gurrakoc, të cilët po ashtu vijojnë mësimetnë këtë shkollë.

Fëmijët dhefamiljarët e tyre u shprehen shumë të gëzuar për këto pako pasi që me këtë ata arritëntë pajisen me materialet e nevojshme për të filluar vitin e ri shkollor.

Këto pakoshkollore janë pjesë e programit të mbështetur financiarisht nga BashkimiEvropian - “Përkrahja e BE-së për Zbatimin e Strategjisë për Integrimin eKomuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian 2- Arsim për Integrim” (i quajtur EUSIMRAES 2), i cili zbatohet nga KFOS në partneritet me shtatë organizata, ndërtë cilat edhe Syri i Vizionit dhe Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) në komunën e Istogut.