mendo globalisht,
vepro lokalisht

Syri i Vizionit bën thirrje për veprime konkrete lidhur me gjendjen e rëndë të shtatë familjeve në Gurrakoc

01.10.2019

Njoftim për opinion

Përmes këtij njoftimi,OJQ Syri i Vizionit (SiV) dëshiron që ta sensibilizojë opinionin publik, në veçantiinstitucionet lokale dhe ato qendrore, lidhur me gjendjen e rëndë të banimit tështatë familjeve të cilat kanë gjetur strehim në godinën e ish-burgut në lokalitetinGurrakoc të komunës së Istogut.

Që nga periudha epasluftës së vitit 1999, pesë familje të komunitetit egjiptian dhe dy familjeshqiptare, në mungesë të shtëpive të veta si shkak i kushteve të rëndaekonomike dhe sociale në të cilat gjenden, janë munduar ta sigurojnë banimin nëgodinën e ish-burgut i cili gjendet në lokalitetin Gurrakoc të komunës sëIstogut. Gjatë gjithë kësaj periudhe 20-vjeçare këto familje kanë banuar në këtëgodinë, e cila qysh në vitin 1999 ishte në gjendje të mjerueshme dhe të papërshtatshmepër të siguruar banim të rehatshëm.

Me gjithë përpjekjete vazhdueshme dhe të pareshtura të këtyre shtatë familjeve, por edhe tëorganizatave joqeveritare, subjekteve të ndryshme si dhe nismave të qytetarëve,të drejtuara tek institucionet kompetente e veçanërisht tek institucionetkomunale të Istogut, me qëllim të rindërtimit të shtëpive ose të paktënsigurimit të një banimi të përkohshëm që i plotëson kushtet e domosdoshme përnjë banim të dinjitetshëm për këto familje, kushtet e banimit të këtyrefamiljeve në ish-godinën e braktisur të burgut në Gurrakoc janë nën çdo nivel tëdinjitetit njerëzor dhe shoqëror!

Duke e pasurparasysh gjendjen e rëndë të përshkruar më lartë në të cilat jetojnë këtofamilje, e cila dëshmohet qartë edhe nga fotot e realizuara në ambientet kujetojnë, OJQ Syri i Vizionit u bënthirrje institucioneve kompetente të komunës së Istogut, atyre të shërbimevesociale si dhe ministrive përkatëse që kanë për mandat ndihmën dhe sigurimin emirëqenies sociale për qytetarët në nevojë, që në mënyrë urgjente të ndërmarrinveprime konkrete, para së gjithash për zhvendosjen dhe akomodimin epërkohshëm në kushte të përshtatshme banimi të këtyre familjeve, dhe pastaj përsigurimin e banimit të përhershëm, përkatësisht të ndërtimit të shtëpive përkëto familje në kushte të rënda ekonomike e sociale.

OJQ Syri i Vizionit dotë vazhdojë ta përcjellë për së afërmi gjendjen e këtyre shtatë familjeve e po ashtuedhe hapat të cilët presim që institucionet kompetente do t’i ndërmarrin përndryshimin e gjendjes në të cilat jetojnë familjet në fjalë.