mendo globalisht,
vepro lokalisht

Rinia dhe Puna në Ballkanin Perëndimor

Titulli i Projektit: Rinia dhe Puna në Ballkanin Perëndimor
Kohëzgjatja: 12 muaj ( janar 2012 – dhjetor 2012)
Vendi: Kosovë, Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë
Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit në partneritet me Solidar Suisse
Buxheti: 61,567 € 
Donatori: Solidar Suisse

Qëllimi i projektit: Ky projekt synon fuqizimin e seksioneve rinore sindikaliste dhe organizatave rinore si përgatitje dhe kontribut në dialogun social. Gjithashtu edhe vetëdijesimin e qytetarëve, politikës si dhe vendim marrësve ekonomikë për dialogun social, të drejtat e punëtorëve dhe për papunësinë mes të rinjve.

Përfituesit: Përfitues direkt janë anëtarët e gjashtë organizatave rinore, të cilët angazhohen në veçanti për çështjet e rinisë dhe punësimit (papunësisë, të drejtat në punë etj.). Përfituesit e fundit do të jenë të punësuarit (të rinjtë), të cilët përfitojnë nga aktivitetet dhe fushatat dhe nga sindikatat e përforcuara, si dhe nga sensibilizimi i opinionit dhe forcave politike vendimmarrëse për temat e dialogut social.

Realizimi i projektit: Viti 2012 është viti i katërt që nga hapja e thirrjes ndërkombëtare për projekte të organizuar nga Solidar Suisse dhe SiV, dhe viti i katërt që mbështet organizatat rinore të cilat kanë fituar në thirrjen ndërkombëtare të projekteve.  Edhe gjatë këtij vitit janë mbështetur gjashtë projekte, të gjitha projekte brenda vetës kanë pasur të bëjnë me rininë dhe mundësinë e ofrimit ose përmirësimit të ndonjë shërbimi që i ofrohet rinisë. Përgjegjësia e SiV gjatë vitit 2012 ka qenë monitorimi financiar, administrimi si dhe organizimi i konferencës regjionale në të cilën organizatat kanë bërë prezantimin e të arriturave me projektet që i kanë realizuar gjatë vitit paraprak.
 

Aktivitetet dhe Rezultatet:
• Pranimi i gjashtë projekteve nga organizatat rinore
• Shkrimi dhe lidhja e kontratave me gjashtë organizatat, dy nga Kosova, BeH dhe Serbia 
• Pranimi i raporteve narrative dhe financiare nga të gjashtë organizatat 
• Organizimi i konferencës regjionale