mendo globalisht,
vepro lokalisht

Aktivitete në Ditën ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve në Pejë e Gjakovë

22.11.2012

20 nëntor- Në ditën ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve Syri i Vizionit ka zhvilluar aktivitete me nxënësit e shkollave fillore në Pejë dhe Gjakovë, duke shënuar këtë ditë përmes mbajtjes së ligjëratave nga vetë nxënësit, shpërndarje të broshurave të Konvente së Kombeve të Bashkuara mbi të drejtat e Fëmijëve si dhe përmes shkrimit të eseve dhe pikturave.

Të gjitha këto aktivitete janë shënuar në kuadër të projektit “Mbrojtja fëmijëve dhe parandalimi i dhunës dhe abuzimeve më fëmijët” që është duke u zhvilluar në shkollat fillore, Ramiz Sadiku dhe Lidhja e Prizrenit në Pejë, si dhe shkollat Mustafa Bakija, Zekeria Rexha dhe Emin Duraku në komunën e Gjakovës, program ky i mbështetur nga organizata Save the Children International.

Qëllimi i këtyre aktiviteteve në kudër të ditës ndërkombëtarë për të drejtat e fëmijëve është që fëmijët të përcjellin mesazh të qartë institucioneve, familjeve dhe të gjithë qytetarëve për të drejtat e tyre, duke kërkuar që të ofrohen kushte më të mira që fëmijët të gëzojnë çdo ditë të drejtat e tyre.