mendo globalisht,
vepro lokalisht

Vendoset kodi i mirësjelljes në shkollën fillore “Ramiz Sadiku” dhe dhurohen libra për bibliotekën

21.12.2012

Pejë 21 dhjetor 2012- Organizata joqeveritare Syri i Vizionit, ka vendosur kodin e mirësjelljes dhe ka dhuruar një donacion të librave për bibliotekën e Shkollës Fillore Ramiz Sadiku në Pejë.
Kodi i mirësjelljes është hartuar në bashkëpunim më këshillin e shkollës dhe drejtorin e arsimit në Komunën e Pejës. Ceremonia e vendosjes së kodit si dhe dhurimi i donacionit është mbajtur në objektin e kësaj shkolle ku kanë marr pjesë, zyrtarë nga drejtoria e arsimit, mësimdhënës dhe nxënës të shkollës, përfaqësues nga këshilli i prindërve dhe i nxënësve.
Ky aktivitet është pjesë e aktiviteteve të shumta që organizata joqeveritare Syri i Vizionit është duke realizuar në shkollat fillore të Komunës së Pejës dhe Gjakovës, mbështetur nga organizatat për të drejtat e fëmijëve Save the Children International.
Përveç kodit të mirësjelljes për shkolla dhe grandeve për secilën shkollë, që nga muaji shtator i këtij viti e deri më tani janë mbajtur trajnime të shumta më nxënësit e këtyre shkollave në tema të ndryshme si, Dhuna dhe format e saj, Ngacmimet dhe format e ngacmimit si dhe Mekanizmat ekzistues për adresimin dhe parandalimin e dhunës në shkolla. Ku në këto trajnime kanë marr pjesë mbi 100 nxënës të kryesive të klasave si dhe mësimdhënësit.
Projekti Parandalimi i dhunës në shkolla dhe mbrojtja e të drejtave të fëmijëve qe organizata joqeveritare “Syri i Vizionit” është duke u realizuar që nga muaji shtator i këtij viti mbështet nga organizata për të drejtat e fëmijëve Save the Children Internacional.
Projekti ka për qëllim parandalimin e dhunës tek fëmijët sidomos në shkolla, si dhe fuqizimin e lirive dhe të drejtave të fëmijëve në Kosovë.