mendo globalisht,
vepro lokalisht

Mbahet tryeza “Krijimi i partneriteteve për veprime lokale”

19.03.2013

19 Mars- Organizata joqeveritare “Syri i Vizionit” në partneritet me Fondacionin Kosovare për Shoqëri Civile (KCSF) kanë mbajtur tryezën “Krijimi i Partneriteteve për Veprime Lokale” në komunën e Pejës. Qëllimi i kësaj tryeze ishte trajtimi dhe identifikimin i problematikave në sektorin e shërbimeve publike dhe urbanizmit  dhe mundësitë e veprimeve të përbashkëta në përmirësimin e situatës aktuale të shërbimeve publike dhe urbanizmit për një eko –turizëm të qëndrueshëm në komunën e Pejës.
Të pranishëm në këtë tryezë u shprehen se janë  bërë veprime të shumta në këto dy sektorë që Peja të ketë një eko-turizëm më të zhvilluar dhe të qëndrueshëm mirëpo, prapë se prapë mbetet edhe shumë punë për t’u bërë në përmirësim të shërbimeve publike në të gjitha fushat, si dhe në fushën e urbanizmit duke shndërruar Pejën në një qytet ku më shumë do të këtë hapësira për këmbësorë dhe çiklizëm se sa për makina.
Gjithashtu, është thënë se duhet më shumë investime në sektorë të ndryshëm, më shumë stimulim për biznese ekzistuese dhe shumë më shumë të punohet në ngritje të vetëdijes së qytetarëve për rëndësinë që ka zhvillimi i eko-turizmit dhe shfrytëzimi i resurseve të ndryshme natyrore, kulturore e publike, ashtu siç parashihen më ligj.
Të pranishmit në takim ishin drejtori i shërbimeve publike, drejtoria e Urbanizmit, UN Habitatit, Agjension për Zhvillim Regjional zyra në Pejë (AZHR), Drejtoria për zhvillim ekonomik, Zyra e turizmit, shoqëria civile, bizneset dhe grupe tjera të interesit.
Që të gjithë u pajtuan se duhet një veprim i përbashkët i Institucioneve, shoqërisë civile dhe bizneseve për të pasur një zhvillim ekonomik më të mirë dhe të qëndrueshëm.
Në fund të këtij takimi kanë dalë disa rekomandime, të cilat do të përpunohen ën një dokument bazë për të pasur veprim  të përbashkët në shkëmbime përvojash në këto fusha  me qytetet në Çeki, që të ndikohet dhe veprohet me projekte të ndryshme në përmirësimin e shërbimeve publike dhe Urbanizmit për një Eko-turizëm të qëndrueshëm në Komunën e Pejës.
Përveç kësaj tryeze, një delegacion nga Komuna e Pejës do të këtë vizita dhe shkëmbim përvojash me komunat çeke dhe me ekspertët e këtij shteti, që do ndihmojnë në zhvillimin e eko-turizmit në komunën e Pejës.
Projekti përkrahet nga Ministria e punëve të jashtme të Republikës Çeke.