mendo globalisht,
vepro lokalisht

Fillon projekti Mismatch, në mbështetje arsimit profesional në Komunën e Pejës

20.03.2013
Projekti “Mismatch”, mbështetje arsimit profesional dhe përshtatja me tregun e punës

Projekti “Mismatch” në Pejë ka filluar të implementohet prej tri vitesh dhe në vitin 2013, është faza e tretë e projektit. Projekti ka për qëllim mbështetjen për shkollat e mesme profesionale të Pejës, përshtatjen e tyre me nevojat e tregut të punës dhe krijimin e kuadrove sa më përgjegjës. Projekti zbatohet në komunën e Pejës prej organizatës “Syri i vizionit” me mbështetje nga Solidar Suisse në kuadër të programit regjional “Youth and Labor in Southeastern Europe”.  
Në vitin e parë të projektit gjatë vitit 2011, është organizuar hulumtimi me 127 ndërmarrje private dhe publike në komunën e Pejës, nga të cilat janë marrë informata të ndryshme mbi punësimin e punëtorëve, trajnimin e stafit të tyre, lidhjet me shkollat profesionale, profesionet ekzistuese që kanë brenda kompanisë si dhe problemet që ballafaqohen në gjetjen e kuadrove për profesionet e caktuara, ndërsa në fund të vitit janë nxjerrë përfundimet dhe rekomandimet e hulumtimit.  
Gatë vitit të dytë është punuar në lidhjen e shkollave të mesme profesional me biznesin  në Pejë, vetëdijesimin e nxënësve të shkollave fillorë për profesionet që i ofrojnë shkollat e mesme profesionale. Kjo është përmes këtyre aktiviteteve: mbajtja e Panairit të karrierës, hartimi i broshurave të përbashkët për shkollat e mesme profesionale dhe guidave të veçanta për shkollat,  reklamave dhe emisioneve në mediat lokale dhe mbajtjen e ligjëratave për këshillim në karrierë në shkollat fillore të komunës së Pejës.
Projekti për vitin 2013 prej muajit mars deri në dhjetor ka këto objektiva:
I. Fasilitimin dhe ngritjen e dialogut në mes të shkollës profesionale ekonomike dhe biznesit në drejtimin e turizmit
II. Krijimi i sistemit të përfundimit të praktikave në biznese për nxënësit e shkollës ekonomike drejtimi i turizmit dhe hotelerisë.
Përfituesit direkt të projektit do të jenë nxënësit e drejtimit të turizmit dhe hotelerisë, shkollat e mesme profesionale si dhe bizneset në sektorin e turizmit dhe hotelerisë.
Strategjia e implementimit:
Gjatë muajve të parë të projektit në mujuan mars dhe prill, organizata do të takohet me akterë të ndryshëm që kanë rol në zhvillimin e turizmit me qëllim që të mblidhen informacionet e nevojshme mbi gjendjen dhe nevojat dhe të informojmë akterët për projektin dhe bashkëpunimin deri në përfundim të projektit.
Takimi me të gjithë akterët do të mbahen çdo tre muaj, gjatë këtyre takimeve do të fascilitohet dialogu social mes përfaqësuesve të biznesit dhe shkollës ekonomike por në fokus të veçantë rregullimin e praktikës për nxënësit e drejtimit të turizmit dhe hotelerisë nëpër bizneset ekzistuese në qytetin e Pejës, rregullimi i kësaj praktike me dokumentacionin e duhur pedagogjik dhe për arritjen e tyre.
Me sugjerimet dhe të dalat nga takimet do angazhohen ekspertë të jashtëm që kërkesave të pjesëmarrësve në takime do t’i japin formën e dokumenteve të duhura për nevojat e praktikës profesionale.
Një projekt ide që ka të bëjë me lidhjen mes shkollave dhe biznesit do shqyrtohet nga grupi i përbashkët dhe mund të mbështetet gjatë vitit.
Syri i Vizionit gjatë vitit 2013 me drejtorët e të gjitha shkollave fillore në qytetin e Pejës do të iniciojë debatin mbi futjen e lëndës së këshillimeve në karrierë në këto shkolla, mundësitë dhe resurset që kanë ato dhe përvojat e mira në këtë sektor.