mendo globalisht,
vepro lokalisht

Me nxënësit dhe këshillat e shkollave për parandalimin e dhunës në shkolla fillore

20.06.2013

Trajnohen nxënësit dhe këshillat e shkollave për parandalimin e dhunës në shkolla fillore

Organizata Joqeveritare “Syri i Vizionit” ka mbajtur gjashtë trajnimepër  parandalimin e dhunës  në shkolla, më temën “Dhunën dhe format esaj”, pjesë e të cilave ishin nxënësit dhe këshillat e shkollave fillore“Xhemail Kada” në Pejë,  “Zekeria Rexha”në Gjakovë, “Tefik Çanga” dhe“Jeronim De Rada” në Ferizaj, “Bedri Gjina” dhe Andon Zako Çajupi” nëMitrovicë. 
Qëllimi i këtyre  trajnimeve është krijimi i një ambienti më të sigurtapër fëmijët, të cilët vijojnë mësimin në këto shkolla, duke ndihmuar atanë ngritjen e vetëdijes mbi dhunën dhe format e saj si dhe parandalimine kësaj dukurie në këto shkolla.
Këto trajnime janë pjesë e programit “Together 4 children rigts- Childprotection and Child Right Governance”, që është duke u implementuar ngaOrganizata Joqeveritare “Syri i Vizionit” nga Peja, mbështetur nga Savethe Children International dhe SIDA.  Projekti  ka për qëllim tëndihmojë fëmijët, shkollat dhe organizatat e ndryshme në mbrojtjen efëmijëve nga dhuna, t’i shndërrojë shkollat në vende të sigurta përfëmijët dhe të ndihmojë krijimin dhe forcimin e mekanizmave përmbrojtjen e fëmijëve.
Projekti implementohet në nëntë shkolla në pesë komuna: shkollat fillore“Ramiz Sadiku” dhe “Xhemail Kada” në Pejë, “Mustafa Bakia” dhe “ZekeriaRexha”në Gjakovë,  “Tefik Çanga” dhe “Jeronim De Rada” në Ferizaj,“Bedri Gjina” dhe Andon Zako Çajupi” në Mitrovicë dhe shkolla fillore“Naim Frashëri” në Prishtinë, në periudhën nga maji deri në dhjetor2013.